Viti mbarëkombëtar i Skënderbeut/ Papa Francesku audiencë para personaliteteve të shquara shqiptare
Foto nga vizita e Papa Franceskut në Shqipëri
ITALI- Ditën e sotme në Vatikan, Papa Francesu pritet të mbajë një audiencë me rastin e vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skëndërbeut.
Në audiencën e cila do të organizohet pasditen e sotme në orën 17:00, do të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore nga Shqipëria, përfaqësues të komuniteteve fetare, personalitete të artit, kulturës e medias si edhe përfaqësues të arbëreshëve dhe komuniteteve të diasporës shqiptare nga SHBA dhe vende të tjera.
Në krye të delegacionit përfqaësuesve të popullit shqiptar është kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ndërsa të pranishëm do të jenë: Ministri i Diasporës Pandeli Majko, Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla dhe të gjithë liderët e konfesioneve të ndryshme fetare të pranishme në Shqipëri, të ndjekur nga besimtarët e tyre.
Nuk do të mungojë peshkopi i Eparkisë së Lungros në Kalabri në përfaqësi të Arbëreshëve, ose italo-shqiptarëve, Mons.Donato Oliverio dhe Mons.Giorgio Gallaro, peshkopi i Eparkisë së Piana degli Albanesi në Sicili.
Pas audiencës së mbajtur nga Papa, yjet shqiptarë të muzikës: Ermal Meta, Dua Lipa, Olen Çezari, Inva Mula, Kledi Kadiu, Genc Tukiçi, Reme Lahaj, Elhaida Dani, Lorik Cana, Eno Peci dhe Erza Muqolli do të mbajnë koncertin “Të Bashkuar në Muzikën dhe Kujtimin e Skënderbeut”.
GABIMI NË NJOFTIMIN PËR SHTYP
Njoftimi i zyrës së shtypit
Njoftimi i Kuvendit u editua nga redaksia e Shqiptarja.com pasi në njoftimin fillestar në vend të fjalës audiencë ishte vendosur fjala “Udiencë”. Pas kërkimeve në fjalorë dhe në faqe të ndryshme në internet, fjala "Udiencë" nuk ekziston përveçse në përditshmërinë e punonjësve së zyrës së shtypit të Kuvendit.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.5%
-
Keq
61.3%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 1139
Lajme të tjera
-
Papa Françesku kundër abortit: Është shkelje kundër dinjitetit njerëzor
8 Prill, 17:41
-
Fjalimi Urbi et Orbi i Papa Françeskut: Të mos lejojmë erërat e luftës të fryjnë në Evropë e Mesdhe! Paqja s'bëhet me armë! Mesazh dhe për Ballkanin Perëndimor
31 Mars, 12:48
-
Pashka, Mesazhi i Papa Franceskut: Egoizmi dhe indiferenca na pengojnë për të ndërtuar shoqëri me të drejta dhe humane
31 Mars, 09:35
-
Ministri Hasani në selinë e shenjtë, takon Papa Françeskun: Vlerësoi shembullin që Shqipëria i jep botës
26 Mars, 15:01
-
Vatikan, Ministri Hasani: Dialogu dhe vëllazëria fetare thelbësore për sigurimin e paqes, Shqipëria shembulli i përkryer
25 Mars, 17:49
-
Vatikan/ Papa nuk përfundon lutjen, Ati i Shenjtë shfaqet i lodhur, besimtarët të shqetësuar (VIDEO)
24 Mars, 20:11
-
E Diela e Palmës, Papa Françesku nuk e lexon dot predikimin
24 Mars, 12:22
-
27 vite në Shqipëri, Massafra drejt largimit si arqipeshkv i Shkodrës: Dioqeza ecën para me punën e të gjithëve! Papa Françesku pranon dorëheqjen e tij
24 Mars, 10:40
-
Vatikani: Kushti i parë për paqe në Ukrainë është që Rusia ta ndalë agresionin
12 Mars, 12:00
-
Stoltenberg: Ukrainës i duhen armë, jo flamuj të bardhë! Shefi i NATO-s reagon pas komentit të Papa Franceskut për Kievin
11 Mars, 20:36
-
Papa Françesku bëri thirrje Ukrainës të ngrejë 'flamurin e bardhë', Kievi: Nuk negociohet me Hitlerin
10 Mars, 18:44
-
‘Jam ende pak i ftohur’, Papa Françesku dërgohet në spital
28 Shkurt, 14:28