Koronavirusi ka shënuar sërish shifra të larta në vendin tonë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 986 raste të reja nga 3691 testime të kryera në total. Në Tiranë janë regjistruar 385 raste të reja.

I lartë është dhe numri i personave që kanë humbur jetë. Ministria e Shëndetësisë raporton se 21 persona kanë humbur betejën me koronavirusin.

Gjithashtu këtë të enjte janë regjistruar 1031 vaksinime antiCOVID ku në total janë kryer 10.135 vaksina në disa qytete të vendit tonë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 849 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 67,158 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 628 pacientë, 46 në terapi intensive, nga të cilët 18 pacientë janë të intubuar.

Ndërkohë Komiteti Teknik i Ekspertëve ka lënë në fuqi masat antiCOVID për mbylljen në orarin 20:00 deri në 06:00 ndërkohë që mësimi do vijojë online.

Sot ka filluar vaksinimi edhe në qytetin e Beratit ndërsa në Shkodër ka përfunduar procesi i vaksinimit të mjekëve dhe do fillojë vaksinimi i të moshuarve mbi 80 vjeç.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë mbi situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon: Në 24 orët e fundit janë kryer 3691 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 986 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  385 raste në Tiranë, 47 raste në Korçë, 41 raste në Tepelenë, 34 raste në Fier, 33 raste në Durrës, Vlorë, 32 raste në Shkodër, 28 raste në Lushnje, Gjirokastër, Sarandë, 27 raste në Elbasan, 26 raste në Berat, 25 raste në Peqin, 22 raste në Krujë, 17 raste në Mallakastër, Kuçovë, 13 raste në Kurbin, Kavajë, Kamëz, 12 raste në Delvinë, 11 raste në Gramsh, 10 raste në Kukës, 9 raste në Lezhë, 8 raste në Përmet, Malësi e Madhe, Kolonjë, 7 raste në Mirditë, Mat, 4 raste në Devoll, Rrogozhinë, Bulqizë, 3 raste në Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Dibër, Skrapar, Vorë,  2 raste në Librazhd, Divjakë, Himarë, Shijak, Patos, 1 rast në Tropojë, Cërrik, Poliçan, Këlcyrë.     

Në 24 orët e fundit janë shëruar 849 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 67,158 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 628 pacientë, 46 në terapi intensive, nga të cilët 18 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 5 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Shkodra, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Dibër, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 48-89 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

COVID-19 – Statistika (25 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore         986
Të shëruar në 24 orë      849
Të shtruar në spitale       628
Humbje jete në 24 orë      21
Testime ditore               3691
Testime totale           455,334
Raste pozitive           104,313
Raste të shëruara       67,158
Raste Aktive                35,419
Humbje jete                   1,736

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 
Tiranë     22444
Fier           2686
Durrës       1721
Vlorë         1794
Shkodër    1389
Gjirokastër 1004
Elbasan      924
Lezhë         837
Berat          977 
Korçë         936
Dibër          360
Kukës         347

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:38
COVID-19 i merr jetën aktorit korçar! Prej ditësh i shtruar në spital

1614285542_naumtrenova.jpg

COVID-19 i merr jetën aktorit, regjisorit dhe serenatistit korçar Naum Terovës.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se prej disa ditësh ai ishte i shtruar në pavionin e sanatoriumit në spitalin rajonal të qytetit të Korçës.

Gjendja e tij shëndetësore ka qenë e rënduar ndërsa pasditen e kësaj të enjte artisti ka ndërruar jetë.

Njëherazi Naum Terova është dhe babai i nënkryetares së bashkisë Korçë Benila Terova.