-
Kronikë
Me 170 km/orë, radari 'kap' shoferin 24-vjeçar! Policia apel shoferëve: Mos 'fluturoni' në rrugë, respektoni rregullat!
Policia Rrugore bën me dije se u parandalua edhe një aksident i mundshëm, pasi një 24-vjeçar nga Korça u konstatua duke ecur në rrugën Tiranë-Elbasan me shpejtësi 170 km/orë.
14 Qershor 2021, 18:04 -
Kronikë
Aksidentet me dëme deri 30 mijë lekë zgjidhen me mirëkuptim, nëndrejtorja e AMF: Dëmshpërblimet do të bëhen për 14 ditë
Nga data 1 korrik 2021 kur hyn në fuqi ligji i ri për sigurimin e mjeteve, të gjitha aksidentet me dëme me vlerë deri në 30 mijë lekë, do të zgjidhen me mirëkuptimin e palëve pa nevojën e policisë. Nëndrejtorja Ekzekutive e AMF Mimoza Kaçi sqaron për Report TV lehtësitë dhe ndryshimet që janë bërë në ligjin e ri, kur koha e dëmshpërblimit nuk do jetë më 30 por 14 ditë.
3 Qershor 2021, 16:29 -
Kronikë
Vëzhgimi i 'Report Tv'/ Drejtori i Policisë Rrugore: Trafiku nga punimet! Do të ketë prezencë të shtuar të policisë në akset rrugore për rritjen e sigurisë
Drejtori i Policisë Rrugore, Edmond Tarkaj thotë se punimet brenda dhe jashtë Unazës së Madhe në kryeqytet kanë ndikuar në lëvizjen e mbetjeve duke rënduar trafikun. Report Tv ditët e fundit solli një panorama të plotë të kaosit nëpër rrugët e Tiranës, ku shoferëve iu duhet të presin më orë në trafik.
21 Maj 2021, 13:01 -
Të dhënat e INSTAT, ulet me 2/3 vdekshmëria nga aksidentet rrugore në një dekadë
Nga të dhënat zyrtare të INSTAT-it, rezulton se para një dekade u regjistruan 322 vdekje në vit nga aksidentet rrugore. Ndërsa vjet u regjistruan vetëm 181 vdekje – një ulje prej 44%. Por kur llogaritet vdekshmëria si raport i vdekjeve me numrin e automjetevet në qarkullim, ulja është dramatike – plot 68% (shihni grafikun shoqërues).
10 Shkurt 2021, 15:54 -
Bilanc i rëndë viktimash nga aksidentet, Ismaili për Report Tv: Sjellja e drejtuesve të mjeteve, arsyeja kryesore! Vetëm për përdorimin e celularit janë ndëshkuar mijëra
Shifra të frikshme të viktimave dhe personave të plagosur, janë raportuar për shkak të aksidenteve rrugore gjatë muajit janar të këtij viti. Shefi i Sigurisë Rrugore në Policinë e Shtetit theksoi se bazuar në analizimin e të dhënave, faktorët kryesor kanë qenë faktorët njerëzor, për shkak të moszbatimit të normave të sjelljes nga përdoruesit e rrugës.
4 Shkurt 2021, 18:27 -
Bilanc ‘lufte’, 12 viktima nga aksidentet rrugore në dy javë! Shkak shpejtësia dhe parakalimet e gabuara
Fillimi i vitit 2021 ka qenë fatale për shumë persona të cilët kanë humbur jetën në aksidente rrugore. Vetëm në 2 javët e para të këtij viti janë regjistruar 9 aksidente ku kanë humbur jetën 12 persona. Këtë të dielë një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën ku një makinë përplasi për vdekje një 6-vjeçare në derë të shtëpisë.
17 Janar 2021, 21:49 -
Viti 2021 fillon me viktima në aksidentet rrugore, eksperti: Shkaqet më të shpeshta, shpejtësia dhe parakalimi i gabuar (VIDEO)
Katër të vdekur dhe 7 të plagosur si pasojë e aksidenteve rrugore, ky është bilanci i një dite në të gjithë vendin. Report TV siguron pamjet e aksidentit në Elbasan, në të cilin vdiq një pasagjerë. Ekspertët theksojnë se shkak kryesor vijon të mbetet shpejtësia dhe parakalimi i gabuar.
4 Janar 2021, 16:11 -
Aksidentet rrugore në rritje, ekspertët e qarkullimit: Moshat e reja shkaktarët kryesorë, ecin me shpejtësi dhe nën ndikimin e alkolit
Aksidentet e muajve të fundit të cilat kanë ardhur në rritje kanë për autorë kryesorë moshat e reja. Sipas ekspertit të sigurisë rrugore Artur Sulçe, sjellja e drejtuesit është faktor kryesorë i aksidenteve me pasoja të rënda.
20 Tetor 2020, 20:33 -
-
Me shpejtësi 166 km/h në Tiranë, radari i kap mat, 9 shoferëve u hiqen patentat (VIDEO)
"Mos nxitoni për të arritur fundin, vetëbesimi i tepruar dhe neglizhenca ndaj kufizimeve dhe rregullave të qarkullimit rrugor, mund të sjellë pasoja fatale dhe të pariparueshme për ju dhe përdoruesit e tjerë të rrugës".
14 Qershor 2020, 07:22 -
Çfarë përmban 'testi i idiotit' që pritet t'i nënshtrohen shoferët e rrezikshëm shqiptarë?! 'Sa datëlindje kanë njerëzit...?' (VIDEO)
Një ditë pasi ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj propozoi si pjesë të ndryshimeve në Kodin Rrugor aplikimin e “testit të idiotit” ReportTV ka mundur të sigurojë disa pyetje të këtij testi. Testi ka 50 pyetje elementare që tregojnë nivelin psikologjik të drejtuesve të automjetit dhe që aplikohet në disa vende të BE. Nëse nuk kalohet testi, hiqet patenta.
18 Janar 2020, 17:17 -
Drejtori i DPSHTRR: Kamera në çdo makinë autoshkolle! Shumë shpejt 'Auto Moto Park' për të 'çmendurit' pas shpejtësisë (VIDEO)
Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, në një prononcim për Report Tv është shprehur se situata problematike me aksidentet në rrugë dhe sjelljet jo të mira, lidhet edhe me pajisjen me patentë të personave që nuk e kanë merituar. Tashmë sipas Gonxhes,
17 Janar 2020, 11:41 -
Shifrat/ Muajt, ditët dhe orët kur ndodhin më shumë aksidentet në Shqipëri (FOTO)
Qarku që kryeson për numrin më të lartë të aksidenteve rrugore, është i i Beratit, duke vijuar me Dibrën, Durrësin, Elbasanin, Fierin, Gjirokastrën, Korçën, etj. Ndërsa Tirana ndodhet e parafundit për nga numri i aksidenteve, duke u përmbyllur me qarkun e Vlorës, me më pak aksidente rrugore. Megjithatë. më s
17 Janar 2020, 11:00 -
'Dy pikat rrugore që kanë patur më shumë aksidente fatale', Veliu: Shumëfishim gjobash për drejtuesit (VIDEO)
Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu paralajmëroi se për shkak të aksidenteve të shumta rrugore do të ndërmerren masa për parandalimin e tyre. Sipas Veliut do të ketë shumëfishimin gjobash për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kryejnë shkelje. Gjobat do aplikohen në rastet e përdorimit të celularit gj
17 Janar 2020, 10:52 -
Balluku: Do të ngremë qendrën e menaxhimit të trafikut (VIDEO)
Ministrja e Infrastrukës Belinda Balluku u shpreh se viti 2020 duhet të jetë një viti i sigurisë rrugore. Balluku u shpreh se duhet të merren masa shtesë për ata që kryejnë shkelje në rrugë. Ministrja është ndalur edhe tek detyrat e ARRSH duke thënë se duhet të krijohen rrugë me standarde evropiane në mënyr&am
17 Janar 2020, 10:46 -
Propozimet për sigurinë në rrugë/ Deri në 80 mijë lekë gjobë për celularin në timon, testi i 'idiotit' për shoferët e rrezikshëm (VIDEO)
Aksidentet rrugore vrasin 5 herë më shumë se krimi. Lleshaj: Do rritet gjoba për përdorimin e celularit, testi “Idiotit”. Balluku: 56 milion euro dëme në rrugë nga aksidentet në 2019. Veliu: Më shumë aksidente në rrethrrotullimet TEG dhe Kolonjë
17 Janar 2020, 10:37 -
Celulari shkaktar për 60% të aksidenteve! Rritja 10-fish e gjobës 'fle' në Kuvend...Në Itali, ndëshkimi 1700 € (VIDEO)
Kërkesa e Policisë Rrugore për të ndëshkuar më ashpër shoferët që në vend të timonit mbajnë celularët, prej një viti "fle" në parlament. Ndërsa aksidentet me pasoja të rënda janë shtuar, vendi fqinj Italia parashikon që shoferët me telefon t'i ndëshkojë deri në 1700 euro, Shqipëria i ndëshkon 10 euro.
7 Janar 2020, 14:24 -
SPECIALE/ Shpejtësi dhe çmenduri, telefon e alkool! 'Aventurat' në rrugë morën 221 jetë në aksidente...Të pagdhendur me 150 gjoba në vit!
221 jetë të humbura, 263 të plagosur në 1474 aksidente rrugore. 217 aksidente më pak krahasuar me vitin 2018. Shkaqet: Shpejtësia, telefoni,alkooli, shkelja e rregullave, sjellja e këmbësorve. Ismaili: Drejtuesit të padisiplinuar, ka nga ata me 150 gjoba në vit
31 Dhjetor 2019, 21:35 -
INSTAT: Aksidentet me vdekje rriten me 8.3%, faji i drejtuesve dhe i të rinjve deri në moshën 24 vjeç
Insituti i Statistikave bëri të ditur se në muajin tetor 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 25 persona nga 16 persona të vdekur në Tetor 2018. Në dhjetëmujorin e 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 182 persona nga 168 persona në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje prej 8.3%.
21 Nëntor 2019, 16:25 -