-
SPAK çon në GJKKO dosjen e dy grupeve kriminale/ Orë e bizhutë e vjedhura në Francë shiteshin në Shqipëri! Familja e shoferit të Ministrisë së Brendshme sillte para e mall kontrabandë
SPAK përfundon hetimet dhe çon në GJKKO dosjen në ngarkim të dy grupeve kriminale të cilët vepronin mes Francës e Shqipërisë. Grupi i parë, sendet e vjedhura në Lion i shiste në Tiranë, ndërsa grupi i dytë pjesë e të cilës ishte familja e ish shoferit të ministrisë së Brendshme sillte para e mallra kontrabandë. Për transportin kishin marrë garanci nga 3 kompani që bënin linjën Shqipëri- Francë - Shqipëri.
12 Qershor 2024, 10:52 -
Grupi i Plaruent Dervishajt donte të vriste 'juristin' Mitri Priftin! Në 2021 tentoi të ekzekutonte Edison Begajn në sy të fëmijëve, ndryshoi dëshminë për Shullazin
SPAK zbulon planin dhe autorët që për gati 4 muaj kishin organizuar planin pë të vrarë Mitri Priftin. Madje ishin siguruar kushtet dhe mjetet materiale.
28 Maj 2024, 11:16 -
Atentati ndaj Arjan Ndojës, SPAK çon për gjykim porositësin Plaurent Dervishaj dhe 8 anëtarët e bandës! Edhe 2 planet e tjera për vrasjen e ish-prokurorit dhe Rrumit të Shijakut
SPAK ka dërguar për gjykim 9 anëtarët e grupit kriminal që organizuan atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, tashmë i shkarkuar nga vettingu. Porositësi Pluarent dervishaj, i cili dtshohet se fshihej në Dubai, kishte planifikuar me grupin e tij edhe 2 plane të tjera për vrasjen e Ndojës dhe Rrumit të Shijakut.
28 Maj 2024, 09:59 -
I zbuloi Sky - ECC, përjashtohen nga policia dy efektivë! Kur ishin drejtues organizuan e drejtuan kultivimin e kanabisit e lojrat e fatit në Lezhë, Krujë
Policia e Shtetit ka përjashtuar nga radhët e policisë Henerigert Mitri e Klodian Shahini dy efektivët të cilët rezultojnë se kanë bashkëpunuar me anëtarët e grupeve kriminale në lezhë dhe Fushë Krujë për të drejtuar dhe organizuar kultivimin e lëndëve narkotike dhe të lojrave të fatit.
20 Maj 2024, 17:41 -
Tentuan të vrisnin Inez Hajrrullën! SPAK zbardh motivin, kush u porosit dhe kush do ekzekutonte: Atentati u porosit për të marrë në kontroll lojërat e fatit
SPAK kopsit dosjen dhe con në gjykim 4 të pandehur si pjesë e planit për të kryer atentatin ndaj Inez Hajrullës në 2023 në Vlorë por që u parandalua nga policia. Deri tani është zbuluar se kush u porosit për ta kryer krimin, kush do e ekzekutonte, ndihmësit por nuk është zbuluar porositësi.
16 Maj 2024, 10:34 -
Tentativa për vrasjen e Xhevdet Plakut, SPAK mbyll hetimet! Dërgon për gjykim ish-shefin e Krimeve Dedan Gjoni, Kep Rapin dhe 2 të tjerë
SPAK ka dërguar për gjykim ish-shefin e Krimeve, Dedan Gjoni, ish-policin Dejvi Gjermeni dhe Rexhep e Algert Rapin. Të katërt akuzohen se kanë bashkëpunuar për të vrarë Xhevdet Plakun në shtator 2019, por plani u dështoi pas u tërhoq Gjermeni. Porositës ishte i forti i Sukthit, Rexhep Arapi.
15 Maj 2024, 12:15 -
Kaluan afatet e paraburgimit, GJKKO kalon në arrest shtëpie 32 të arrestuarit e operacionit 'Five'! SPAK dyshoi se ishin pjesë e grupeve kriminale të trafikut të drogës
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendos ndryshimin e masave të sigurisë të 32 personave të arrestuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të trafikut të drogës. Bëhet fjalë për të arrestuarit në kuadër të operacionit të SPAK të koduar “Five” të ndërmarrë në 6 qytete në mars 2022.
14 Maj 2024, 11:09 -
‘Metamorfoza’, SPAK mbyll hetimet për biznesmenin Pëllumb Gjoka, akuzohet për vrasje! Dërgohen për gjykim ish-shefi i Operacionales, ish-prokurori i Kukësit dhe 4 të tjerë
Pas disa muaj hetime ndaj anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, në kuadër të dosjes ‘Metamorfoza’, SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe 6 të tjerë. Po ashtu SPAK ka dërguar për gjykim Astmer Bilalin, Oltian Bistrin, Xhevahir Litën, Edmond Prekën, Behar Brajoviq dhe Ardrit Hasanbegajn.
4 Maj 2024, 09:55 -
Goditet rrjeti i mashtrimeve nëpërmjet Call Center në Europë, zbulohen mbi 10 mijë raste me dëm mbi 10 mln euro! SPAK: Bazë edhe në Tiranë, ja çfarë u sekuestrua
Autoritetet në Gjermani, me ndihmën e Europolit, kanë thyer zinxhirin më të madh të mashtrimit përmes ‘call center’ të cilat ishin të vendosura në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë. Nga numrat e telefonit të grupit të strukturuar kriminal, ka rezultuar në mbi dhjetë mijë raste të mashtrimit, me dëme në mbi 10 milionë Euro
2 Maj 2024, 16:37 -
Operacioni 'Flakë në det', SPAK arrestohen edhe 3 pjesëtarë të grupit të Gëzim Çelës, në kërkim mbetet ‘Kapelja’ (EMRAT)
Me tre arrestimet e fundit, SPAK duket se po po shkon drejt shkatërrimit të grupit, që besohet se komandohej dhe drejtohet nga ish polici Gëzim Çela, të cilin më vonë filluan ta njihnin si “Baroni i Drogës” nga Fushë Kuqja. Ky grup u zbulua pas përgjimeve mes një polici dhe skafisti me pseudonimin “Kapelja, i cili është ende në kërkim.
1 Maj 2024, 10:09 -
Sera me kanabis në Berat e 95 gra punëtore hashashi! SPAK identifikon grupin kriminal dhe rolin e secilit! Organizatori nga Malësia e Madhe, 6 në pranga, 3 në kërkim (Emrat)
SPAK ka identifikuar financuesit dhe organizatorët e serave me kanabis që u zbuluan në Berat në vitin 2022, ku në këtë sipërmarrje kriminale, punonin dhe 95 gra. 6 të arrestuar dhe 3 të shpallur në kërkim është bilanci i operacionit të zhvilluar gjatë dy ditëve të fundit.
25 Prill 2024, 15:46 -
Sekuestrohen 42 mijë metra katrorë tokë e 10 llogari bankare të 4 vëllezërve Hoxha! Në Itali pjesë e trafikut të drogës e prostitucionit! Njëri, anëtar i grupit të kokainës të Jetmir Kastratit
Plot 42 700 metra katrorë tokë arë dhe truall, në Kurbin dhe Vorë, 2 vila dhe dhjetë llogari bankare me vlerë 250 mijë euro në pronësi të 4 vëllezërve Hoxha janë sekuestruar me vendim të GJKKO-së informoi sot (15 prill 2024) Prokuroria e Posaçme.
15 Prill 2024, 12:21