-
'Babalja'/ Relatori për çështjen e Ervin Salianjit, PD sulmon sërish Gjykatën e Lartë: Manipuloi procesin, i zhvendosni ligjet sipas dëshirës
Partia Demokratike ka sulmuar sërish Gjykatën e Lartë, pas sqarimit që dha për caktimin e relatorit Sokol Binaj në çështjen e Ervin Salianjit i cili kërkon pafajësinë për ‘Babalen’.
28 Janar, 16:07 -
Shorti për çështjen e Ervin Salianjit në Gjykatën e Lartë, reagon Bardhi: Akt i paprecedent, gjyqtarët mos të pranojnë të përdoren politikisht
Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me ndryshimin e trupës gjykuese të zgjedhur me short në çështjen në Gjykatën e Lartë për ish-deputetin e PD Ervin Salianji, ku është zgjedhur gjyqtari Sokol Binaj.
27 Janar, 15:17 -
Përçarja për Primaret në PD, Berisha e pranon: Ka debate, por duhet zbatuar Statuti, s’e vendos unë! Gjyqtari i ndërruar për Salianjin, militant i PS
Kreu i PD-së, nën akuzë prej më shumë se një viti për dosjen “Partizani”, pranon se ka kundërshti të brendshme, por thotë se vendos Këshilli Kombëtar. Akuzon Ramën se ndryshoi gjyqtarin e çështjes së Salianjit, duke vënë Sokol Binajn. Kërkon që Diaspora të votojë me dokumentet biometrike që disponon. Sulmon kryeministrin për vjedhjen e idesë së Bankës Shtetërore
27 Janar, 13:20 -
'Babalja'/ Caktohet relatori për Salianjin, ish-deputeti e PD ‘mobilizohen’ në sulme kundër Sokol Binajt: U manipulua procesi, militant i PS! Gjykata e Lartë sqaron të vërtetën
Salianji kërkon pafajësinë në Gjykatën e Lartë, por demokratët janë mobilizuar në sulme ndaj relatorit Sokol Binaj. Salianji dhe PD pretendojnë se procesi është manipuluar dhe është ndërruar gjyqtari, por Gjykata e Lartë sqaron se çështja i kaloi automatikisht Binajt, pasi është gjyqtari që ka shqyrtuar kërkesën e parë për pezullim të ekzekutimit të vendimit.
27 Janar, 12:20 -
'Ceremonia e Trump u ndoq dhe në burgun e Fierit', letra e Salianjit nga qelia nr.6: Më 11 maj njerëzit do i thonë Ramës se ekzistojmë dhe jemi këtu
Në letrën e tij, Salianji bën një krahasim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se atje drejtuesit e kuptojnë që pushteti buron nga populli. Ai përmend me interes të veçantë inaugurimin e presidentit Donald Trump, një ngjarje që, sipas tij, është ndjekur me vëmendje edhe nga të burgosurit në Fier.
26 Janar, 20:34 -
Ervin Salianji feston ditëlindjen në qeli, Ina Zhupa: Sot nuk është me demokratët, qëndron atje si i burgosur politik
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, feston sot ditëlindjen e 37-të, teksa ndodhet në burgun e Fierit. Teksa ka uruar ish-deputetin, Zhupa përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, ku shkruan se Salianji këtë herë po e feston ditëlindjen i mbyllur.
16 Janar, 19:54 -
Asnjë provë për përfshirjen e Olsit në dosjen 'Xibraka'! Rama paralajmeron padi edhe për Bardhin për kallëzim të rremë: Një “Babale 2”
Kryeministri Edi Rama paralajmeron padi për Gazmend Bardhin për krijimin e rrethanave të kallëzimit të rremë lidhur me akuzat e tij për lidhjen e Olsi Ramës me dosjen Xibraka. Për dosjen pak ditë më parë SPAK deklaroi se nuk kanë asnjë lidhje
12 Janar, 12:12 -
Frrok Çupi: Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?
Saliu u ngrit në mëngjes para dy ditësh dhe iu drejtua burgut të Fierit. ( Në një imazh si kali i Jakup Ferrit). Nuk i interesonte aspak nëse aty brenda do të ishte Salijanji apo çfarëdo Sali- Ane tjetër. Nuk e vërejtët një moment kur ky urdhëron Mulin të mbajë distancë dhe Saliu mori pamje pikëlluese, si hije pak e shtrembër dhe i kërrusur.
11 Janar, 15:47 -
Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t'a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në burg?
Sali Berisha, i pandehur për korrupsion, i shoqëruar nga Flamur Noka me dosje në SPAK, u shfaq dy ditë më parë në burgun e Fierit, për të vizituar Ervin Salianjin, me të cilin u përlesh tre vite më parë për selinë e PD-së.
11 Janar, 15:09 -
Ervin Salianji letër nga qelia 6: Turinjtë e varur të qeverisë dhe garancitë që jep opozita
Shpallja nga Ministria e Brendshme se janë mbi 3.7 milionë votues për zgjedhjet e ardhshme dhe nisja e punës me listën që zyrtarisht do të afishohet në mars, pas regjistrimit të emigrantëve apo ankesave të ndryshme, është si të thuash nisja nga ana zyrtare dhe burokratike e fushatës.
11 Janar, 11:23 -
Berisha i shkon Ervin Salianjit në burg i çon librin e Franc Kafkës: Takova deputetin e dënuar se i shërbeu vendit
Sali Berisha ka shkuar sot në ambientet e burgut të Fierit për t'u takuar me Ervin Salianji, ish deputetin demokrat, i cili po vuan dënimin për kallëzimin e rremë lidhur me dosjen Babale
9 Janar, 13:18 -
Salianji në burg, Gjergj Luca ‘kërkon’ t'i zërë vendin si drejtues politik i Elbasanit: Jam treguar burrë jo si këta lëpirësat me korrespondencë (VIDEO)
‘Kërcen Gazi, kërcen Agroni, kërcen Jorida por kërcen më mirë Gjergj Luca. Meqënëse Ervin Salianji është në burg dhe i Elbasani ka mbet bosh, dua emrin në listë i pari se jam treguar burrë e të kam qëndruar përballë jo si këta lëpirësat me korespodencë që kur kërcejnë nuk dinë ta dredhin belin por mbeten amator o doktor...', thotë Luca.
30 Dhjetor 2024, 19:44 -
Protesta e opozitës, Ervin Salianji reagon nga qelia nr.6: Rama ka bllokuar jo vetëm rrugët e Tiranës, por edhe të Shqipërisë
Në një kohë që opozita është duke zhvilluar një protestë në Tiranë, duke bllokuar disa akse rrugore, ka ardhur një reagim nga ish deputeti i PD, Ervin Salianji.
23 Dhjetor 2024, 19:21 -
3 muaj në qelinë 6 në Fier, Salianji reagon për mandarinat me pesticide: Vidhen fondet e BE, fermeri në mëshirë të fatit
Prej 3 muajsh në qelinë numër 6 në burgun e Fierit, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, i dënuar për kallëzim të rremë për çështjen “Babale”, komentoi në postim në Facebook, çeljen e grupkapitujve të radhës në rrugën integruese të Shqipërisë.
21 Dhjetor 2024, 12:06 -
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
Ish-kryeministri që ndodhet nën akuzë dhe i pandehur për aferën në dosjen “Partizani”, nuk i kurseu akuzat ndaj Drejtësisë së re dhe Qeverisë, si të lidhura me njëra-tjetrën, me qëllim goditjen e qytetarëve, shkeljen e të drejtave të tyre dhe sulmit ndaj opozitës. Akuzon qeverinë e Ramës dhe Drejtësinë se po burgosin gazetarë dhe lidershipin e opozitës
18 Dhjetor 2024, 12:33 -
Ervin Salianji: Rama si Hibatullah Akhundzada! Për kushtetutë imponon karakterin e tij, për qeveri personalitetin e tij
Në 34 vite në Shqipërinë post-komuniste, një forcë politike mund të kishte bërë shumë gjëra. Mund të kishte qeverisur, mund të kishte sjellë rezultate, mund të kishte humbur, mund të kishte kaluar shumë kohë në opozitë. Mund edhe të mos kishte mbijetuar.
15 Dhjetor 2024, 14:03 -
PD feston 34-vjetorin, Berisha ‘thur lavde’ për dhëndrin, Metën dhe ish-‘miqtë’ e tij të ndjerë Olldashi, Pashko, Hajdari dhe Bogdani
Para të pranishmëve mbajti fjalim edhe kryetari i partisë Sali Berisha, nën akuzë për dosjen “Partizani” nga SPAK. Ish-kryeministri i thuri lavde aleatit të tij Ilir Meta që ndodhet i arrestuar, Ervin Salianjit i burgosur dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi, që sipas tij po përballen me ‘regjimin diktatorial’ me sakrificat e tyre. Kujton dhe Arbnorin, Nishanin, Spahinë dhe Bogdanin
11 Dhjetor 2024, 21:03 -
PD përkujton 34-vjetorin e themelimit, Salianji mesazh nga qelia: Do jemi bashkë për të festuar triumfin e së mirës mbi të keqen
Partia Demokratike, kujtoi 11 dhjetorin e 1990 kur 34 vite më parë u krijua forca e parë opozitare. Në ceremoni u nda edhe një mesazh i ish-deputetit Ervin Salianji, i cili ndodhet në burg.
11 Dhjetor 2024, 20:20