Vijojnë kontrollet, bllokohen subjekte nga Tirana në Llogara

Vijojnë kontrollet, bllokohen subjekte nga Tirana në Llogara

Foto ilustruese

Strukturat e Zbatimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve kanë vijuar kontrollet në subjekte që ushtrojnë aktivitet ekonomik në zonat turistike.

Sikurse njoftojnë Tatimet, referuar të dhënave që disponohen, nga kjo strukturë u morën masat, si më poshtë vijojnë: Për subjektin Eglantina Glacaj, me vendndodhje Vlorë, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt i TVSH-së; Florie Gllava, me vendndodhje Vlorë, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt i TVSH-së; Bego Çapaj, me vendndodhje Llogara, penalizim për “moslëshim kuponi hera dytë”, si dhe është marrë masa e bllokimit 30 ditë kalendarike; Haki Balla, me vendndodhje Durrës, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt i TVSH-së; Xhemile Çala, me vendndodhje Durrës, penalizim për “moslëshim kuponi hera dytë”, si dhe është marrë masa e bllokimit 30 ditë kalendarike; Arben Carka, me vendndodhje Tiranë, penalizim për “moslëshim kuponi hera dytë”, si dhe është marrë masa e bllokimit 30 ditë kalendarike dhe për subjketin Donjet Mika, me vendndodhje Tiranë, i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt i TVSH-së.

Strukturat tatimore në terren do të vijojnë të jenë prezente në çdo biznes, për të këshilluar dhe asistuar, me etikë dhe profesionalizëm, sipërmarrjet të korrigjojnë përgjegjësinë tatimore dhe pajtueshmërinë me ligjin, thuhet në njoftimin e djeshëm të administratës tatimore. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fton sipërmarrjet që ushtrojnë aktivitetin në sektorin e turizmit të respektojnë detyrimet ligjore në funksion të përmbushjes së përgjegjësive tatimore, deklarimit të punonjësve dhe lëshimin e kuponit tatimor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë