-
Vlorë/ 1 vit nga ekzekutimi me snajper i Gëzim Sinomatit në ballkonin e banesës së tij, ngjarja ende pa autor
Ditën e sotme 7 janar 2025 është bërë një vit nga atentati me snajper ndaj Gëzim Sinomatit, djalit të Sokol Sinomatit i njohur ndryshe me nofkën ‘Buzderri’, ndërsa policia ende nuk ka një autor për ngjarjen.
7 Janar, 10:09 -
Speciale/ Ngjarjet kriminale që tronditën vitin 2024! Nga vrasja e djalit të ‘Buzëderrit’, tek Martin Cani e masakra e Dobraçit me 4 viktima
Gazetari i Report Tv sjell në një kronikë speciale ngjarjet më të rëndësishme që shënjuan vitin që lamë pas në fushën e rendit dhe të sigurisë. Viti 2024 u shënua me 41 vrasje, e me largimin e Taulant Ballës nga posti i Ministrit të Brendshëm dhe emërimin e Ervin Hoxhës. Për herë të parë në historinë e policisë së shtetit drejtuesit kryesorë u zgjodhën me garë
2 Janar, 15:31 -
I gëzohet amnistisë vetëm pak orë, Sokol Sinomati i njohur si 'Buzëderri' la qelinë në Fushë-Krujë dhe u arrestua sapo u fut në Vlorë
Sokol Sinomati, i njohur ndryshe si "Buzëderri", babai i të riut Gëzim Sinimati, i cili u ekzekutua me snajper në janar në Vlorë, atentat akoma i pazbardhur, është një nga personat që përfitoi nga amnistia penale, duke përfituar lirinë të mërkurën
25 Prill 2024, 12:27 -
Baza e armëve në Vlorë, snajperi dyshohet se u përdor për vrasjen e Gëzim Sinomatit! Report Tv sjell pamjet, banesa e survejuar me kamera
Pas zbulimit të depos së armatimeve në Babicë të Vlorës, policia dyshon se snajperi i zbuluar mes armëve të tjera, dyshohet se është përdorur për ekzekutimin e Gëzim Sonomatit. 35-vjeçari i arrestuar ka kyçur gojën para Policisë. Report Tv ishte në banesën ku u zbulua baza e armatimeve, ndërsa dallohet se monitorohej nga kamera.
8 Mars 2024, 10:32 -
Ekzekutimi me snajper i Gëzim Sinomatit në Vlorë, Balla: Është angazhuar Rrumbullaku për hetimin! Jemi pranë zbardhjes së ngjarjes së rëndë
Balla tha se për hetimin e ngjarjes së rëndë ku u ekzekutua 23 vjeçari Gëzim Sinomati në Vlorë, është angazhuar personalisht drejtori i policisë Muhamet Rrumbullaku dhe theksoi se në pistën e parë kryesore që policia do të ketë, do të kryejë dokumentimin e ngjarjes dhe arrestimin e autorëve.
19 Janar 2024, 12:07 -
Ekzekutimi me snajper i Gëzim Sinomatit në Vlorë, policia: 30 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion për autorët
Policia e Vlorës ofron 30 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion që do të ndihmojë në identifikimin e autorit/ëve të ekzekutimit me snajper të Gëzim Sinomatit. 23 vjeçari u ekzekutua mbrëmjen e 7 janarit 2024 në lagjen “Hajro Çakërri”.
13 Janar 2024, 22:42 -
Vrasja me snajper e Gëzim Sinomatit në Vlorë, makina e autorëve ishte vjedhur në Shkodër! Edhe targat ishin të vjedhura
Hetuesit kanë në dorë një provë të re për ekzekutimin me snajper të Gëzim Sinomatit, djalit të ish-anëtarit të bandës së Gaxhait, i njohur me nofkën “Buzëderri”. Me zbulimi se makina e tyre që u gjet e djegur pas atentatit është vjedhur në Shkodër, policia ka shpresë se përmes kamerave të sigurisë mund të identifikojë autorët e përfshirë në vrasje.
12 Janar 2024, 11:50 -
Vrasja me snajper e Gëzim Sinomatit, Report Tv: Disa të arrestuar për ekzekutimin në Vlorë
Burime për Report Tv bëjnë të ditur se për vrasjen e Gezim Sinomatit në Vlorë, janë arrestuar disa persona megjithatë, akoma nuk dihet zyrtarisht nëse janë arrestuar ekzekutuesit, apo ndihmësit e tyre. RENEA bastisi në 48 orët e fundit të gjitha shtëpitë e eksponentëve të krimit.
11 Janar 2024, 12:02 -
Atentati në Vlorë, autorët e ekzekutimit të Gëzim Sinomatit dyshohet se fshihen brenda në qytet! RENEA skanon çdo makinë në hyrje e dalje
Përgjatë 24 orëve të fundit janë kontrolluar me dhjetëra vende dhe hapësira, magazina dhe shtëpi të braktisura që dyshohej se mund të fshihen bashkë me makinën që u larguan nga vendi i ngjarjes, por nuk janë lokalizuar.
10 Janar 2024, 14:03 -
Vrasja me snajper e Gëzim Sinomatit, ‘RENEA’ blindon Vlorën! Pamje nga kontrollet
Pas vrasjes me snajper të 22-vjeçarit Gëzim Sinomati, RENEA ka blinduar Vlorën dhe po ushtron kontrolle. Prej të hënës, kryepolici Muhamet Rrumbullaku ndodhet në Vlorë, ndërsa ka ngritur edhe një grup të posaçëm hetimor.
10 Janar 2024, 12:10 -
Blindohet Vlora! ‘Buzëderri’ nga burgu në varrimin e të birit Gëzim Sinomati! E shoqërojnë 100 policë! 23-vjeçari u ekzekutua nga qitës profesionist
Nuk ka ende prova për zbulimin e autorëve që ekzekutuan Gëzim Sinomatin, por ceremonia e varrimit të tij, u shoqërua më masa të larta sigurie nga policia, për shkak të pranisë së babait të tij Sokol Sinomati. Ish pjesë e bandës së Gaxhait, Sinomati i madh mori leje nga burgu për të varrosur të birin që ia vranë ndërsa ai e po priste në Vlorë deri kur do të liroheJ
9 Janar 2024, 08:37 -
EKSKLUZIVE/Atentati në Vlorë, foto e Gëzim Sinomatit, u vra me snajper në ballkon! Dritat u fikën për 10 minuta! I riu mbante emrin e xhaxhait të vrarë në 1997
Policia nuk ka rënë ende në gjurmë të autorëve të atentatit me snajper ndaj Gëzim Sinomati, por po hetohet në dy pista: Në atë të hakmarrjes për shkak të krimeve të së kaluarës nga Sinomatët, dhe në fushën e drogës, jashtë vendit në Belgjikë. Mbrëmjen e djeshme dritat u fikën për 10 minuta kur ndodhi vrasja e 23 vjeçarit i cili kur lindi, prindërit i vendosën emrin e xhaxhait të tij të vrarë në 1997.
8 Janar 2024, 15:17 -
Vlorë, plumb në kokë 23 vjeçarit në ballkon, po pinte cigare! Dyshohet se u ekzekutua me snajper, qitja u bë nga 'BMW'! 2 persona ndihmuan autorin të largohej
Policia vijon hetimet për të zbardhur ekzekutimin e tipit mafioz të 23-vjeçarit Gëzim Sinomati. I riu u qëllua me snajper në ballkonin e banesës në Vlorë ku kishte dalë të pinte cigare. Një plumb i mori jetën, ndërsa pas vrasjes u fikën dritat në zonën përreth. 14 persona janë shoqëruar deri tani. Mjeti i autorëve u djeg në lagjen 24 Maji, por arma e krimit nuk është gjetur.
8 Janar 2024, 07:13 -
Vlorë, 23 vjeçari ekzekutohet në ballkonin e banesës, dyshohet se u qëllua me snajper! Sapo ishte kthyer nga Belgjika! Autorët djegin makinën (EMRI+ VIDEO)
Një ekzekutim tipik mafioz ndodhi mbrëmjen e sotme në Vlorë. 23 vjeçari Gëzim Sinomati u ekzekutua sapo ka dalë në ballkonin e banesës së tij në katin e tretë të një pallati në lagjen “Hajro Çakërri”. Viktima, është djali i Sokol Sinomatit ish-anëtarit të bandës së Gaxhait. 2 vite më parë, xhaxhait të tij i vunë tritol në makinë.
7 Janar 2024, 22:07