-
Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat vitet e fundit! Esencë-Report Tv
Nga Ilir Meta i arrestuar në tetor të vitit 2024, deri te Koço Kotta ish Kryeminister i arrestuar ne vitin 1945, cilët ishin dhe cilët janë politikanët shqiptarë që provuan prangat, burgun, arrestimet dhe gjykimet?
25 Nëntor 2024, 20:18 -
'Të rezistojmë, të ngremë krye', Salianji letër nga burgu, kërkon drejtësi për Martin Canin: Asgjë nuk vjen vetë! Aq më keq po t’ia lësh në dorë kryeministrit
'Nuk mundem as ta imagjinoj se si ndihen prindërit e Martinit. Ama në ekran pashë se i ati dhe e ëma u shfaqen me një kurajo të jashtëzakonshme. Dhe me një mesazh frymëzues. As histeri, as thirrje për hakmarrje', shkruan nga burgu Salianji.
23 Nëntor 2024, 18:05 -
Apeli zbardhi vendimin, Ervin Salianji reagon nga Burgu i Fierit: Gjykata na mëson se si bëhet politikë, asnjë provë dhe argument ligjor! 50 ditë në burg me urdhër të Ramës
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianjit, jep pretendimet e tij pas zbardhjes së Vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila e dënoi me 1 vit heqje lirie për dosjen “Babale”, me veprën “kallëzim i rremë”
18 Nëntor 2024, 11:45 -
Fitorja e Trump/ Salianji letër nga qelia: Triumfi i tij ishte i jashtëzakonshëm! Edhe në Shqipëri ka sulme dhe tentativa për të asgjësuar kundërshtarin
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka shkruar nga qelia një letër në lidhje me fitoren e Donald Trump si president i SHBA-ve. Sipas Salianjit, Trump nuk mundi thjesht një kundërshtare të partisë tjetër, por fitoi mbi superstrukturën që po konsolidohej në demokracinë më të fuqishme të botës
17 Nëntor 2024, 12:26 -
Ervin Salianji reagon nga Burgu i Fierit: Skandal, Spiropali nuk dërgon në SPAK hetimin e TIMS! Ndaj më burgosën, kamikaze e Ramës
Ish-deputeti demokrat bën reagimin e radhës, pas burgosjes dhe dënimit me 1 vit burg për dosjen “Babale”. Akuzon se Spiropali e mbyll në sirtar, Salianji e firmos dhe dërgon nga burgu kallëzimin për “TIMS” në SPAK: Një nga arsyet e burgosjes time politike është dhe zbulimi i manipulimeve me TIMS për të ndihmuar krimin e organizuar
14 Nëntor 2024, 09:33 -
U dënua për ‘Babalen’/ Denoncimi i Bardhit: Skandal, Gjykata e Apelit po vonon zbardhjen e vendimit ndaj Ervin Salianjit! Po pengohet rekursi, regjim totalitar
Burgosja politike e Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Ervin Salianji, po shoqërohet edhe me një skandal tjetër nga Gjykata e Apelit. Kështu u shpreh sot, kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi. Ai i bën thirrje Ramës dhe Xhafajt që të lejojnë zbardhjen sa më shpejt dhe në kohë të vendimit, duke shtuar se gjyqtarët nuk kanë asnjë argument ligjor
11 Nëntor 2024, 12:54 -
‘Reagim nga kabina telefonike e Burgut të Fierit!’, Ervin Salianji për aksidentimin e 8-vjeçarit në Peqin dhe protestën e banorëve: Jeta në këtë vend është zhvlerësuar!
Ish-deputeti i dënuar me 1 vit burg për dosjen “Babalja”, reagon për ngjarjen e rëndë të humbjes së jetës së fëmijës 8-vjeçar. Postimi në Facebook: Shqetësim jetik i banorëve të Pajovës, dhjetëra qytetarë po vdesin në aksidente dhe nga plumbat! olicia të vendosë menjëherë tabelat, mbikalimet dhe infrasktrukturën për të siguruar jetët e banorëve
8 Nëntor 2024, 16:46 -
Berisha rikthen Topallin, e emëron koordinatore për diasporën përballë Ballës! Alizoti zëvendëson Salianjin në Elbasan! Fisnik Qosja për Kavajën e Rrogozhinën
PD ka bërë disa ndryshime lidhur me drejtuesit në qarqe, pas arrestimit të Ervin Salianjit. Në Elbasan, kreu i PD-së Berisha ka vendosur që të jetë Tomor Alizoti si drejtues qarku, ndërsa për diasporën koordinatore do të jetë ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli. Sakaq, në Kavajë dhe Rrogozhinë do të jetë Fisnik Qosja.
5 Nëntor 2024, 16:24 -
Edison Ypi: Versioni më i mirë i vetes
Për shembull, s'është çudi që, për motive gerontologjike, Sali Kulla zileps moshën dhe energjinë e Nul Mokës. Ja plotësoj me kënaqësi këtë dëshirë Sali Kullës. Ja hap Sali Kullës kafkën. Ja heq gjysmën e trurit. Ja hedh qenve. Dhe u kry. Nga ai moment Sali Kulla nuk është më Sali Kullë, por Nul Mokë
3 Nëntor 2024, 15:44 -
Atentati i Shkodrës/ Salianji letër nga qelia: Qeveria i shkel syrin kriminelëve për kalkulime elektorale! Ne do çmontojmë bandat dhe çdo pupac që i shërben atyre
Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar nga qelia e burgut për ngjarjen e ndodhur në Shkodër, atentati me 3 të vrarë dhe një të plagosur ditën e mërkurë. Vë në dukje edhe “qëndrimin e qeverisë në raport me krimin”
31 Tetor 2024, 17:30 -
Opozita vijon 'mosbindjen civile' në Kuvend! Të përjashtuarit përplasen me gardën, karriget jashtë, këmbëkryq në oborr! Të tjerë bllokojnë foltoren!
Opozita vijoi edhe sot aksionin e mosbindjes civile në Kuvend. Deputetët e PD të cilët janë të përjashtuar nuk u lejuan të hyjnë në kuvend, ndërsa të tjerët që ishin pa masë ndëshkimore fillimisht u vendosën para foltores dhe më pas morën karriget dhe i nxorrën jashtë. E gjithë kjo nuk e ndali maxhorancën të vijojë punën parlamentare normale duke votuar pr/ligjin për “Kërkimin Shkencor”, dhe zgjatjen e veprimtarisë së Komisionit Hetimor në shëndetësi. Alibeaj: Merrni masa të kthehet normaliteti! Spiropali: Ulemi, por jo të djegim karrige
31 Tetor 2024, 08:04 -
Salianji letër nga burgu i Fierit eurodeputetëve e ambasadave në Tiranë: Unë i burgosur politik, më asgjësoi Rama për zgjedhjet 2025! Mbrojti trafikantin e drogës
Ish deputeti demokrat, i dënuar me 1 vit burg për dosjen “Babale”, i shkruan nga qelia e Burgut të Fierit ndërkombëtarëve: Po skadon edhe afati i Apelit, vendimi i pazbardhur
29 Tetor 2024, 11:47 -
'Po shkruaj nga një kënd i qelisë nr.6', Ervin Salianji: Një hap më shumë drejt Brukselit, melhelm për Shqipërinë
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji nuk ka ngurruar t’i kushtojë disa rreshta zhvillimeve të fundit të politikës, ku Shqipëria ka çelur kapitullin e parë për integrimin në Bashkimin Europian.
26 Tetor 2024, 13:16 -
‘Free Berisha’, PD protestë në Parlamentin Europian, 'harron' Metën: Opozita e burgosur, qeveri teknike! Dogjani për Report Tv: BE t’i kërkojë llogari Ramës
Demokratët e zhvendosën protestën e tyre kundër Edi Ramës përpara Parlamentit Evropian. Ata denoncuan arrestimin e Berishës dhe Salianjit, por nuk u përmend burgosja e Ilir Metës. Deputetët po ashtu zhvilluan takime me zyrtarë të lartë në Strasburg për t’u ankuar për qeverinë.
23 Tetor 2024, 09:43