-
Kur Platoni shkruante për tiraninë pas demokracisë…
Në librin e tij Republika, Platoni mbetet një pus mençurie dhe diturie i pafund. Çdo faqe e shkruar në agim të qytetërimit dhe të demokracisë njerëzore, duket se e ka një përgjigje për çdo kohë që jetojmë.
18 Dhjetor 2024 -
E shohim plagën e madhe të Parashqevisë: Është djali i saj!
Është e qartë se dhimbja e një nëne për fëmijën e saj e kapërcen faktin e të qënit divë, e famshme, artiste, politikane, shkencëtare... Prandaj, pa e gjykuar, pa i kujtuar të shkuarën e saj të famshme apo jo, dhimbjet apo fitoret në rininë e Shqipërisë komuniste, pa ia rënditur e numëruar sot gabimet sikur duhet t’i paraqisim asaj faturën që nuk ja kemi dhënë as politbyrosë, të përpiqemi ta ndihmojmë në këtë plagë gjigande të saj e të kuptojmë se a është e mundur që një nënë të bashkohet me djalin që sot nuk e ka në krah?
17 Dhjetor 2024 -
Parashqevi na ndihmo!
Çfarë ka pësuar këngëtarja e mirënjohur që e bën të reagojë kështu ndaj njerëzve përreth që e njohin e të shfaqet aq e qetë, e çiltër e mirënjohëse përpara një qeseje me disa rroba të ngrohta dhe të thotë: Jemi me shumë fat!
14 Dhjetor 2024 -
Biseda/ Angela Merkel dhe Mario Draghi, çfarë i bën të mëdhenj këta dy europianë?
Takimet me qytetarë, gazetarë, personalitete me rastin e 90 vjetorit të Institutit për Studime të Politikës Ndërkombëtare (ISPI) me qendër në Milano. Në librin “Liri” të Merkel, në 703 faqe, vetëm 3 të dedikuara Ballkanit Perëndimor
13 Dhjetor 2024 -
Sfida për 2025? Të qënit Qytetarë dhe jo larg... qytetarë europianë
Të drejta dhe detyra, impenjim qytetar në respektimin e shërbimeve elementare si Arsim, Shëndetësi. Mbrojtje e natyrës dhe hapja e zemrës për të gjitha racat e kulturat. A mund të jetë kështu Shqipëria e vitit 2025?
11 Dhjetor 2024 -
Çfarë kemi frikë në të vërtetë ne shqiptarët?
Shqiptarët sot shmangin si djallin vetë ata që ndryshe flasin e ndryshe veprojnë, duke na gënjyer në dritën e diellit e duke menduar se jemi ende ata njerëzit e Shpellës së Platonit.
9 Dhjetor 2024 -
A është Shqipëria një vend i ngrohtë për bashkëqytetarët me aftësi ndryshe?
Familjet mbajnë peshën e madhe të ndihmës ndaj personave me aftësi ndryshe! Kampionët arrijnë shumë, por shoqëria duhet të heqë pengesat e vështira kudo nëpër qytete
3 Dhjetor 2024 -
Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?
Ndoshta sot një patriot i vërtetë nuk është i thirrur për veprime të mëdha, por për veprime të vyera të vogla: si për shembull Paqja mes nesh, si vlerë e jashtëzakonshme nën hijen dhe lirinë e së cilës mund të rriten virtyte të vërteta njerëzore.
28 Nëntor 2024 -
Siç i kopjojmë Italisë turizmin, gatimin, modën, sa më shpejt dhe sistemin shëndetësor!
Me gjithë vështirësitë që po përballon, Sistemi shëndetësor italian është një mrekulli që respekton dinjitetin njerëzor, po ne?
25 Nëntor 2024 -
Përmirësimi? Ose bashkë, ose asnjë!
Kur jemi përballë vështirësive, cilatdo qofshin ato, disa prej nesh reagojnë si të ishin fëmijë duke treguar me gisht të tjerët: E ka fajin ai, ajo, ata, ato! Pak prej nesh marrin përgjegjësinë me pjekurinë e moshës apo të eksperiencës e të bëjnë një reflektim individual
22 Nëntor 2024 -
Gjuha dhe politika e dhunës! Duhet vepruar sa nuk është tepër vonë
Pra, në një afat të shkurtër, retorika ofenduese mund të duket efektive për të fituar pushtet ose për të mbledhur mbështetës. Por, në afat të gjatë, ajo dëmton kohezionin shoqëror, cilësinë e demokracisë dhe stabilitetin global
20 Nëntor 2024 -
Shoqëria jonë e “butë” që pretendon fëmijë “të padhunshëm”
Sot po qajmë vrasjen e një 14 vjeçari, me thikë, në zemër të kryeqytetit, pa menduar aspak thikat që elita jonë e dhunshme ngul përditë e përnatë
18 Nëntor 2024 -
Shëndetësia dhe e drejta e padiskutueshme për një kurim me dinjitet
Shembujt e një kurimi të mirë vetëm na gëzojnë, por revolta për mungesë shërbimi, ilaçesh, sjellje njerëzore mjek-pacient, nuk kanë pse të krijojnë hatërmbejtje, përkundrazi, duhet të dëgjohen me seriozitet nga të gjithë e të na përmirësojnë!
12 Nëntor 2024 -
Pesha e padurueshme e diktaturave! Kur të zhveshurit ishim ne!
Studentja e frengjishtes në Universitetin islamik të Azad në Teheran mbart peshën që ne mbanin në 40 vitet e presionit dhe të çmendurisë së diktaturës më të egër në Ballkan.
5 Nëntor 2024 -
Alba Malltezi: Para BE-së po tregojmë se jemi armiq të përbetuar të vetvetes
Nëse duam të futemi në familjen europiane, na takon neve të tregojmë se veç reformave, kemi evoluuar edhe thellësisht dhe kemi kapërcyer mentalitete të ngurta, rozafërrëzuese të së shkuarës sonë problematike.
31 Tetor 2024 -
Gjurmët në membranën e padukshme të shoqërisë dhe SPAK
Përse lindi pikërisht tani SPAK dhe cilët janë gjurmët që një shoqëri lë në memorien e saj kolektive.
26 Tetor 2024 -
“Plakat e jetës”, të Kadaresë, na flasin përsëri!
A po ndodh vërtetë në Shqipëri ndërrimi i “gjakut”, ndërrimi i elitave? Në artin më të kulluar, në tradita, mes njerëzve të thjeshtë, mes “plakave të jetës” mund të marrim përgjigjet më të mira.
21 Tetor 2024 -
Partitë e vogla ose pikat e ujit që do të gërryejnë dinosaurët e politikës
Që në lindje të tyre përfaqësues apo parti të reja në spektrin politik shqiptar, janë ndryshe nga të vjetrit e politikës agresive, të padrejtë dhe manipuluese.
13 Tetor 2024 -
“Shkelm” qytetërimit!
Qytetërimet kanë vendosur sisteme qeverisjeje dhe ligje për të rregulluar bashkëjetësën mes njerëzve dhe për të ruajtur rendin!
8 Tetor 2024 -
Vlora e tradhëtuar
Me shiun e parë të stinës Vlora e përmbytur ulërin dhimbjen e një qyteti të tradhëtuar nga ata që do të duhej të kujdeseshin për çdo metër katror të tokës, kanalizimet dhe të ndërtimeve mbi të.
5 Tetor 2024