Ylli Alibali rrëfen 10 vite burg në Ballsh, si ‘agjent polak’

Konferenca shkencore “Burgjet, sistemi i internim-dëbimeve dhe puna e detyruar në Shqipëri gjatë viteve 1945-1990” këto ditë ka bërë bashkë studiues, historianë në Muzeun Historik Kombëtar. Tek-tuk të pranishëm në këtë aktivitet janë edhe ata që i kanë i vuajtur nën lëkurë masat e aplikuara nga regjimi komunist. Ish i burgosuri për “agjitacion polak”me dhjetë vite burg në Ballsh, rrëfen atë çka kaluar në atë periudhë.

 Ka qenë një periudhë shumë e vështirë për jetën tonë, familjen edhe fëmijët që u rritën pa ne. Ka qenë një periudhë që nuk i kishim bërë hyzmet, por ja që interesat e partisë në pushtet ishin të tilla. Kishte arrestime dhe manipulime të ndryshme, për të treguar se ata nuk e kishin të lehtë ndërtimin e socializmit, sepse pengoheshin nga imperializmi dhe revizionizmi modern. Ne që jetonim këtu ishim shembujt, ku do t’i gjenin të tjerët.

Ylli Alibali i dënuar nga regjimi komunist, 10 vite burg

Si ndryshoi jeta e Alibalit?
“Ndryshoi, sepse duke kryer punën që na kishte ngarkuar shteti. Mua më kishin marrë si specialist për problemet e mishit në Ministrisë e Tregtisë. Më arrestuan me pretekstin se ne ishim agjentura polake. Unë shkova atje si student, më kishte dërguar shteti, nuk shkova vet, mund që të mbaroja shumë mirë edhe këtu. Dijet që i mësuam atje i praktikuam këtu se ia kishim borxh ndaj popullit. Na thoshin që keni sharë jashtë shtetit. Kjo bëhej për terrorin e brendshëm, se nuk kishte nevojë që t’i thoshte polakut që na keni edukuar keq. Ne nuk shkuam që të bëjmë politikë, nuk shkuam për shkolla politike, por shkuam për shkolla profesionale. Mirëpo qeveria deshi që me këtë t’u tregonte atyre se këtu tek ne ka revolucionarizim të jetës, nuk pranojmë jetën polake”.

Alibali në moshën 25 vjeçare përfundon studimet edhe nis punën fillimisht në ferma në Krujë, e më pas në Ministrinë e Tregtisë, si specialistë për tregtimin e mishit. Megjithatë, pa gjyq ai u dënua për “agjitacion dhe propagandë” me dhjetë vite burg
“Unë bashkë me studentët që kishim qenë në Poloni, shkuam tre ditë në gjyq, shkuam, se nuk bëmë gjyq dhe kryem dënimin”.

Por, çfarë duhet të bënte gjatë qëndrimit në burg?
“Nuk bënim asgjë, kishim një bibliotekë të mirë me librat tanë që konsfikoheshin pasi na arrestonin edhe na i sillnin atje që t’i lexonim. Për punë fizike, ne shkuam në Uzinën e Naftës në Mallakastër. Aje punuam në ndërtim. Më parë kishin punuar 1000 veta, se kaq ishte kapaciteti. Hamallëqe të gjitha, derisa dorëzuam uzinën e Naftës. Bukuri, një punë me vlerë u bë atje, por na vjen keq se vlerat tona ishin të nëpërkëmbura, të mohuara. Familjet vuanin, na u rritën fëmijët pa prindër, morën emra të ligj, si spiunët e agjenturave të huaja. Megjithëse as në hetuesi edhe as në gjyq, nuk u vërtetua asgjë e tillë”.

Po për hapjen e dosjeve, çfarë mendon?
“Sado dosja të jetë manipuluar, atje ka diçka. Kështu që edhe ndërgjegjja jonë që na quajtën spiunë polakë, që nuk është e vërtetë se ne ata na trajtuan si fëmijët e vet edhe shoqëria ishte shumë dinjitoze. Ne ruajmë kujtime të mira nga ai vend, por ne e kishim kaluar atë punë. Luftën e të ashtuquajtur klasa dhe manipulime të shtetit,por tek ne ishte më e vonë kjo”.

Në 30 vite demokraci a është bërë sa duhet për të burgosurit politikë në Shqipëri?
“E mira nuk ka fund thotë populli. Edhe babai edhe nëna nëse na marrin edhe mundohen, që të na i heqin ato dhimbje që kemi kaluar atje nuk munden më. Shteti këto dhjetë vitet e fundit është munduar që të burgosurve politikë t’u jap atë që u takon. A bëhen të gjitha? Liria nuk kthehen. Ne na vdiqën prindërit, duke qenë brenda. Na u rritën kalamjt, duke qenë atje brenda. A na jepet fëminia e fëmijëve? Kjo nuk na jepet. Ky qe fati i popullit tonë dhe kjo është tragjedia e kësaj pune. Bashkërisht të gjithë shqiptarët duhet që ta kalojnë”.

Konferenca shkencore për “Të mohuarit nga regjimi komunist” vazhdon në Muzeun Historik Kombëtar edhe gjatë ditës së nesërme.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty