-
Dërgonin qytetar me viza false drejt SHBA-së dhe Kanadasë kundrejt parave, SPAK mbyll një tjetër dosje kriminale, përfundojnë në GJKKO 24 të pandehur
U arrestuan nën operacionin ‘Shqiponja e Kristaltë‘ një vit më parë, përfundojnë në gjykatë 24 anëtarët e grupit të klandestinëve nga Shqipëria drejt SHBA, Kanadasë e Europës. Trafikantët merrni pagesa nga 5 mijë deri në 10 mijë euro për të dërguar emigrantë të paligjshëm me dokumente false drejt SHBA, Kanada e Europës. Në gjykatë përfunduan të gjithë anëtarët e grupit mes tyre burra e gra nga akuza e armëmbajtjes, ndihmës së paligjshme për kalim kufirit e deri tek pjesëmarrja në grup kriminal.
16 Korrik 2021, 16:04 -
Ekzekutimi në mes të Tiranës e ish-efektivit të policisë Santiago Malko, SPAK mbyll hetimet dhe çon në GJKKO klanin 'Duka
SPAK ka mbyllur hetimet për ekzekutimin me eskortë të hapur dhe në mes Tiranës e ish-efektivit të policisë Santiago Malko nga klani “Duka”. Janë dërguar për gjykim 9 të pandehur: Leonard Duka, Erlis Duka, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni (Musai), Dritan Agaj, të gjithë në arrati dhe Ilir Selmani, aktualisht në paraburgim, Xhoni Nica me “detyrim paraqitje' dhe Elvis Gaçaj, në gjendje të lirë.
15 Korrik 2021, 13:50 -
2 vrasjet e bujshme me 4 viktima në Durrës, SPAK përfundon hetimet për grupin e Talo Çelës, dërgon çështjen për gjykim
SPAK ka përfunduar hetimet për Talo Çelën dhe grupin e tij lidhur me 2 vrasje të bujshme në Durrës atë të 2 vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia dhe vrasjen e të rinjve Dorian Shkoza, Anxhelo Avdia. Çështja për vrasjet e ndodhura në brenda një harku kohor prej dy javësh nga njëra tjetra, është dërguar për gjykim në GJKKO
7 Korrik 2021, 08:37 -
Mungon krahu i punës, bizneset në Shëngjin në ‘krizë’: Po kërkojmë punëtorë në rajon për sezonin
Bizneset turistike në qytetin e Lezhës po përballen me mungesë punonjësish. Operatorët turistik, bizneset si edhe drejtori i shkollës profesionale atje thonë se tregu nuk po furnizohet me punonjës, ndërkohë që i janë drejtuar vendeve të rajonit. Shkak për mungesën e krahut të punës sipas tyre janë bërë pagat e ulëta dhe emigracioni.
27 Qershor 2021, 22:21 -
I arrestuar në Turqi dhe i hetuar në Itali për trafik heroine, SPAK kërkon konfiskimin e 32 pasurive të Ylli Ndroqit, përfshirë Ora News dhe Channel One
SPAK i kërkon Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit të konfiskojë 32 pasuritë e Ylli Ndroqit, mes të cilave edhe televizioni Ora News dhe Channel One. SPAK shprehet se nga llogaritja e të ardhura personale të Ylli Ndroqit nga kompanitë e tij dhe shpenzimet që kryen ka rezultuar se ai nuk mund të justifikojë dot 3 milionë euro. Kjo ka qenë dhe arsyeja që SPAK t'i kërkojë GJKKO konfiskimin e pasurisë.
14 Qershor 2021, 10:01 -
Tatimpagues në Shëngjin nuk deklarojnë të ardhurat! Drejtoresha e Tatimeve, Ibrahimaj: Në maj 250 bizneset nuk kanë prerë asnjë kupon
Pavarësisht se Shëngjini kishte fundjavën e kaluar vizitorë të shumtë, pjesa më e madhe e bizneseve, rezultojnë se nuk kanë prerë asnjë kupon tatimor. Kjo shkelje ka vijuar përgjatë gjithë muajit maj, ndërsa bizneset kanë shmangie edhe deklarimet mbi numrin e punonjësve.
5 Qershor 2021, 08:19 -
Mbërrijnë në Shqipëri 10 mijë vaksina ruse Sputnik-V, dhuratë e Emirateve të Bashkuara Arabe! Manastirliu: Synojmë vaksinimin masiv të popullatës (VIDEO)
Kanë mbërritur për herë të parë në vendin tonë vaksina ruse Anti-COVID, Sputink-V. 10.000 vaksinat Sputnik, janë dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, miku i çmuar Muhammed Bin Zayed
22 Mars 2021, 13:05 -
777 raste të reja e 21 viktima nga COVID! Humbin betejën prindërit e djali në Mirditë! 22 vjeçarja kolonjare vdes pas 1 muaji te Infektivi
Kjo e shtunë ka shënuar ulje të rasteve me COVID krahasuar me një ditë më parë, por nuk ka ndryshuar numri i vitkimave. Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit janë shënuar 777 raste të reja dhe 21 humbje jete.
6 Mars 2021, 17:12 -
Shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve në Kosovë, Vetëvendosje prek gati 50%! Vjosa Osmani më e votuara
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura me 14 Shkurt, ku kryeson bindshëm Vetëvendosja.
4 Mars 2021, 09:32 -
COVID-19 në Shqipëri/ Rekord viktimash në 24 orët e fundit, 21 qytetarë humbën jetën! Shënohen 986 raste të reja! Ndërron jetë aktori korçar
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 986 raste të reja nga 3691 testime të kryera në total. Në Tiranë janë regjistruar 385 raste të reja. I lartë është dhe numri i personave që kanë humbur jetë. Ministria e Shëndetësisë raporton se 21 persona kanë humbur betejën me koronavirusin.
25 Shkurt 2021, 17:38 -
10-vjeçari i fundit shënon rekord aksidentesh, por ulje të viktimave! Në 2020 u regjistruan 45% më pak jetë të humbura se në 2010-ën
Viti 2020 ka shënuar një numër të ulët të vdekjeve nga aksidentet rrugore krahasuar me vitin 2010. Sipas të dhënave të INSTAT numri i vdekjeve në rrugët e vendit është ulur me 45% krahasuar vetëm me 2010. Në vitin 2010 kanë vdekur nga aksidentet 322 persona, ndërsa për 2020 janë regjistruar 181 viktima.
10 Shkurt 2021, 20:27 -
Pasaporta false për në SHBA e Kanada, GJKKO mbyll hetimet, zbardhen 14 dënimet me burg për të arrestuarit e përfshirë në grup
GJKKO shpall fajtor 14 të arretuarit për trafikimit të klandestinëve nga lindja e mesme, shtetas kinez dhe shtetas shqiptarë që pajiseshin me pasaporta amerikane false janë hetuar për afro 3 vite deri në finalzimimit e operacionit “Rruga e Gabuar”.
10 Shkurt 2021, 14:31 -
5 humbje jete dhe 833 raste të reja me COVID, mes viktimave një 26-vjeçare! Situata në spitale e stabilizuar
Kjo e diel ka shënuar një numër të konsiderueshëm të rasteve të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, krahasuar me një ditë më parë. Si rezultat i 3511 testime, janë konfirmuar pozitiv me COVID-19, 833 persona, teksa 5 prej tyre kanë humbur jetë. Mes viktimave është edhe një 26-vjeçar.
24 Janar 2021, 15:59 -
COVID-19/ 707 raste pozitive dhe 4 viktima në 24 orët e fundit
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 707 raste të reja pozitive dhe 4 viktima nga COVID-19. Gjithashtu sot janë shëruar 439 qytetarët, ndërsa numri i pacientëve të shtruar në spitale ka një zbritje të lehtë me 268 pacientë në të 4 spitalet COVID.
13 Janar 2021, 17:32 -
Kina, frika nga një valë e re infektimesh pezullon transportin publik në qytetin me 11 milionë banorë
Edhe pse prej muajsh Kina duket se ka vënë nën kontroll COVID-19, Qyteti kinez Shijiazhuang, në provincën Hubei, ka pezulluar plotësisht transportin publik, për 11 milionë banorët e tij, pasi ka pasur një rritje të theksuar të rasteve me COVID-19.
9 Janar 2021, 15:03