Shkodër, ekzekutohen në makinë ish-polici e bashkëjetuesja në sy të djalit 2-vjeçar/VIDEO

Krimi i dyfishtë trondit Shkodrën. Një ish-punonjës policie dhe bashkëjetuesja e tij janë ekzekutuar me armë zjarri pak pas mesnate në qytetin e Shkodrës brenda në automjet. Skena e krimit tronditës ka ndodhur përpara syve të djalit 2-vjeçar. Dy viktimat janë Boran Bërcana, 30 vjeç, ish-punonjës i Policisë së Shtetit në Pukë dhe bashkëjetuesja Silvi Ndoci, 25-vjeçe, të cilët janë ekzekutuar me armë zjarri automatike e llojit "M5P". 23 gëzhoja janë gjetur në vendin e krimit.

Ata janë gjetur të vrarë brenda në automjetin e tyre "Mercedes Benz" me targa AA 006 HA, poshtë apartamentit ku banonin me qira, në një rrugicë të ngushtë, në orët e para të kësaj të diele. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen "Naim Gjylbegu" e cila njihet si një lagje e qetë, ndërsa konstatimi i viktimave është bërë nga fqinjët rreth orës 06:00 të mëngjesit të cilët kanë njoftuar policinë. Dyshohet se autorët kanë organizuar gjithçka me paramendim, teksa kanë pritur çiftin deri pas mesnate që të mbërrinin pranë banesës, ku edhe i ekzekutuan. 

Në krim besohet se kanë marrë pjesë vrasës profesionistë, të cilët janë kujdesur të mos lënë gjurmë në vendngjarje. Në automjet ka qenë bashkë me çiftin edhe djali i tyre 2-vjeçar, i cili fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime, ndërsa është gjetur në prehrin e nënës në vendin e parë të makinës. Automjeti tip "Benz" është gjetur i ndezur nga fqinjët në orët e para të mëngjesit. Edhe pas mbërritjes së policisë dhe grupit hetimor automjeti siç duket edhe nga pamjet ka qënë në gjendje pune. Ish-efektivi Boran Bërçana ka qenë i martuar më herët nga e cila është divorcuar rreth 5 vite më parë, për t'u lidhur më pas me Silvi Ndocin, nga e cila kanë edhe një djalë 2-vjeçar. Report Tv ka mësuar gjithashtu se edhe Silvi Ndoci ishte e divorcuar prej 5 vitesh. 


(Në foto ish-punonjësi i policisë, Boran Bercana dhe bashkëjetuesja e tij, Silvi Ndocaj)

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 20 gëzhoja arme zjarri, sipas policisë, nga një armë automatike "MP5", ndërsa një nga pistat ku po hetohet është edhe ajo për shkak të detyrës. Report Tv ka zbuluar se Boran Bërcana është larguar nga detyra e punonjësit të policisë së Pukës në janar të këtij viti, pak përpara nisjes së Vettingut në radhët e uniformave blu.

Boran Bërçana nuk rezulton që të jetë i skeduar me probleme, ndërsa sipas të afërmve ai nuk ka pasur konflikte me persona të tjerë. Pak minuta pas ngjarjes, policia gjeti të djegur automjetin "Benz C Class" që dyshohet se është përdorur nga autorët, ku brenda u konstatua edhe arma e krimit, një armë zjarri automatike "MP5".



Njoftimi i Policisë

Informacion Paraprak

Më datë 15.07.2018, ora 06:40, në lagjen Naim Gjylbegu, Shkodër, në automjetin me targa AA006HA, janë gjetur të vrarë me armë zjarri shtetasit, B. B. dhe bashkëjetuesja.

Menjëhere kanë shkuar në vendngjarje sherbimet e policisë dhe grupi hetimor, ku nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Shkodër po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ora 09:39
E vranë në makinë bashkë me gruan, Boran Bërcama iku nga policia përpara Vettingut

Ish-polici i Pukës, Boran Bërçama, 30-vjeç, i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm pranë banesës së tij në Shkodër, brenda në automjet bashkë me bashkëjetuesen, Silvi Ndoci, ishte larguar nga radhët e Policisë së Shtetit pak kohë më parë. Ai mbante detyrën e inspektorit të krimeve në Pukë, ndërsa prej rreth 8 vitesh ishte pjesë e uniformave blu.  

Report Tv ka mësuar se 30-vjeçari ka dhënë dorëheqjen në janar të këtij viti, pak para nisjes së Vettingut në Polici. Boran Bërçama ka qenë mes dhjetëra efektivëve të tjerë të policisë të cilët hoqën uniformën për t'i shpëtuar Vettingut.

Çifti u gjet i vrarë në makinë orët e para të mëngjesit, ndërsa aty ka qenë edhe djali 2-vjeçar i cili ka parë skenën e krimit dhe fatmirësisht nga shpëtuar pa lëndime. Dy bashkëjetuesit u ekzekutuan me 23 plumba nga një armë automatike "MP5" pak pas mesnatës së sotme.


(Çifti i bashkëjetuesve i vrarë, Boran Bërçama dhe Silvi Ndoci)

Ora 10:27
Shkodër/ Gjendet i djegur automjeti dhe arma 'MP5', u përdorën në vrasjen e ish-policit dhe bashkëjetueses

Gjendet një automjet tip "Mercedes Benz" i djegur në periferi të Shkodrës, ndërsa brenda grupi hetimor ka konstatuar edhe një armë zjarri tip automatike "MP5". Dyshohet se makina dhe arma iu përket autorëve të vrasjes së ish-policit Boran Bërçana dhe bashkëjetueses së tij, Silvi Ndoci, në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele.

Automjeti është gjetur i shkrumbuar në dalje të qytetit të Shkodrës. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për gjetjen e provave të tjera që mund ta lidhin makinën e djegur dhe armën autometike tip "MP5" me krimin tronditës në lagjen "Naim Gjylbegu" të kryeqendrës së veriut ku çifti u ekzekutua në sy të djalit 2-vjeçar.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër 

Informacion Paraprak

Me date 15.07.2018 rreth orës 10:30 jemi njoftuar se në lagjen Dobraç, në dalje të Bypass-it është gjetur një automjet i djegur.

Menjëhere kanë shkuar forcat policore dhe grupi hetimore dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes 

Paraprakisht dyshohet se mjeti të jetë përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur sot në orët e para të mëngjesit ku ka mbetur i vrarë shtetasi B. B. 30 vjeç dhe bashkëjetuesja e tij shtetësja S. N. rreth 25 vjeçe, pasi në mjet është gjetur dhe një armë zjarri automatike.

Ora 11:57
Ekskluzive/ Report Tv siguron videon e makinës së djegur, pak minuta pas krimit tronditës në Shkodër

Report Tv siguron videon ekskluzive të djegies së automjetit "Mercedes Benz C Class" në Shkodër, që dyshohet se është përdorur në vrasjen e ish-policit, Boran Bërçana dhe bashkëjetueses së tij, Silvi Ndoci. 

Video e mbërritur në redaksinë e Report Tv është regjistruar në orën 03:12 të mëngjesit të kësaj të diele. Pak mesnate besohet se ka ndodhur edhe krimi tronditës në lagjen "Naim Gjylbegu" të Shkodrës. Makina duket ende në flakë, edhe pse e shkrumbuar tërësisht. 

Mëngjesin e sotëm, policia gjeti edhe një armë zjarri tip "MP5" brenda makinës së djegur. Në vendin e ngjarjes ku u ekzekutua çifti, policia gjeti 23 gëzhoja arme automatike.

Ora 15:09
Vrasja e çiftit/ Veliu me urgjencë drejt Shkodrës: Angazhim i plotë për zbardhjen e ngjarjes

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pak pas mesnate në qytetin e Shkodrës, ku një çift bashkëshortësh u gjetën të vrarë në automjetin e tyre, drejt Shkodrës ka shkuar edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Veliu po zhvillon takime me drejtuesit e Policisë së Shkodrës për të mësuar detajet për ngjarjen e ndodhur.

Pas njohjes me provat, Veliu ka dhënë direktivat për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe ka kërkuar angazhimin e plotë të strukturave të policisë për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Ora 15:57
Djali u gjet i masakruar me plumba, foshnja e “mbuluar” në gjak, reagimi i nënës së viktimës në Shkodër (Video)

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja makabër që tronditi Shkodrën mëngjesin e kësaj të diele.

Boran Bërçana dhe Silvi Ndoci u vranë brenda makinës së tyre, ndërsa fëmija i tyre 2 vjeçar u gjet në prehrin e të ëmës i mbuluar në gjak, por fatmirësisht pa dëmtime nga të shtënat.

Report Tv sjell pamjet nga momenti kur nëna e Boran Bërçanës mori vesh se i biri ishte ekzekutuar bashkë me gruan e tij.

Nëna e tij duket e shokuar teksa mëson nga policët atë çfarë ka ndodhur.

Ora 16:19
Detaje të reja/ Çifti në Shkodër po kthehej nga darka, “prita” që u mori jetën

Detaje të reja kanë dalë për vrasjen e çiftit Boran Bërçana dhe Silvi Ndoci në Shkodër.

Burime nga grupi hetimor për Report Tv bëjnë me dije se viktimat kishin dalë për të darkuar bashkë me foshnjën 2 vjeçe.

Vrasja ka ndodhur kur çifti është kthyer për në shtëpi.

Mësohet se në momentin kur makina do parkonte, dhe ende nuk ishte fikur, kanë nisur të shtënat dhe çifti është vrarë.

 

Ora 17:33
Kush ishte Boran Bërçana, pistat hetimore që ka ngritur policia pas vrasjes

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me Boran Berçanën, që u vra mëngjesin e sotëm në Shkodër. Detaje që lidhen me hetimet mbi vrasjen e dyfishtë dhe karrierën e ish-policit. 

Mister mbetet fakti, pasi sipas policisë arma nuk ka qenë me silenciator ndërsa asnjë prej fqinjëve apo banorëve të lagjes nuk ka raportuar për të shtënat.

Për zbardhjen e kësaj ngjarje policia ka marrë në pyetje të afërm dhe fqinj të viktimave, por ende nuk ka një të dyshuar konkret për këtë vrasje.

Janë disa pista hetimore të ngritura për zbardhjen e ngjarjes dhe dinamikës së plotë. Një prej pistave të hetimit është ajo e ndonjë konflikti për shkak të detyrës që ka pasur Boran Berçana.

Por kush ishte Boran Bërçana?

30 vjeçari ka qenë pjesë e Policisë së Shtetit që prej vitit 2011 ku sëfundmi ka shërbyer në zonën e Fushë-Arrëzit si inspektor krimesh. Ai është larguar nga kjo detyrë në janar të këtij viti, 7 muaj më parë me dëshirën e tij dhe pa dhënë arsye. Ai punoi edhe në Dukagjin, zonë që është e njohur edhe për problematikën e kultivimit të kanabisit, por sipas burimeve nga grupi hetimor nuk është raportuar që ai të ketë pasur ndonjë problem në ushtrimin e detyrës.

Problemet familjare dhe ndonjë konflikt i çastit janë pistat e tjera që hetohen nga policia, kjo referuar edhe dëshmive. Nga blutë e Shkodrës, mësohet se deri në këto moment janë 20 persona të pyetur, ndërsa janë pyetur edhe ish-bashkëshortja e Berçanës, familjarë të tij dhe disa shokë.

Ora 20:00
Familja Bërçana hap dyert e mortit, çifti do varroset bashkë (Foto)

Familja e Boran Bërçanës ka hapur dyert e mortit për të pritur ngushëllime pas vrasjes së dyfishtë që tronditi sot Shkodrën.

Boran Bërçana dhe Silvi Ndoci u vranë në orët e para të mëngjesit të së dielës në një pritë afër një tuneli.

Cifti që u vra sot në Shkodër

Mësohet se trupat e çiftit kanë dalë nga morgut dhe janë transportuar drejt familjes së djalit. Ceremonia mortore pritet të zhvillohet nesër në orën 13:00.

Dy bashkëjetuesit do të jenë kështu bashkë deri në banesën e fundit.

Ora 22:45
“Shpirti juaj u prehtë në paqe”, fjalët e motrës së Silvi Ndocit pas vrasjes makabre

Motra e Silvi Ndocit, bashkëjetueses së Boran Bërçanës që mbeti e vrarë sot në vrasjen e dyfishtë në Shkodër, ka reaguar për ngjarjen.

Në një postim në Facebook ajo shkruan: “Shpirti juaj u prehtë në paqe. S’do t’ju harrojmë kurrë”. Antoneta Ndoci, motra e Silvi Ndocit jeton në Itali, aty ku edhe punon.

Ajo ka vendosur foton e çiftit si foto profili, dhe simbolin e zisë për atë çfarë ndodhi sot.  

Reagimi i motrës:

a.de./f.g.
Komento

Komente

  • Mami i Fredit në VALLE me Loshin: 16/07/2018 09:49

    Gjeoanalisti i PD KRIMIT bashkë me ZVARRANIKUN pa KOKË dhe pa KËMBË , Fredi ULOKUN !? Fredi dhe Gjeo - Anal- isti i PD DROGËS = SHIT dhe KËRMA ! Fredi ZGJEBJA ! Fredi PUSHTI ! Fredi KANCERI !

    Përgjigju
  • Longer: 16/07/2018 01:59

    Per sa i perket Dyshimi qe arma nuk ka qen me selsiator H&K MP5 Jan te kablrit 9mm te cilat paisen me silesiator,Jo filetim. Author mund te ken marr selensiatorin. dhe len automatikun ne makin.

    Përgjigju
  • RIP: 15/07/2018 23:47

    U prefsh ne paqe Brate.....allahu te meshiroft...i dhant forc prinderve te tu dhe engjellit qe le ne tok....kto qe shkrujn ktu me siguri nuk din dhe e shohin si mundesi per te shpreh mendimet t tyre....pervec faktit qe jemi rrit bashk ne nje shkoll dhe ne nje lagje ndiej keqarshe dhe per nenen tende mesusen ton....I them te behet e fort se gjithmon kshu ka qen edhe kur ti i hapie problemet ajo ishte e fort dhe dinte si te te gjendej pran...edhe pse ti shpesh her bezdiseshe :) esht bukur te flasesh per te kaluaren....shpresoj se so shihemi ndonjeher miku im....R.I.P

    Përgjigju
  • CaBone: 15/07/2018 17:32

    Ore e cuna te gjith ose hamendsojm ose ja fusim pordhes kot si ku gjinekologu leshit nga zvicra. Ky qenka komplet idiot.. Per mua keqardhja me e madhe eshte fmija 2 vjec qe sduhet te kaloj neper kto dhimbje dhe pse sdin gje akoma. Sa i perket krimit, mendimi im personal eshte se kot nuk rrezikon njeri kot pa lidhje ate lloj ekzekutimi. Po ti bejm nje analiz figurave te personave mendoj se nuk ja kan ber kot. Nejse mgushllime familjes dhe engjelli vogel te rritet sa me mir.

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 15/07/2018 14:07

    O gjeoanalisti IDJOT me u takuar bashk un ta tregoi vendin ty o qeni salhe kriminelit se un jam nga VLORA E ISMAIL QEMALIT . E kam 30 vjet që jetoi ne AMERIK e ta zregoi un ty or idjoti ler sa të vlen lëkura jote e zgjebosur.

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 15/07/2018 12:30

    O gjeoanalisti ti sdi Shqip e jo më të dish gjuh të huaja . Shko dhe mer ilace për delirin tënd madhështor . Po në qoft se e kupton çdo me thën delir ? Ëndrat që ti shef me sy hapur mund ti tregosh po stë sjellin gjë ëndrat . Jeta bëhet me realitete jo më ëndra . Të lutem bari zgjohu nga ëndrat se do ti haj ujku dhit . FALEMNDERIT NË QOFT SE MË MIRKUPTON .

    Përgjigju
    • gjeo-analisti-zvicer.ff.: 15/07/2018 13:35

      po te takohemi ball.per balle,e mirrni nje pergjigjeje te nxeht,a nga distaca lehni si nje qen i edi rames.degagez vuos l'chien souvage.

  • Kemal bej Vlora: 15/07/2018 12:00

    Thjesht :mire se vini ne albanistan . Vendi i paradajses, korrupsionit , krimite e mashtrimit

    Përgjigju
  • Arkomedi: 15/07/2018 11:53

    Eshte naivitet te mendosh,se mijera serb ne Shkoder mbajne emera shqiptare etj...Nuk ka qytet ne Serbi qe s'ka shqipetare jane te shumet qe jane te pagezuar me emer e mbiemer serb qe Ne realitet jane shqiptare. Historigrafija shqiptare eshte e varför,Ja emerat shqiptare:Urosh apo Sheshi /el/nuk ka slavishtja etj...

    Përgjigju
  • Qytetar i friksuar: 15/07/2018 11:38

    Zakonisht mafia,vrasesi serial,vrasesi me pages,bandat,kur kryejne krime i qendrojne disa rregullave.Por ketu nuk po shikohen me keto.Mbi te gjitha dihet se fain e'ka kryefamiljari,dhe ai duhet ta pesoj. Tani femija ngel jetim,duke u rritur pa prinder dhe probabiliteti eshte shume me i madhe per tu ber kontigjent krimi.

    Përgjigju
  • Albani: 15/07/2018 11:04

    Kush eshte ai monster qe vrau burr e grua? Monstra te tilla jane shperndare ane e mbane vendit dhe dite per dite po mbjellin vdekje ne vendin tone.Kete lloj monster duhet zhdukur nga vendi jone.

    Përgjigju
    • Zef Mushkaja: 15/07/2018 11:48

      Kush e di, po nuk harxhon kush 20 plumba e rrezikon burgun kot.

  • gjeo-analisti-zvicer.ff.: 15/07/2018 10:24

    kerkoj falje publike per disa gabime pa dashje ortografike,nga shpejtesia e shkrimin,butot e vogla ne telefon dore,dhe analistet koncentrohen ne fjale e fraza analize,ma shume si ne shkrim. ndyshe gjeo-analisti njef disa gjihe te huja,dhe eshte zoti e eksperti i medicines infektive. e sfidoj,oxfordin,harvardin,hambugun,romen,tokion e hon kongun per medicine ultra effikase.

    Përgjigju
    • Booty: 15/07/2018 11:51

      O bisha sa te pelqenka vetja! Po ik meru me mjeksi se ndoshta latinisht ja del te shprehësh nje fjali te plot me shkrim. Mënd kemi boll vet, skemi nevoje për mënd e tua.

  • gjeo-analisti-zvicer.ff.: 15/07/2018 10:11

    emri Boran eshte tipik serbe,dhe ka video te filmuara ne you tube,ku nje tv serbe ka bere nje vizit ne shkoder,dhe jane 4000 mi serbe te maskuar me nga 2 emra e nbiemra. ne dokumentacione ne kohen e enver hoxhes me emra te rrejshum si mysliman shqiptar,por dhe si katolik shqiptar,a ne familjet e tyre me emra e mbiemra serbe. por ky boran-ni nuk e paska maskuat emrin,se iir meta i ka prentuar pars 20 vitevevne beograd,se serbet e shqiperis i brone partia socialiste;gjuthashtu pjell serbe.

    Përgjigju
    • Anonim.: 17/07/2018 21:21

      Ama analize i bere emrit, jo shaka! Tani ta spiegoj une, qe i njoh nga afer prinderit e djalit te shkrete dhe qe kane qene njerez te nderuar e te respektuar nga te gjithe: Familja e tij s'ka te beje fare me serbet, i perkasin fese myslimane (i ati quhet Ymer dhe e ema Fatime). Gjyshja quhej Bora (emer shqiptar, Bora, debora). Prinderit i kishin dhene emrin e gjyshes, Boran. Je i qarte tani?

    • laci: 15/07/2018 12:02

      o plako nderro drogen qe merr se te baka keq.... kushdo te jete motivi ka qen nje fmi nje vjec ne makine!!!ato qe e kan ba kte krim duhet te varen ne mes te shkodres

  • TA RRAS LALA: 15/07/2018 09:43

    O gjeo-analisti -Zvicër në radh të par shko mëso shkrim e këndim e pastaj komento . Se na basardon Shqipen . Ti ke koh mjaft me mësuar Shqip si bari në maj të malit shiko dhit po mëso dhe Shqip .FALEMNDERIT PËR MIRKUPTIMIN.

    Përgjigju
    • Ta ras bulba: 15/07/2018 09:58

      Me e bukura qendron ne faktin qe ti je i gjithi analfabet,por kjo ste pengon fare te sillesh si profesor drejtshkrimi.

  • gjeo-analisti-zvicer.ff.: 15/07/2018 08:52

    krtu nuk ka dyshim dhe piste tjeter.bandat kriminale trafikante nge elbasani,djkodra,vlora e qytete tjera ne shqiperi,te lidhura me qeverin,e qe trafikojn tona droge me ndihmen e qeveris rama,xhafaj.balla.dikur dhe tani bandat e saimir tahirit,qdoher aktive,qe ekzekutojn Police. Mjafton qe nje police,qytetat apo njeri zyrtat e thote nje fjal anti tyre dbe trafikut e krimit te tyre,menjeher e ekzkutojn. po shoferi i xhafaj kush e ekzekutoj,dhe imediat u maskua dhe mbyll fosjet nga vet ps qe orgonizon krimin. shume detaj ka fole analisti famoz artan hoxha. pra shteti me qevirin rama dhe presintin meta qe organizojn bandat dhe trafik ,krimin,si dikur ne koluumbi e meksik.

    Përgjigju
    • Fresh: 15/07/2018 09:47

      Ti gjeoanalist pse s shkon ne shqipni kshu ta kishim dit per nder me na e drejtu at vend meqe paske prirje per me qit fall e i dike gjith kto gjana

    • Fredi: 15/07/2018 09:42

      Idiot! Ngushellime familjes.