Dy efektivë të policisë të kthyer në ‘gjobëvënës’ të qytetarëve duke shpërdoruar detyrën, të cilët u arrestuan dy ditë më parë, kanë rikthyer edhe një herë vëmendjen te besimi ndaj uniformave blu. Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi, i ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, thotë se shteti duhet t’i mirëtrajtojë financiarisht policët. Vepra penale që ato kanë kryer nuk justifikohet sipas Rexhepit, po nga ana tjetër kuadri policor nuk duhet të lihet në limitet e varfërisë, thekson eksperti. Megjithatë shton Rexhepi, e nevojshme është që të rritet edhe niveli i rekrutimeve të për efektivët e rinj në policinë e Shtetit.

‘Është një ngjarje e rëndë. Policia bashkiake jo shpesh herë përfshihet në të tilla ngjarje pasi nuk ka edhe shumë kontakte për ngjarje të tilla kriminale. Fakti që përjashtohen policë të korruptuar na lë shije të mirë. Por është e rëndësishme që kur rekruton një kuadër policie është e rëndësishme që të futesh thellë. Policia është një profesion që ka shumë të rëndësishme moralin. Nuk është çudi që ato të kenë bashkëpunuar edhe më herë dhe të kenë rritur dozën e mitmarrjes. Zbulimi u bë nga forcat e rendit. Efektivët duhet të mirëtrajtohen financiarisht. Ai zotëria kishte një kredi për të larë. Kjo nuk e motivon veprën penale, por nuk duhet që t’i lëmë kuadri policor në limitet e varfërisë dhe të tundohen e krijojnë tendenca bashkëpunimi. Nga pikëpamja financiare dune parë më mirë policët dhe sita duhet të vazhdojë. Më vjen mirë për përjashtimet por duhet ngritur steka e kuadrove të policisë. Ka fillime të mira ka bllokime droge, por duhet ngritur pak steka. Është një vepër penale. Paga e tyre është mjerane. Shteti del në pozicion jo pozitiv. Policët nuk kanë akoma sigurim jete! Pjesa trajtimit financiar. Polic nën 1000 euro rrogë nuk duhet të ketë dhe pastaj kërkoju llogari. Është profesion i vështirë.’- u shpreh Rexhepi.

Rexhepi shtoi po ashtu se në çdo komisariat është e nevojshme që të ketë një piskolog.

‘Në çdo komisariat duhet të ketë psikolog stacioner, gjithmonë duhet të ketë psikolog. Prania e psikologut, është e domosdoshme.’- u shpreh Rexhepi.

Duke u ndalur tek rasti i goditje së trafikut të kokainës nga Kolumbia në Frakull të Fierit, përmes portit të Pireut dhe Tivarit drejt Shqipërisë, eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi shprehet se kokainë nuk është trafikuar drejt Fierit pa garanci. Ai thotë se “steka” e goditjes duhet të ngrihet lart, referuar zyrtarëve të lartë që dolën garant dhe jo të mbetet te policët e thjeshtë.

‘Nuk duhet të ngelim vetëm në nivele inspektori, pasi edhe këto trafiqe droge me tonalata nuk bëhen pa pasur garanci të niveleve të larta. Nuk i hyn njeri një risku të bëj një biznes droge miliona euro pa pasur autostradë rrugën. Le për të dëshiruar forca e policisë, ka nevojë për përmirësim. Ka procedura agjencia policore dhe prokuroria dhe nuk është për t’u mburrur se iku një polic me probleme. Vjen shefi me makinë 100 mijë euro dhe polici nuk paguan dot muajin, prandaj të goditet në nivele të larta.’- u shpreh Rexhepi.