Vidhnin energjinë elektrike në Durrës dhe Shkodër, procedohen 5 subjekte private

Vidhnin energjinë elektrike në Durrës dhe Shkodër, procedohen 5 subjekte private

Punonjësit e OSHEE në terren

Policia e Shkodrës dhe e Durrësit në bashkëpunim me OSHEE prej disa ditësh vijon aksionin për ndërhyrje në matësa dhe lidhjet e paligjshme të energjisë.Të paktën 5 subjekte privatë janë proceduar në polici për ndërhyrje në matësat e energjisë elektrike në qarkun e Shkodrës dhe Durrësit.

Njoftimi i OSHEE:

Durrës-Shkodër, vidhnin energji
Procedohen 5 subjekte private 

OSHEE vijon kontrollet për zbatimin e ligjit në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, ku ne fokus nuk janë vetëm debitorët, por edhe abonentët qe dyshohen për vjedhje të energjisë.

Nga kontrollet e fundit, janë zbuluar 5 raste te vjedhjes ne menyre flagrante te energjise elektrike nga subjekte private, biznese kryesisht hoteleri, restorant, bar kafe, etj. 

Referuar kontratave, abonentet jane:
Arian F. 
Kudret G. 
Martin H.
Sherife B.
Sanije H.

Dy prej tyre jane shpallur ne kerkim ne çastin e konstatimit te vedhjes se energjise elektrike, ne prani te oficereve te Policise se Shtetit dhe te Hetimit.  Forma e vjedhjes ishte manipulimi i matesit, furnizim me energji elektrike pa patur kontrate me OSHEE si dhe rilidhje te paligjshme te energjise per nderprejes si debitore.

Rastet me dokumentacionin perkates i jane percjelle organeve komptente. 

Beteja ndaj abuzuesve të energjisë elektrike është e përbashkët, prandaj OSHEE u ben thirrje te gjitheve te bashkëpunojne duke denoncuar vjedhjen dhe korrupsionin ndaj abonenteve dhe punonjesve, kushdoqoftë ai/ajo permes numrit call center 04 227 4141‬, postes elektronike [email protected] dhe [email protected], permes aplikacionit OSHEE Mobile (ku mund te dergoni foto/video), si dhe permes kanalit te dedikuar ne faqen zyrtare ww.oshee.al.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhamija: 06/08/2018 09:40

    Në vende të zhvilkuar ndëshkimi absolut vjen kur vjedh shtetin. Dërrmojini ashpër që egërsirllëku kundra shtetit, të kthehet në pul-llëk! Bëjini pula!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm