Pas vrasjes së ushtarit grek në Gjirokastër, Konstantinos Kacifas ekstremistët e Agimit të Artë në vendin fqinj kanë protestuar mbrëmjen e sotme në Athinë para ambasadës sonë.

Ata u organizuan përmes rrjeteve sociale ndërsa në orën 19:30 u mblodhën duke protestuar nën thirrjet ‘Shqiptarët janë qen, t’i djegim në zjarr’.

Konstantinos Kacifa u vra sot nga RENEA në Bularat, pasi hapi zjarr ndaj policisë duke u rrezikuar jetën, ndërsa nuk pranoi të dorëzohej.

Ai është ushtar grek pjesë e grupeve ekstremiste, ndërsa Athina zyrtare ka kërkuar sqarime nga Shqipëria.