Zbulimet arkeologjike, dalin në pah rrënojat e shekullit të V dhe të VI në Gjirokastër

Misioni i radhës arekeologjik i ndërmarrë nga specialistët italianë së bashku dhe me ata shqiptarë në sitet arkeologjike në rajonin e Gjirokastrës, ka nxjerrë në pah zbulime të tjera, të cilat kanë një rëndësi mjaft të veçantë. Kryesuesi i këtij misioni Roberto Perna nga Universiteti i Maceratës në Itali, ka nxjerrë konkluzionet e misionit të fundit, i cili nisi në qershor të këti viti dhe u finalizua tre ditë më parë.

Në fokus të këtij misioni, përveçse Teatrit të Hadrianopolit, kanë qenë edhe site të tjera që ndodhen në Luginën e Drinos, si në Paleokastër apo dhe në Melan. Për profesor Roberto Perna, zbulimi i fundit ishte në sitin e Paleokastrës ku gjatë punimeve, u zbulua një pllakë e vecantë që i përkiste shekullit të V apo të VI ku ishte shkruar emri i kishës së fshatit.

Ky vit ishte i rëndësishëm për misionin tonë mbështetjen na e dha Ministria e Jashtme e Italisë. Siti i parë ku u punua me misionin italo-shqiptar në bashkëpunim me profesor Bërzhitën drejtorin e Institutit të Arkeologjisë në Tiranë, ishte siti i Palokastrës një sit shumë i rëndësishëm me vlera të jashtëzakonshme jo vetëm për arkeologjinë por edhe për turizmin. Gjatë gërmimeve dhe investigimeve në Palokastër, një gjetje e vecantë ka qenë një pllakë me një dedikim në kishën paleokristiane të shekullit të V dhe të VI ku është shkruar emri i kësaj kishe. E veçantë për këtë vit ka qenë rilevimi i fortifikimeve të periudhës helenistike dhe bizantine në Melan çka kanë vlera të jashtëzakonshme për turizmin. Pra përveç Hadrianopilit, u shtua edhe Melani, një sit me vlera të jashtëzakonshme për turizmin. 

Roberto Perna drejtues i punimeve

Ekspeditat italo-shqiptare në sitet e Luginës së Drinos, kanë startuar gati 10 vjet më parë dhe kanë zbuluar objekte identifikuese të periudhës së hershme të Bizantit dhe Helenizmit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

21 janari, 'CRIME STORY' publikon për herë të parë dokumentet e hetimit të panjohur! Sonte në 22:00 në Report Tv

21 janari, 'CRIME STORY' publikon për herë të parë dokumentet e hetimit të panjohur! Sonte në 22:00 në Report Tv