TIRANE- Drejtoresha e re e Doganave, Elisa Spiropali kërkon ndjekje penale për ish-paraardhësin e saj, Flamur Gjymishkën. Gjatë intervistës në emisionin “Tonight Ilva Tare”, Spiropali ka bërë me dije se pasditen e së mërkurës ka firmosur dosjen e kallëzimit në Prokurori të ish-drejtorit, pasi ekzistojnë prova që vërtetojnë abuzimet që Gjymishka ka kryer me detyrën.
Kreu i Doganave shpjegoi se bëhet fjalë për një zinxhir drejtuesish në dogana që janë të përshirë në këtë abuzim, duke përfunduar tek ish-drejtori i përgjithshëm i Doganës.
“Ne kemi evidentuar disa raste të abuzimit në dogana, që janë bërë dhe publike, për evazion fiskal në fushën e akcizës, dhe që sigurisht këto persona do të mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale.
Vetëm sot unë kam firmosur një kallëzim penal për punonjës të administratës doganore ku i gjithë zinxhiri i administratës është i përfshirë në këto procedura abuzive duke i shkaktuar dëme financiare shtetit shqiptar. Në këtë zinxhir abuzues të doganierëve është i përfshirë edhe ish-drejtori i doganave.
Ishte një nga rastet e para ku sasi të konsiderueshme nafte janë zhdukur. Nuk figurojnë të paguara, duke i shaktuar një dëm prej 4 milionë eurosh shtetit shqiptar. Po kështu, ne kemi kallëzuar penalisht edhe firmën që i ka shkaktuar dëme”, tha Spiropali.
Sipas shpjegimeve të Spiropalit, ish-drejtori i Përgjithshëm i Doganave është përfshirë në aferën “ADA Petrol”.
Më datë 02.10.2013, në Degën e Doganës Lezhë u zbulua hedhja për konsum në mënyrë të paligjshme nga kompania ADA Petrol të 4400 ton karburant gasoil. Me hedhjen në treg në mënyrë të paligjshme të kësaj sasie karburanti është shmangur detyrimi doganor në shumën 388.920.165 lekë, një dëm i jashtëzakonshëm për buxhetin e shtetit.
Duke folur për gjendjen e doganave, Spiropali tha se përveç abuzimeve dhe shpërdorimit të detyrës, është konstatuar favorizimi që i është bërë një numri të madh kompanish, kryesisht të njohura për lidhje me drejtues të lartë të qeverisë, para zgjedhjeve të 23 qershorit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com