-
Tiranë/ Bie depozita nga tarraca e pallatit, shkatërrohen 3 makina! Shoferi shpërthen në lot kur sheh dëmin! Pronari i shtëpisë: Jam pensionist, s'kam para t'i dëmshpërblej (VIDEO)
Një depozitë uji ka rënë nga tarraca e një pallati në rrugën e Durrësit duke shkatërruar 3 makina. Pronari i depozitës, thotë për Report Tv se ka bërë kontrrolle periodike dhe nuk ka mundësi të dëmshpërblej pronarët e 3 automjeteve, pasi ka të ardhura vetëm pensionin.
9 Maj 2022, 15:19 -
Kalbet domatja në sera, shkak fara e skaduar! Fermeri: Zero prodhim, askush nuk mban përgjegjësi
Në Lushnje po prodhohet domate jo cilësore, për shkak të farës së skaduar. Fermeri Aleksandër Saveta, thotë se nuk ushtrohet kontroll në tregun e imputeve bujqësore dhe ata sërish kanë rënë pre e mashtrimit me farat.
7 Maj 2022, 17:11 -
Fjala e PLOTË në Kuvend/ Berisha sfidon DASH për ‘non grata’: Më thoni një fakt të vetëm që kam kryer korrupsion dhe unë dënoj veten
Është bërë e njohur që unë jam sanksionuar nga DASH, nga akuza për të cilat në mënyrë absolute nuk ekziston asnjë fakt, provë, dokument. Jam sanksionuar nga lobimi korruptiv i George Soros dhe i Edi Ramës. Megjithatë, unë them këtu se cilido që do të paraqesë një fakt, një dokument, një provë, më të voglën, kundër Sali Berishës, ai është i gatshëm të marrë çdo masë ndaj vetes së tij.
30 Prill 2022, 21:40 -
Ulet çmimi i naftës, nga 235 lekë për litër, shkon në 232! Rritet çmimi i benzinës, shkon në 212 lekë për litër! Gazi do të kushtojë 9 lekë më pak
Referuar çmimeve të mëparshme të vendosura nga bordi, rezulton se uljen më të madhe me 9 lekë e ka pasur gazi i cili nga 115 lekë në 104 lekë. Nafta nga 235 Lekë/litri është ulur me 3 lekë, ndërsa benzina është rritur me 1 lek.
23 Prill 2022, 14:44 -
VOA: Fundi i palavdishëm i gjigandit shqiptar të hidrokarbureve
Tre muaj përpara se çmimi i naftës të arrinte nivelet më të larta historike në treg, Kombinati i Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh u shit për skrap, duke lënë pas një mal me borxhe dhe të ardhura të mungura për autoritetet vendore dhe naftëtarët.
23 Prill 2022, 07:20 -
Fëmijët dhe të rinjtë 'frikë' nga vaksinimi anti-COVID, mjekja: Moshat mbi 12 vjeç interes të ulët për marrjen e vaksinës
Vaksinimi i fëmijëve dhe të rinjve mbetet ende një sfidë për autoritetet shëndetësore. Mjekja Xhentiljana Nazaj thotë se interesi i tyre për injektimin e dozave mbetet i ulët, ndërsa thirrjes për dozë përforcuese i janë përgjigjur të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.
6 Prill 2022, 20:33 -
Nga serat e Fierit në tregjet e Tiranës çmimi i luleshtrydhes gati trefishohet! Prodhuesit e shesin 110 lekë/kg, qytetarët e kryeqytetit e blejnë me 300 lekë/kg
Në serat e Fierit mund të blesh një kilogram luleshtrydhe me 110 lek, ndërsa në tregjet e Tiranës çmimi trefishohet, duke kapur vlerën 300 lek për kilogram. Report Tv kreu një vëzhgim në fshatin Adë të Fierit, që njihet për kultivimin e luleshtrydhes, si edhe në tregun e pakicës pranë stacionit të trenit në Tiranë.
26 Mars 2022, 16:47 -
Rama dëshmon në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Kryemadhi sulmon Tabakun: Edhe gazetari më pa eksperiencë do t’i kishte bërë pyetje më të forta
Në një kohë kur kryeministri Edi Rama po dëshmon në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka ‘sulmuar’ kryetaren e Komisionit Jorida Tabaku.
23 Shkurt 2022, 17:13 -
Të ardhurat e bashkive arrijnë rekordin e dekadës, deri në dhjetor 2021 mblodhën 220 mln euro! Shpenzimet nuk kapërcejnë krizën e COVID
Bashkitë kanë kapërcyer krizën dhe gjatë 2021-shit kanë arritur nivelin më të lartë të të ardhurave të mbledhura në dekadë. Sipas tëdhënave të Ministrisë së Financave vitin e kaluar të ardhurat e pushtetit vendor kapërcyen vlerën e 220 milionë eurove.
17 Shkurt 2022, 17:40 -
300 të infektuar dhe 2 viktima në 24 orët e fundit! 12 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 6,170 raste aktive me COVID! Shërohen 934 të tjerë
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitet COVID po marrin trajtim mjekësor 91 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Sakaq, në të gjithë vendin janë 6,170 raste aktive me koronavirus. Krahasuar me një ditë më parë, në vendin tonë vihet re një re rënie e numrit të rasteve të reja dhe të vdekurve nga COVID.
17 Shkurt 2022, 17:37 -
Të vetëpunësuarit në Shqipëri janë të ‘privilegjuar’ nga taksat, Banka Botërore: Të tatohen progresivisht si punonjësit e tjerë
Banka Botërore kërkon që edhe të vetëpunësuarit në Shqipëri të paguajnë tatim progresiv. Në raportin e fundit thuhet se të vetëpunësuarit si jurisë, dentistë, apo në teknologji informacioni janë të përjashtuar nga taksat e punës e për pasojë përfitojnë sepse regjistrohen si biznese.
16 Shkurt 2022, 18:39