-
Mediat e Berishës marrin shkrimin e ‘Washington Examiner’ si ‘skandal’ por kush është autori i lajmit? U shkarkua me turp nga NSA, dërgonte foto të organit gjenital në internet
Një shkrim i botuar nga një media amerikane ‘Uashington Examiner’, që vetë thotë se është konservatore , fliste për një sistem gjobash që gjoja Charles McGonigal kishte krijuar në Shqipëri për politikanë por më së shumti për biznesmenët më të rëndësishëm të vendit, me shifra që kalonin ‘fantazitë më të shfrenuara’.
14 Shkurt 2023, 12:38 -
Pak protestues para Kuvendit, disa tentojnë të çajnë kordonin policor! Berisha kërcënon: Gati të futen në sallë, janë heronj, të enjten sërish këtu
Paralelisht me ‘luftën’ në seancë plenare Berisha kishte thirrur ‘fazën e dytë të Revolucionit’, protestë para Kuvendit. Një numër shumë i vogël mbështetësish iu përgjigj edhe këtë herë. Si për të justifikuar fjalën ‘revolucion’ ata i patën disa shashka dhe tymuese në drejtim të policisë. Ish-Kryeministri i quajti heronj dhe i ftoi sërish në seancën e së enjtes, këtë herë edhe të futen brenda nëse do të duan.
13 Shkurt 2023, 08:47 -
Dëshmitarja e preferuar e Berishës: E kam bërë m*t fare këtë punë, abuzoj shumë me alkoolin
Në një postim në twitter, Allison Guerrero, një prej dëshmitareve kryesore në çështjen McGonigal, dhe një nga personat kryesorë ku opozita shqiptare është mbështetur për të akuzuar kryeministrin Rama, ka shkruar se i vjen keq që ka abuzuar me alkoolin
12 Shkurt 2023, 17:20 -
Meta e Berisha e cilësuan super ‘bombë’ kundër Ramës, BILD ia ‘lë ngrehur’, fshin shkrimin për ‘McGonigal’
Një shkrim i gazetës gjermane ‘BILD’ u përkthye dhe me eufori e triumfalizëm u publikua në të gjithë mediat afër Berishës e Metës, ndërkohë që eksponentë të forcave të tyre politike e konsideruan si një super ‘bombë’ kundër Ramës kushtuar ish-zyrtarit rë FBI-së, Charles McGonigal.
10 Shkurt 2023, 18:10 -
Berisha jashtë kontrollit: McGonigal, Veliaj e ministra kanë bërë orgji në klube nate! Rama i kërkoi të hetonte gjoja atentatin ndaj Tom Doshit (VIDEO)
Arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal dhe akuzat për lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama, Sali Berisha tashmë i ka kthyer në kauzë të opozitës, për të cilën ka thirrur edhe një protestë. Nga dita në ditë ai e ka shfrenuar fantazinë duke i vendosur kësaj ngjarje teori konspirative, siç ishte rasti kur tha se FBI e ka marrë Edi Ramën në një ishull për tre ditë dhe po e merr në pyetje, sot ka folur për orgjira nëpër klube të errëta.
10 Shkurt 2023, 12:18 -
Ish agjentja e FBI-së: Pas pensionimit, McGonigal synonte të pasurohej përmes lobimit për interesa të huaja
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ish-agjentja speciale e Byrosë Federale të Hetimeve, Coleen Rowly, flet mbi rastin e ish zyrtarit të lartë të kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, i cili ditë më parë u arrestua nga autoritetet amerikane nën dyshimet se ka ndihmuar oligarkun rus, Oleg Deripaska, në shkelje të sanksioneve amerikane.
7 Shkurt 2023, 21:13 -
Ish- e dashura e zyrtarit të FBI e pranon se u pagua për intervistën kundër Ramës në Shqipëri
Ish-e dashura e zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, që trazoi Tiranën, Alison Guerrero, pranon se është paguar për intervistën kundër kryeministrit Edi Rama dhënë për mediat në Shqipëri.
7 Shkurt 2023, 20:44 -
‘McGonigal’, Partia e Lirisë merr akuzat e opozitës për Ramën dhe ‘ia faturon’ drejtësisë amerikane: Po shantazhon dëshmitarët, SPAK ta hetojë
Opozita në Shqipëri të shtunën e ardhshme ka thirrur një protestë mbarëkombëtare për atë që e quan ‘afera rama-McGonigal’. Sot ka dalë në një konferencë për mediat, Sekretari ti Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili akuzat e partisë që përfaqëson dhe të forcave të tjera opozitare thotë se i ka vendosur drejtësia amerikane.
7 Shkurt 2023, 14:16 -
Berisha: McGonigal ka qenë këmbëkryq në SPAK, takoi një prokuror për të më arrestuar
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ish-zyrtari i lartë i FBI -së, Charles McGonigal ka qenë në Prokurorinë e Posaçme dhe ka takuar disa prokurorë të rëndësishëm me qëllim për ta arrestuar
6 Shkurt 2023, 22:46 -
Çështja McGonigal dhe lidhja me Ramën, Begaj: Shumë mirë që opozita kërkon hetim! Duhet të kemi besim tek institucionet
Presidenti Bajram Begaj ka folur për herë të parë për çështjen Charles McGonigal, ish-shefin e zyrës së kundërzbulimit të FBI-së në New York, i cili është nën akuzë në SHBA dhe lidhjen me kryeministrin Edi Rama
6 Shkurt 2023, 21:27 -
Berisha gjithë inatin e ka me SHBA për ‘non gratën’, jo me Ramën e McGonigal
Askush të mos mendojë se Sali Berisha po shqetësohet për rezultatin e opozitës në zgjedhjet për pushtetin vendor që zhvillohen më 14 maj. Kjo është e sigurtë, pasi e di se nuk fiton dot përballë Edi Ramës
6 Shkurt 2023, 19:30 -
‘McGoningal’, Gështenja: SPAK të nisë hetimet për Ramën! Pëllumbi: Opozita kërkon ta përdorë si kauzë për zgjedhjet e 14-majit
Deputeti i Partisë Demokratike, thotë se kreu i qeverisë është përfshirë në një aferë korruptive e shton se kreu i qeverisë duhet të ishte i pranishëm në Kuvend për të zhvilluar interpelancë me opozitën. Sipas Gështenjës, Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe SPAK duhet të nisë hetimin penale
6 Shkurt 2023, 17:45 -
Çështja ‘McGonigal’, flasin ish kolegët e ish-zyrtarit të FBI: Akuzat janë të tmerrshme, u bë thjesht i pangopur! Byroja ‘në siklet absolut’
Bota e izoluar e agjentëve të kundërzbulimit të FBI-së u trondit muajin e kaluar kur një prej tyre, Charles F. McGonigal, dikur zyrtari më i lartë i kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, u akuzua për shitjen e aksesit tek zyrtarët rusë dhe shqiptarë në këmbim të qindra mijërave dollarëve cash.
6 Shkurt 2023, 17:37 -
Deputeti Çollaku vendos kushte për protestën e Berishës: Do marr pjesë nëse nuk sulmohet SHBA dhe Yuri Kim! Të jetë në fokus çështja McGonigal
Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku do të marrë pjesë në protestën e organizuar nga Sali Berisha më 11 shkurt, por ka disa kushte. Në një intervistë për Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, Çollaku u shpreh se duhet të ndalen sulmet ndaj SHBA dhe ambasadores Yuri Kim dhe të kenë në fokus vetëm skandalin e McGonigal.
4 Shkurt 2023, 13:40 -
Deputetët e opozitës sërish kërkesë në Kuvend: Duam mocion me debat për çështjen Rama - McGonigal! Të mos ketë limit kohor
Pas kaosit të shkaktuar në Kuvend në 2 seancat e shkuara, deputetët e opozitës kërkojnë sërish mocion me debat për çështjen e ish zyrtarit të FBI Charles McGonigal dhe takimet e tij me kryeministrin Edi Rama. Dokumenti është firmosur nga 19 deputetë ndërkohë që është kërkuar të mos ketë limit kohor.
3 Shkurt 2023, 15:00 -
E zbulon NYT, Departamenti i Drejtësisë në SHBA u njoftua nga vetë Nick Muzin për lobimin në PD 11 ditë para Charles McGonical! Opozita thotë e bëri Rama
Departamenti i Drejtësisë në SHBA është njoftuar për çështjen e lobimit në Partinë Demokratike nga vetë lobisti Nick Muzin, plot 11 ditë para se këtë ta bënte zyrtari i lartë i FBI, Charles McGonigal, siç thuhet në akt akuzën për të, fakt që nga opozita në Shqipëri konsiderohet si nisja e procesit të shkatërrimit të Partisë Demokratike me ndërhyrjen e Edi Ramës.
3 Shkurt 2023, 14:25 -
New York Times rrëzon akuzat: McGonigal s’e fshehu marrëdhënien me Ramën, kontaktoi me email e telefon zyrtar! E ftoi në zyrat e FBI! 225 mijë dollarët, jo ryshfet
Në një shkrim të botuar sot prestigjiozja amerikane ‘New York Times’ e bën të qartë se z. McGonigal ka përdorur kredenciale zyrtare, emailin zyrtar dhe telefonin zyrtar për të komunikuar me Ramën dhe qeverinë shqiptare dhe kjo është shumë e qartë se ai nuk kishte si qëllim ta fshihte këtë marrëdhënie.
3 Shkurt 2023, 12:43 -
Berisha printon shkrimin e ‘New York Times’ por 'nuk e lexon': Fundosi Ramën! Në botim rrëzohet akuzat për ryshfet dhe fshehje të takimeve
Sali Berisha ka dalë sot me një ‘printim të shkrimit’ të sotëm të Neë York Times, por qartë fare ka treguar se ai nuk e ka lexuar. Ai e ka konsideruar si një ‘goditje përfundimtare’ ndaj Ramës këtë shkrim pasi sipas tij tregon aferën korruptive të McGonical me Ramën, se sipas tij janë paguar 225 mijë dollarë për të shkatërruar opozitën shqiptare.
3 Shkurt 2023, 12:34