TIRANË- Arsen Muskurti 38 vjeç, një biznesmen i njohur në Tiranë, ka vrarë sot për shkak të bindjeve fetare dhe konflikteve për pronën vëllanë dhe kunatën. Ngjarja ka ndodhur në biznesin e çiftit, një agjenci turistike, rreth orës 16:40, në rrugën "Islam Alla", afër ‘Myslym Shyrit’, një prej zonave më të frekuentuara në kryeqytet. Viktimat janë identifikuar si Dritan Muskurti 44 vjeç dhe gruaja e tij, Nora 33 vjeç, prindër të 3 fëmijëve.

Arsen Muskurti, pronar i dyqaneve ‘Natyral Vita’, u vu në pranga pas disa orësh në arrati, në zonën e '5 majit' teksa pistoletën ka treguar se e ka hedhur në kosh, por nuk rezultoi kështu sepse policia e gjeti në një vend tjetër. Ai është kapur teksa arratisej për në Dibër, në vendin e origjinës, përmes rrugës së Arbrit. Në momentin e arrestimit ka qenë në prani të bashkëshortes, djalit të tij dhe avokatit. Në kërkim të tij ka qenë edhe RENEA për shkak se kishte dyshime se ai është radikalist dhe përbënte rrezikshmëri të lartë dhe për persona të tjerë, raportoi gazetari Sokol Dema. 

Ngjarja duket se ka qenë e paralajmëruar. Në profilin e Facebook të autorit të krimit i cili është predikues i fesë islame, tregohet se ky i fundit ka hedhur një sërë akuzash ndaj vëllait dhe kunatës së tij. Konflikti duket se ka nisur prej kohësh. Në disa statuse në rrjetin social në facebook, autori akuzonte të vëllanë dhe nusen e tij se kishin krijuar profile false ku shanin hoxhallarë. Autori i cilësonte të vëllanë si “spiun i SHIK-ut”, “i pabesë” dhe “tradhtar”, ndërsa kunatën e quante një mostër.

“Ata po bëjnë punën me përca hoxhallarët dhe fenë Islame. Po shpifin dhe akuzojnë për njerëz kudo familjar dhe jo familjar”, shkruan autori në 22 gusht, vetëm 8 ditë para se të ndodhte.

Krimi i dyfishtë në Tiranë duket se ka motiv edhe sherrin për pronën. Në janar të këtij viti, me vendim gjykate, agjencia e udhëtimeve që dërgonte njerëz në vende të lindjes u kalua në emër të personit që mbeti i vrarë sot Dritan (Alban) Muskurti. Për Arsen (Hamza) Muskurtin, kjo gjë ishte e papranueshme.

“Ti Dritan Muskurti i njohur si Alban Muskurti pronar i Noor Travel që dërgon njerëz në Umra në Arabi i bërë lanet (mallkuar) nga nëna me zemër e me shpirt, haram qumështi i nënës që merresh me të tilla akuza, shpifje, shantazhe, skuthurinash etj…Ti Nora Muskurti bashkëshortja e Dritanit (Albanit) nga mllefi që ka për vjehrrën e saj që e ka bërë lanet. Këto që keni bërë ju i dinë të gjithë njerëzit, fisi, komshinjtë, shok, miq & dashamirës të gjithë i dinë cfarë keni bëre ju të dy burrë e grua, turp për Dritan Muskurti që flet kështu kundër vëllait të tij prej nëne, turp për Nora Muskurti, që flet kështu kundër kunatit të saj. Populli thotë: Ai që mundohet të hedh vëllain në gropë bjen vetë në grope”, shkruante autori në Facebook.

Dyshja konfliktohej çdo ditë, madje në Policinë e Tiranë ka dhe denoncime nga vëllezërit kundër njëri-tjetrit. Burime thonë se pak ditë para ngjarjes janë konfliktuar me njëri-tjetrin edhe për parkimin. Kjo pasi viktimat dhe autori jetonin në zonën e Alliasit, ku kishin banesat ngjitur. Arsen Muskurti shkruante se e kishte viktimën vëlla prej nëne, pra me baba të ndryshëm. Ai thotë se viktima Dritan Muskurti ka emrin e vërtet Alban, por e ka ndryshuar për shkak se ka qenë i dënuar në Itali për prostitucion dhe vjedhje, teksa shton se ka pasur 5 vjet ekspuls, për të mos hyrë në asnjë prej shteteve të Bashkimit Europian.

Si ndodhi ngjarja?
Report Tv mëson se Arsen Muskurti ka debatuar fillimisht me vëllanë, Dritan dhe gruan e tij Nora në biznesin e këtyre të fundit. Autori ka nxjerrë armën para se të hynte në agjencinë turistike, por pas debatit i ka qëlluar me 5 plumba, të cilat kanë rezultuar fatale duke  marrë jetën në vend.

Kush është autori, Arsen Muskurti?
Arsen Muskurti, i njohur edhe me emrin Hamza Muskurti, është një biznesmen i dyqaneve të ‘Natyral Vita’, gjithashtu edhe predikues i fesë islame, që mendohet të jetë një shkak i vrasjes së sotme. Burime thonë se Muskurti në biznesin e tij ka patur probleme financiare, teksa ndaj tij ka pasur edhe një denoncim se ka ngacmuar punonjëset dhe i ka keqtrajtuar ato. Pikërisht për këtë denoncim, ai ka paraqitur edhe një dëshmi noteriale, të cilën Report Tv e disponon, ku punonjëset deklarojnë se janë larguar nga puna për arsye personale.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:31
Krimi në Tiranë, Report Tv siguron FOTON e viktimave brenda agjencisë turistike! Trupat e pajetë të shtrirë në tokë

1661884038_Sequence03.00271008.Still055.jpg

Report Tv ka siguruar foton brenda agjencisë turistike e cila ishte në pronësi të viktimave Dritan Muskurti dhe Nora Muskurti. Në foto tregohen viktimat e shtrirë në tokë, pasi Arsen Muskurti me pistoletë në brez u fut brenda biznesit dhe qëlloi në drejtim të tyre.

Report Tv siguroi edhe videon ekskluzive nga momenti kur Arsen Muskurti futet në biznesin e çiftit në Tiranë pranë zonës Myslym Shyr në rrugën ‘Islam Alla’.

E gjithë vrasja ka ndodhur në më pak se 2 minuta (1 min e 42 sekonda), ku autori Arsen Muskurti sapo ka hyrë në dyqan, ka pasur një debat të shkurtër dhe menjëherë ka nxjerrë armën nga brezi duke lënë të vdekur në vend vëllanë dhe kunatën. Me qetësi maksimale, është larguar i qetë në këmbë. Pak sekonda më pas në dyqan janë futur fqinjët të cilët kanë dëgjuar të shtënat me armë duke parë 2 viktimat të shtirë në tokë.

Ora 19:41
U kap duke u arratisur drejt Dibrës pasi vrau vëllanë e kunatën, autori: Pistoletën e hodha në kosh! Policia nis kërkimet

1661879466_1661878858ArsenMuskurti1.jpg

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i Arsen Muskurtit, i cili vrau vëllanë Dritanin dhe kunatën, Norën. Report Tv mëson se ai ka treguar se pistoletën e ka hedhur në një kosh dhe policia ka nisur kërkimet. Nga sa mësohet si do arratisej për në Dibër, në vendin e origjinës, përmes rrugës së Arbrit. Në momentin e arrestimit ka qenë në prani të bashkëshortes, djalit të tij dhe avokati në zonën e ‘5 Majit’. Viktimat dhe autori jetonin në zonën e Alliasit, ku kishin banesat ngjitur.

Ora 19:01
Tragjedia në Tiranë, flet tezja e vëllezërve: Nuk kam dijeni për konflikte, s’i kam takuar së fundmi

 

Për tragjedinë në Tiranë ku mbeti viktimë Dritan Muskurti dhe gruaja e tij Nora, nga vëllai i tij Arsen Muskurti i njohur ndryshe si (Hamzai) ka folur tezja e tyre për Report Tv. Tezja e vëllezërve rrëfeu për Report Tv se nuk ishte në dijeni të konflikteve për nipërat e saj dhe nuk i kishte takuar së fundmi ata. 

‘Nipa i kam të motrës, nuk e di ça të them. Nuk e di çfarë problemesh kanë pasur. E mësova në televizor. Nuk kanë qenë problematikë. Nuk kam pasur komunikim me ta.- tha ajo.

Ora 19:01
Nga Sali Berisha tek Albin Kurti, figurat e politikës që ndiqte dhe bëri fotografi autori i krimit në Tiranë

Arsen (Hamza) Muskurti, autori i krimit në Tiranë, ku vrau vëllanë dhe kunatën ishte predikues i fesë islame, por ndiqte edhe politikën. Në disa fotografi të shpërndara prej vetë atij, shfaqet pranë Sali Berishës dhe Albin Kurtit.

Ora 19:01
Vrasja e dyfishtë në Tiranë, ministri i Brendshëm: Autori u arrestua në kohë rekord! Të vendosur për të goditur krimin

1661877905_1661877323arsenmuskurti4001.jpg

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar pas krimit në Tiranë, ku Arsen (Hamza) Muskurti vrau vëllanë dhe kunatën në agjencinë e udhëtimit në pronësi të viktimave. Cuci përgëzon policinë që arrestoi autorin pak orë pas ngjarjes.

“Përgëzime Policisë së Tiranës që në kohë rekord arrestoi autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë me dy jetë të humbura. Të vendosur për të goditur krimin, me bindjen se vetëm kështu krijojmë siguri për shoqërinë dhe nuk vëmë në rrezik të ardhmen tonë”, shkroi Çuçi.

Ora 18:44
Vrau vëllanë dhe kunatën për bindje fetare, arrestohet pas disa orësh biznesmeni

Vrau vëllanë dhe kunatën për bindje fetare, arrestohet pas disa orësh biznesmeni

Ora 18:43
Vrau vëllanë dhe kunatën në Tiranë, autori është biznesmen i njohur! Pronar i disave dyqaneve, por ka pasur probleme financiare

1661877916_Sequence03.01094507.Still056.jpg

Arsen Muskurti, autori i vrasjes së vëllait dhe kunatës në qendër të Tiranës është biznesmen i njohur në Tiranë që ka në pronësi disa dyqane me emrin ‘Natyral Vita’. Ndonëse bënte reklamë të madhe në rrjete sociale për biznsesin e tij, burime për Report Tv bëjnë me dije se ka pasur shumë probleme financiare.

Ora 18:33
Dyshohet për radikalist, RENEA në kërkim të autorit që vrau vëllanë e kunatën për bindjet fetare

1661875999_page.jpg

Në kërkim të autorit, Arsen Muskurti ka shkuar edhe RENEA. Kjo pasi ai njihet si radikal dhe ka dyshime se përbën rrezikshmëri edhe për persona të tjerë.

Ora 18:31
U vra sot bashkë me të shoqen në Tiranë nga vëllai i tij, viktima i dënuar më parë në Itali për prostitucion! Ndërroi identitetin

1661877231_page.jpg

Dritan Muskurti i cili mbeti sot i vrarë së bashku me të shoqen e tij, Nora Muskurti e kishte emrin e vërtetë Alban. Kështu thuhet së paku në postimin e autorit Aresen Muskurti (Hamza) ku akuzon vëllain e tij se ka është dënuar në Itali për prostitucion, vjedhje dhe e ka ndërruar emrin në Dritan dhe ka pas 5 vjet (Espuls) për të mos të hyrë në asnjë shtet të BE-së.

'E rëndësishme, emri i vërtetë i Dritanit ka qenë ALBAN por për arsye që është dënuar në ITALI për Prostitucion dhe Vjedhje e ka ndëruar emrin në Dritan dhe ka pas 5 vjet (Espuls) për mos me hy në asnjë Shtet të Bashkimit Europian.'- thuhet në statusin e autorit

Ora 18:30
Deklarata e punonjësve të Arsen Muskurtit pas një denoncimi: Nuk ka abuzuar në asnjë moment! Ka pasur largime nga puna për arsye personale

Pas një denoncimi se ka abuzuar me punonjëset në disa dyqane të ‘Natyral Vita’ në pronësi të Arsen Muskurtit (autor i vrasjes së vëllait dhe kunatës në Tiranë), është bërë deklaratë noteriale nga 6 persona që thonë se gjatë marrëdhënieve të punës, nuk kanë pasur asnjëherë probleme.

Në deklaratë thonë se ka treguar korrektësi dhe moral gjatë bashkëpunimit dhe nuk janë shfaqur asnjëherë shenja abuzimi kundrejt tyre ndërsa kushdo që është larguar nga puna, është larguar për arsye personale.

“Nga ana e tij, janë respektuar në mënyrë të rregullt kushtet e përcaktuara në kontratat e punës në lidhje me të drejtat dhe detyrimet që kemi ne si palë punëmarrëse. Gjithashtu deklarojmë se nuk kemi vërejtur në asnjë moment që të ketë abuzuar me punonjëse, të cilat për arsye të tyre personale janë larguar nga puna në kompanitë që drejtohen apo manxhohen nga Arsen Muskurti”, thuhet në deklaratë.

Deklaratat e punonjësve

Deklaratat e punonjësve

Deklaratat e punonjësve
Ora 18:15
Vrau vëllanë dhe kunatën në Tiranë pas konflikteve për bindjet fetare, çfarë shkruante autori në Facebook: Janë spiunë, monstra dhe tradhtarë

Krimi në familje që tronditi Tiranën pasditen e kësaj të marte dyshohet se vjen nga debatet për bindjet fetare. Duket se përplasjet mes tyre kanë qenë të mëdha, aq sa autori Hamza (Arsen) Muskurti bënte postime në Facebook për vëllain e tij duke shkruajtur se është spiun që të nxjerr në pritë, i pabesë dhe tradhtar.

Sipas autorit, i vëllai së bashku me nusen, të cilët i vrau në agjencinë e udhëtimit në pronësi të viktimave në zonën e Myslym Shyrit duan të përçajnë hoxhallarët dhe fenë islame pasi kishin hapur profile në rrjete sociale me identitete të rreme. Mes emrave përmend edhe një person të tretë, Kadri Shehun.

Postimi në Facebook i Hamza Muskurtit u bë më 22 gusht, vetëm 8 ditë para se të ndodhte ngjarja.

"O vëllezër bëni LEFT këtij grupi me emrin VISJANA DADA dhe HIQENI nga SHOKËT këtë emër  bëni BLOCK, (foto profili është një glob) se as mua nuk po me lejnë rehat as juve.

Ju lutem se po na shkatërrojnë dhe neve dhe juve. Këta qe menaxhojnë këtë fb që shahen hoxhallarët janë:

DRITAN MUSKURTI (shikoni profilin e tij kush është ne fb) FB i tij është me emrin ALBAN MUSKURTI një eudhu bilah që dërgon njerëz në umra se kush ka zemër me shku me këtë DEXHAL në umra, ai është spiun dexhal dhe ju nxjerr në pritë, i pa besë dhe tradhëtar. HIQENI nga SHOKËT bëni BLOCK.

NORA MUSKURTI një EUDHU BILAHE një DEXHALE (shikoni fb e saj cfarë mostre është). Ajo që e ndihmon me shajt hoxhallarë në Fb. HIQENI nga SHOKËT bëni BLOCK.

KADRI SHEHU një eudhu bilah një që nuk di a fal namaz apo jo një spiun i shikut që dihet për të tilla fitne. HIQENI nga SHOKËT bëni BLOCK. Të tre këto po bëjnë punën me përca hoxhallarët dhe fenë Islame. Po shpifin dhe akuzojnë për njerëz kudo familjar dhe jo familjar.

Duhet të bejmë një PETICION me firma tja dërgojmë POLICISË së SHTETIT, PROKURORISĒ dhe GJYKATËS  që këta 3 persona dhe kush mund të jetë tjetër që qëndron pas tyre, po cënojnë HAPUR SIGURINË KOMBËTARE duke futur njerëz në konflikt, dhe të marrin dënimin e merituar.

ALLAHU JU ARDHTË HAKUT dhe JU A PRISHTË GJITHË KURTHET E TYRE. AMIN AMIN AMIN".

Ora 18:03
Krimi në familje në mes të Tiranës, Report Tv siguron FOTON e viktimave

1661875340_Sequence03.01004514.Still054.jpg

Personat që shihni në foto kanë qenë viktimat të cilët mbetën të vrarë ditën e sotme në Tiranë. Viktimat janë identifikuar si Dritan Muskurti dhe gruaja e tij, Nora ata janë vrarë nga vëllai i Dritan Maskurtit, Arsen Maskurti i cili njihej si Hamza Maskurti. Uniformat blu po punojnë për kapjen e tij.

Ora 17:59
‘Varr mos paçit’, Ja çfarë shkruante në Facebook autori për vëllanë dhe kunatën që vrau sot në Tiranë

Hamza Kastrati, ka shkruar më herët një status në Facebook, ku tregonte për konfliktin që kishte me vëllanë dhe gruan e tij, që vrau sot.

"Ju që po përhapni zullum dhe fasad në tokë nëpërmjet facebook dhe Wast upit. Ju që keni facebook dhe Wastup të rremë apo që ja keni vjedhur FB-kun dikujt tjetër, jeni njëri nga këto persona visjana dada banore në Pogradec lagja industriale ndërtesa nr 28, Artur Xhukellari banor në Pogradec lagja industriale ndërtesa nr 28 i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Visjana letrat për burg i ka cështje ditësh, dhe dëmshpërblim gjithashtu.

Ti Dritan Muskurti i njohur si Alban Muskurti pronar i Noor Travel që dërgon njerëz në Umra në Arabi i bërë lanet (mallkuar) nga nëna me zemër e me shpirt, haram qumështi i nënës që merresh me të tilla akuza, shpifje, shantazhe, skuthurinash etj…

Ti Nora Muskurti bashkëshortja e Dritanit (Albanit) nga mllefi që ka për vjehrrën e saj që e ka bërë lanet. Këto që keni bërë ju i dinë të gjithë njerëzit, fisi, komshinjtë, shok, miq & dashamirës të gjithë i dinë cfarë keni bëre ju të dy burrë e grua, turp për Dritan Muskurti që flet kështu kundër vëllait të tij prej nëne, turp për Nora Muskurti, që flet kështu kundër kunatit të saj. Populli thotë: Ai që mundohet të hedh vëllain në gropë bjen vetë në gropë.

Nëna nëse vdes do vdes vetëm nga depresioni që po shkaktojnë këto individë familjes tonë dhe 10 familjeve të tjera që ju kanë hy në hak dhe ju kanë bërë zullum. Dhe për këtë gjë Dritan Muskurti, Nora Muskurti, Visjana Dada,  Artur Xhukellari do të mbajnë përgjegjësi para Zotit, shtetit dhe njerëzve. Pra i keni bërë zullum 11 familjeve ato familje kanë vellezër, xhaxhallarë, dajallarë, kushirinjë, që nuk ju a falin këtë që keni bërë se i keni prek nderin dhe krenarinë. Varr mos pacit kushdo qoftë pas këtyre profileve në facebook që nxirni dhe foto të të tjerëve në fb dhe foto fëmijësh, turp, a keni zemër ju a keni ndjenja tju vijë TURP, haram e pacit hallall nuk e keni sa të jemi gjallë dhe ky haram do tju shoqërroje dhe gjatë vdekjes.

Cështjen tuaj ja kemi lënë zotit të lartëmadhëruar dhe pastaj shtetit me institucionet përkatëse. Do tju vij dhe ju dita e dhënies së llogarisë. Amin. Ja Allah Ja Allah ja AllaH", ka shkruar ai. 

Postimi i autorit 
Ora 17:49
Vrau vëllanë dhe kunatën në qendër të Tiranës, del FOTO, ja kush është autori me 2 emra

1661874544_Sequence03.00322018.Still054.jpg

Ky është Arsen Muskurti, autor i tragjedisë në Tiranë. Ai vrau vëllanë Dritan Muskurti dhe gruan e këtij të fundit, Nora.

Ora 17:35
U vra nga vëllai në mes të Tiranës, zbulohet identiteti i viktimës! Autori në kërkim

1661872868_Sequence03.00290621.Still055.jpg

Report Tv ka mësuar se Dritan Muskurti është vrarë sot nga vëllai i tij, Arsen Muskurti . Ndërkohë, ka mbetur e vdekur si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur e vdekur edhe gruaja e tij. Arsen Muskurti është shpallur në kërkim nga policia.

"Më datë 30.08.2022, në rrugën "Islam Alla",  dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi A. M., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit D. M., 44 vjeç, dhe një shtetaseje tjetër, ende të paidentifikuar, (dyshohet bashkëshortja e shtetasit D. M.) të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor  nën drejtimim e Prokurorisë po punon  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia. 

Ora 17:13
Vrau vëllanë dhe kunatën në agjencinë e udhëtimit, Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes

1661872671_Screenshot6.jpg

Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes, aty ku vëllai ka vrarë me armë vëllanë dhe kunatën. Ngjarja e rëndë ndodhi në mes të Tiranës dhe në mes të ditës në agjencinë e udhëtimit në pronësi të viktimave. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca.