Sociale
-
Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas, i cili u transportua me avion nga Tirana mesditën e së premtes, ndodhet i shtruar në spitalin “Ungjillëzimi” të Athinës, ku sot ishte dhe kryeministri grek Mitsotakis, i cili u interesua për gjendjen shëndetësore të Fortlumturisë së tij. Siç bëhet me dije, gjendja shëndetësore e Kryepiskopit është kritike.
5 Janar, 19:22 -
Furnizon gjithë vendin, por fshati i Fierzës prej 2 javësh pa energji! Banorët: Na ndihmoni, po na prishen elektroshtëpiaket
5 Janar, 14:35Fshati i Fierzës prej afro dy javësh nuk ka energji elektrike. Banorët kanë bërë thirrje të përsëritur për ndihmë, por asnjë thonë se askush nuk ka shkuar ta rregullojë bobinën e djegur që është bërë shkak që t’i kalojnë festat në terr.
-
Bie numri i lindjeve në Lezhë, 18% më pak se në 2013! Në 3 vite, lindën 40 fëmijë afganë
5 Janar, 14:20Numri i lindjeve në qarkun e Lezhës ka rënë ndjeshëm në të paktën 10 vitet e fundit. Shifrat tregojnë se për këtë dekadë lindjet e reja janë ulur me të paktën 18%. Shkaku i kësaj rënie, është kryesisht me karakter sociale.
-
Revista australiane '9 Travel': Eksploroni Shqipërinë në 2025
5 Janar, 14:12Nëse ekziston një destinacion që po përjeton një rritje absolute të popullaritetit dhe numrit të vizitorëve gjatë viteve të fundit, është Shqipëria, shkruhet në një artikull të revistës australiane “9 Travel”.
-
Korçë/ 1.5 metër borë në Mashkullorë, kalimi i mjeteve vetëm me zinxhirë! Mjetet borëpastruese në terren
5 Janar, 11:29Deri në 1.5 metër ka shkuar trashësia e dëborës në zonën e Mashkullorës, ndërkohë që në disa vende, për shkak të erës dhe akumulimeve të dëborës, ajo shkon deri në 2 metra.
-
Dhjetëra shpendë të ngordhur në Vlorë, Shërbimi Veterinar: Mblodhëm mostra për analizat! Dyshohet për grip shpendësh
5 Janar, 10:42Dyshimi i parë për shpendët e egër që gjenden të ngordhur është gripi i thotë inspektori veterinar Demir Dervishaj. Shpresojmë thotë ai të mos jetë kjo sëmundje tek dhjetëra shpendë të gjetur në plazhin e vjetër në Vlorë, sepse rrezikon epidemi tek komplekset e mëdha dhe shpendët e oborreve. Analizat dalin për 4 ditë.
-
Vranësira e temperatura deri në 14 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
5 Janar, 07:24Ditën e diel moti parashikohet i qëndrueshëm me kthjellime të herëpashershme si dhe alternime vranësirash, të cilat do të shfaqen më të theksuara në relievet malore të vendit.
-
-
DOKUMENTI/ Qeveria plan kombëtar për kufizimin e përdorimit të makinave! Në ditë të caktuara të javës sipas targës! 10% e mjeteve, elektrike brenda 2030
4 Janar, 19:15Qeveria ka hedhur për konsultim publik Planin Kombëtar, që synon të afrojë vendin me politikat e BE për Energjinë dhe Klimën. Sipas këtij plani, gjatë 2025 parashikohet kufizimi i përdorimit të mjeteve në disa ditë të javës, ndërsa synohet që deri në 2030, 10% e mjeteve në qarkullim të jenë elektrike.
-
Dhjetëra shpendë të egër të ngordhur në plazhin e Vlorës, ekspertët për Report Tv: Dyshohet për gripin e shpendëve, nesër bëjmë analizat, s’ka rrezik për qytetarët
4 Janar, 17:43Një ngjarje shqetësuese është raportuar në Plazhin e Vjetër, ku janë gjetur dhjetëra shpendë të ngordhur. Kjo situatë ka ngritur alarmin për shëndetin publik dhe atë mjedisor, duke shqetësuar qytetarët që frekuentojnë zonën për ecje dhe aktivitete sportive.
-
-
Festat mbaruan, fluks i emigrantëve në Portin e Vlorës, 1700 persona në dy ditë! Bie përkohësisht sistemi i doganës maqdonase në Qafë-Thanë, radhë mjetesh (VIDEO)
4 Janar, 15:56Këtë të shtunë, me tragetin Vlorë-Brindisi janë larguar 1000 persona, ndërsa në dy ditët e fundit ky numër ka shkuar në 1700 persona. Pala maqedonase njoftoi se ra sistemi pasditen e sotme në Doganën e Qafë-Thanës, për shkak të internetit, duke krijuar fluks mjetesh në kufirin me Shqipërinë. Shtohen sportelet, vijon normalisht lëvizja pas kthimit të internetit
-
U dërgua për mjekim në Greqi, Kisha Ortodokse: Kryepeshkopi Anastas në gjendje shëndetësore të qëndrueshme! Ministri i Jashtëm grek dhe Kryepeshkopi i Athinës i shkojnë për vizitë
4 Janar, 15:23Kisha Ortdhokse Autoqefale e Shqipërisë informoi sot se gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Anastas Janullatus është e qëndrueshme dhe se po ndiqet nga mjekët specialist, në spitalin "Ungjillëzimi” Athinë, ku u dërgua prej ditës së djeshme.
-
Bird Strike: Pse përplasjet me shpendët janë rrezik për avionët?
4 Janar, 11:22Më 29 dhjetor 2024, një Boeing 737-800 i kompanisë Jeju Air, duke ardhur nga Bangkoku dhe me destinacion Muanin, në Korenë e Jugut, u përplas gjatë uljes, duke shkaktuar 179 viktima dhe 2 të plagosur
-
Reshje të dendura bore në Theth, Tamarë dhe në 'Rrugën e Kombit'! Akset të hapura, nga tuneli në Morinë qarkullimi me goma dimërore (VIDEO)
4 Janar, 09:28Reshje dëbore në “Rrugën e Kombit”. Policia: Ulni shpejtësinë! Dëborë e dendur dhe në Theth e Tamarë, rrugët të hapura. 8 borëpastruese punojnë për largimin e borës në segmentin Morinë-Tunel i Kalimashit, pasi fluksi i lëvizjes është i lartë. Policia këshillon drejtuesit e mjeteve të përdorin goma dimërore dhe të ulin shpejtësinë
-
Ulje temperaturash, shi dhe dëborë e dendur në zonat malore, parashikimi i motit për fundjavën
4 Janar, 08:10Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me alternime vranësirash të cilat do të shoqërohen me reshje shiu.
-
-
Lëpusha mbulohet nga dëbora, tërheq vizitorë të shumtë (FOTO)
3 Janar, 18:15E mbuluar nga dëbora, Lëpusha në Malësi të Madhe vijon të tërheqë vizitorë të shumtë në këtë stinë të vitit.
-
Kollë dhe temperaturë e lartë, dhjetëra fëmijë në Pediatrinë e Lezhës! Mjeku: Është virozë, mos merrni ilaçe pa recetë
3 Janar, 14:40Të vegjlit janë ata që ndjejnë më së shumti ndryshimet e temperaturave e për pasojë preken nga virozat. Në pediatrinë e Lezhës raportohet për numër të shtuar të vizitave dhe shtrimeve në spital. Mjeku, Mark Marku apelon prindërit të mos marrin antibiotike pa recetë dhe të mos dërgojnë fëmijët në shkollë e kopshte pa u shëruar.
-
Kryepeshkopi Anastas po mjekohet në spitalin 'Ungjillëzimi' në Athinë! U transportua me avion ushtarak! Burime për Report TV: Gjendja e stabilizuar
3 Janar, 14:33Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastasi është dërguar në Athinë ku po mjekohet në spitalin 'Ungjillëzimi', pasi vuan nga hemorragjia në stomak. Përkeqësimi i shëndetit të Fortlumturisë, në moshën 95-vjeçare bëri të nevojshme dërgimin e tij sot rreth orës 18:30, me avion ushtarak nga Tirana, ku ishte shtruar në një spital privat, në kryeqytetin grek.