SPECIALE/ Shpejtësi dhe çmenduri, telefon e alkool! 'Aventurat' në rrugë morën 221 jetë në aksidente...Të pagdhendur me 150 gjoba në vit!

2019-a përmbyllet me një bilanc tragjik të jetëve të humbura në aksidente rrugore, ku në një muaj kanë gjetur vdekjen mesatarisht 18 persona. Viti që lëmë pas shënoi në total në të gjithë Shqipërinë 221 jetë të humbura, 263 të plagosur në 1474 aksidente rrugore. Krahasuar me vitin 2018 janë 217 aksidente më pak.

 “Ngjarjet rrugore kanë një impakt mjaft të ndjeshëm në opinonin publik për vetë pasojat që sjellin për përdoruesit e rrugës dhe për shtetasit në tërësi. Natyrisht ngjarjet rrugore nuk kanë shkaqe ndodhin , por ekzistojnë disa faktorë objektiv dhe subjektiv në ardhjen e tyre. Në bazë të statistikave dhe studimeve të bëra gjatë vitit 2019, faktorët e ngjajeve rrugore kanë qenë së pari: tërheqja e vëmendjes e drejtuesve të mjetit gjatë drejtimit të mjetit, së dyti shpejtësia e lëvizjes tej normave të lejuara, shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor të tjera siç janë manovrat e gabuara dhe në vend të katërt qëndrojnë pijet alkoolike, por duhet të themi që një impakt mjaft negativ në ardhjen e ngjarjeve rrugore me 26% të tyre kanë ardhur si rezultat i shkeljes së rregullave nga këmbësorët. Kohët e fundit ka një shtim të numrit pra të drejtuesve të mjeteve që përdorin pije alkoolike pra dhe mbas pijeve alkoolike drejtojnë mjetet. Fakti që gjatë këtij viti janë rreth 1824 persona të cilët janë arrestuar për përdorim të pijeve alkoolike dhe rreth 1632 persona të cilët janë arrestuar për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt dhe pa leje drejtimi tregon sepse këto janë dy fenomene që ndodhin shpesh, që kanë tendencën në rritje por që janë në fokusin e kontrolleve të shërbimeve policiore sidomos në fundjavë. Ajo që lë për të dëshiruar në të gjithë shkeljet është edukimi, pra drejtuesit e mjeteve rrugore në vendin tonë janë mjaft agresivë, kryejnë shumë shkelje. Ka drejtues mjetesh që po ti shikosh në database të policisë kanë deri 150 shkelje në vit. 150 shkelje janë mjaft të rënda, ne sivjet kemi arritur deri tani rreth 600 mijë masa administrative gjoba që kemi aplikuar veç masave administrative të cilat janë rreth 23 mijë pezullime leje drejtimi  në një afat të caktuar që kanë ndodhur gjatë këtij viti dhe rreth 3400 veta që kanë drejtuar mjetin në mënyrë të parregullt dhe janë nënshtruar organeve të drejtësisë pra janë arrestuar.”- u shpreh shefi i sektorit të sigurisë rrugore, Skënder Ismaili.

E njohur si autostrada e Tegut ky segment që lidh Tiranën me Elbasanin është kthyer në “rreth rrotullimin e vdekjes”, ku vetëm përgjatë vitit 2019 në këtë aks janë shuar 11 jetë njerzish.

AUTOSTRADA TEGUT, 16 QERSHOR SHUHET FAMILJA BIBAJ

Datëlindja e vajzës së vogël do të kthehej në mort për familjen Bibaj në Tiranë më 16 qershor ku shpejtësia tej normave të lejuara me 110 km në orë, i mori jetën nënës, babait dhe vajzës 22 vjeçare. Teksa ktheheshin nga festa automjeti në të cilin ata udhëtonin doli nga rruga tek rrethrrotullimi autostradës Tiranë-Elbasan duke u përplasur me një masiv betoni që la të vdekur, Bardhok, Valentina dhe Florida Bibaj që kishte ditëlindjen, ndërsa vajza tjetër Xhuljana Bibaj fatmirësisht arriti të shpëtojë. Fatin për të dalë gjallë nga ky aksident e pati edhe shoferi, Arlitin Alia, mik i familjes, i cili humbi kontrollin e makinës duke dalë jashtë rruge.

“Një dukuri negative që shkakton aksident në rrugët tona është shpejtësia tej normave të lejuara. Kjo është një dukuri që shfaqet tek grupmoshat e reja po pse jo dhe në grupmoshat e tjera. Vëmë re që policia është e angazhuar, po vendos gjoba, po mundohet ti kufizojë, por përsëri kjo kërkon një ndërgjegjsim qytetarë. Pra çdo qytetarë duhet ta kuptojë se duke qarkulluar me shpejtësi tej normave të lejuara ai bëhet i rrezikshëm për jetën e tij dhe për jetën e të tjerëve sepse është faktori kohë ai që nuk e lejon atë që të marri masat për parandaluar aksidentin ga një veprim tjetër i një drejtuesi tjetër të mundshëm ose për shkaqe të ndryshme që ka rruga.”- u shpreh eksperti i aksidenteve rrugore Gëzim Hoxha.

AUTOSTRADA TEGUT, 11 NËNTOR GARA SHPEJTESIE, VDES 17 VJEÇARI

Njohur si një nga pikat më të preferuara të të rinjve për gara shpejtësie, rreth rrotullimi i TEG-ut, pavarësisht masave e kontrolleve të shumta të policisë, nuk e ka ndalur pasionin e çmendur të adoleshentëve për adrenalinë në timon...aq sa i ka kushtuar jetën e tyre. Kristjan Vasili 17 vjeç ishte pasagjer në makinën e shokut të tij, 18 vjeçarit  Fatjol Fusha, i cili e kishte kthyer në lojë drejtimin e një makine luksoze tip Benz, teksa garonte me disa miq të tij me Audi. Kristjani gjeti vdekjen pas përplasjes me një Porsche të ndaluar keq në anë të rrugës, ndërsa 18-vjeçarit kjo aventurë "shpejtësie e çmendur" i kushtoi prangat për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor ku ndër të tjera nuk ishte i pajisur as me patentë.

“Një ndër elementet që do flasim për shpejtësinë, kanë filluar të duken edhe garat e shpejtësisë. Ka disa vite që në vendin tonë bëhen gara shpejtësie të paligjshme dhe natyrisht krijojnë problem me qytetarët, derisa shumë raste kanë shkaktuar edhe viktima. Kjo nuk është një dukuri normale, kjo duhet kufizuar dhe shteti për këtë duhet të zgjohet. Unë e kam thënë dhe herë tjetër, ne kemi aeroportin e “Gjadrit” i cili nuk është funksional. Dhe në aeroportin e “Gjadrit” shumë mirë mund të hapet dhe mund të bëhet me pagesë kundrejt pagesës së qytetarëve , port ë mos lihet shkak që qytetarët të bëjnë gara në rrugë të tjera që të marrin jetë qytetarësh dhe veçanërisht në rrugën e Tegut ku është bërë një vend që shpesh herë ndodhin aksidente.”- u shpreh eksperti i aksidenteve rrugore Gëzim Hoxha.

1577824544_AKSIDENT.jpg

DURRËS, 12 JANAR AKSIDENT ME DY VIKTIMA

Ende pa mbushur dy javë nga viti i ri 2019 shpejtësia i mori jetën dy grave këmbësore, Bukurie Cufajt 56 vjece dhe nuses së djalit të saj Sabije Cufaj 38 vjece. Ato sapo kishin zbritur nga autobusi kur Daniel Brahollari, 22-vjeçar i përplasi për vdekje me makinën e tij BMË në lagjen 17 në Durrës. Shkak për këtë aksident ishte gjithashtu edhe një tjetër problematikë e rrugëve në Shqipëri, mungesa e ndriçimit në rrugë dhe e një mbikalimi.

“Përveç shpejtësisë edhe rrugët tona kanë dukuritë e tyre negative. Jo gjithmonë ato janë brenda standarteve dhe jo gjithmonë janë të pajisur me sinjalistikën e duhur. Kjo sjell pastaj që qytetari që qytetari që drejton mjetin çorientohet e për rrjedhojë, ne në jo pak raste kemi humbje jetësh. Veçanërisht janë shumë të rrezikshme janë degëzimet e rrugëve që bëhen nga autostrada për tu futur në një rrugë tjetër, nga autostrada për tu futur në një rrugë tjetër, ose anasjelltas për dalë nga rrugët dytësore në rrugë kryesore.” - u shpreh eksperti i aksidenteve rrugore Gëzim Hoxha.

VLORË, 31 JANAR  AKSIDENT I FRIKSHËM NË RRUGËN TRANSBALLKANIKE

Edhe zyrtarët, të cilët duhej të ishin të parët në zbatim të ligjit, nuk kanë mbetur përtej tundimit të shpejtësisë, por edhe më keq, të drejtimit të makinës në gjendje të dehur. Kreshnik Lilaj, drejtor i Agjencisë Rajonale të Mjedisit në Vlorë mori para 11 makina të parkuara në rrugën Transballkanike të qytetit  bregdetar, ku fatmirësisht shpëtoi pa lëndime. Në një skenë që i ngjason filmave e filmave hollivudian, zyrtari që drejtonte një makinë "Benz" erdhi me shpejtësi nga rrethrrotullimi dhe haset  me një pengesë në rrugë, si pasojë fluturon për disa metra në ajër.

SHKODËR, 10 PRILL AKSIDENT ME DY VIKTIMA DHE PESË TË PLAGOSUR

Mesdita e 10 prillit rezultoi tragjike për dy gra shkodrane, pas përplasjes së fortë të dy makinave në aksin rrugor Shkodër-Bushat si rezultat edhe i lagështisë në rrugë. Luljeta Zefi 39-vjeç dhe Diana Mjeshtri, 45 vjeç, humbën jetën, ndërsa u plagosën pesë të tjerë.

“Unë do të thosha gjendja teknike e rrugëve nuk është gjithmonë e mirë për rrjedhojë, krijohen edhe pellgje të mëdhaja uji. Pellgjet janë shumë të rrezikshme sepse kur automjetet vijnë me shpejtësi nuk dinë se sa e thellë është gropa në të cilët ata po futen sepse edhe lagështia është një faktor që ndikon në rrugë por kjo është e lidhur dhe me gjëndjen teknike të automjetit. Nëse automjeti i ka gomat e rregullta atëhere lagështia nuk është problem për drejtuesin e automjetit.”- u shpreh eksperti i aksidenteve rrugore Gëzim Hoxha.

TIRANË, 29 PRILL AKSIDENT I FRIKSHËM TEK MBIKALIMI I KAMZËS

Parakalimet e gabuara kanë qenë ndër shkaqet kryesore të aksidenteve, kjo edhe si pasojë e moskujdesit të shoferëve për t'u siguruar mirë në rrugë teksa ndërmarrin këtë hap. I tillë ishte edhe rasti i drejtuesit të një makine voslksëagen, e cila u nda në dy pjesë , pas përplasjes me një furgon me targa Fierit në hyrje të Tirnaës. Aksidentit  në zonën e njohur si mbikalimi i Kamzës, i shpëtoi mrekullisht edhe një fëmijë, djali i shoferit të furgonit,  ndërsa shoferi i makinës që guxoi me parakalimin mori djegie në fytyrë për shkak të kontaktit me jastëkun e ajrit.

“Parakalimet e gabuara kanë marrë shpesh herë jetë njerëzish sepse kjo vjen edhe prej edukatës së dobët që kemi ne. Ende nuk jemi edukuar që duhet të qarkullojmë në të djathtë të korsisë,por megjtihëse kodi rrugor e preçizon këtë siç duket nuk bëhet punë e mjaftueshme me kursantët në autoshkollë e mandej edhe në jetën e përditshme që duhet të hecësh në krahun e djathtë edhe kur rruga është e lirë. Një makinë është e gjerë 2 metra, 2 herë 2 bëjnë 4 metra ka gjithë atë hapsirë që makinat mund të manovrojnë dhe të mos përplasen, nëse janë në pozicionin e tyre. Por nëse kamioni ecën tek vija ndarëse e rrugës dhe kamioni tjetër që vjen është tek vija ndarëse e rrugës, mjeti që futet në parakalim detyrimisht do të hyjë në përplasje. Pra duhet që mjetet të qarkullojnë në krahun e djathtë të rrugës edhe kur korsia është bosh.”- u shpreh eksperti i aksidenteve rrugore Gëzim Hoxha.

KAVAJË, 14 MAJ AKSIDENT ME TRE VIKTIMA

Dy vajza u ndanë në mënyrën më tragjike nga duart e nënës së tyre, e cila u përplas për vdekje teksa ishte duke kaluar rrugën, nga një automjet Benz, në Kavajë. Veç Lumturie Demrozin  46-vjeç, aksidenti i tmerrshëm i 14 majit, mori jetën e pasagjeri në makinë Gentjan Belba 23 vjeç, dhe disa ditë më vonë edhe të vetë shoferit Vilson Cara i cili u shua në spital. Ditën që shënjoi jetën e dy vajzave të pafajshme të mbetura pa nënën e tyre, shoferi Cara do të festonte 24-vjetorin e lindjes.  Siç treguan edhe kamerat e sigurisë të një karburanti pranë, nëna me vajzën dhe një tjetër person ishin në anë të rrugës duke pritur për të kaluar, teksa 'Benzi’- vjen me shpejtësi duke i marrë përpara e duke u përplasur me karburantin.

KORÇE, 30 QERSHOR AKSIDENT ME TRE VIKTIMA

Një tjetër zyrtar i dehur në timon, me papërgjegjshmërinë e tij mori tre jetë, dy gra fqinje me njëra-tjetrën dhe një fëmijë. Olsi Belortaja, doganier në pikën kufitare të Kapshticës udhëtonte  në masën e alkoolit 0.82 mg/l kur në aksin Korçë-Kapshticë, përplasi për vdekje këmbësoret që kalonin rrugën, Anjeza Goni 32 vjeçe, Valmira Çuko, 34 vjeçe si  një vajzë të mitur.

“Edhe alkooli është një gjë shumë e rrezikshme që sjell pasoja në jetën e njerëzve, drejtues automjetesh përdorin pije alkoolike dhe për rrjedhojë humbasin jetë njerëzish. Ka një përpjekje nga policia për ta minimizuar këtë, por kjo nuk mund të ngelet në planin policor. Këtu duhet parë në një plan pak më të gjerë, në shtete të ndryshme të botës ka modele nga më të ndryshmet ku vendosen pajisje në automjete. Pra vendoset një pajisje në makinë ku drejtuesi i mjetit që është kapur me pije alkoolike duhet ti fryjë sa herë që e kapin për këtë, pra një drejtues automjeti që ka pirë pije alkoolike çohet në komisariat dhe pastaj ka detyrimin ti fryjë. Nëse ai ka përdorur oije alkoolike makina nuk ndizet, nëse ai do të bëjë manovra të tjera për ta nxjerrë jashtë funksionit atë ose për ti thënë një personi tjetër për ti fryrë atëhere ai bën vepër penale dhe futet në burg.Pra ka forma dhe modele të ndryshme në botë që janë shumë produktive”- u shpreh eksperti i aksidenteve rrugore Gëzim Hoxha.

ELBASAN, PAPËR 23 SHTATOR AKSIDENT ME 4 VIKTIMA

Një tragjedi e dyfishtë do të përjetonte një familje në Elbasan, ku teksa po udhëtonin drejt Gramshit për të hapur dyert e mortit të bashkëshortit , humbën jetën edhe gruaja së bashku me tre familjarë. Fatime Hoxha, Lume Hoxha, Jonida Kotorri, dhe Fatushe Agolli ishin pasagjere tek një makinë tip Seat që drejtohej nga Gëzim Kotorri i cili mbeti  i plagosur, së bashku me drejtuesin e automjetit tjetër që u përplasën, Oltion Shehi.  Shkak i aksidentit  rezultoi të ishte lagështia në rrugë, por edhe një manovër e gabuar e një prej makinave.

“Mjaft drejtues mjetesh natyrisht grupmosha e re e ka më të theksuar këtë, duan të bëjnë manovra në rrugë se mendojnë se është forca e tyre. Faktikisht ajo është forca e makinës nuk është forca e tyre por ato e demonstrojnë si forcën e tyre dhe mundohen të bëjnë figura të ndryshme, të ecin shpejt, të vendosin skapamento që bëjnë zhurmë për të tërhequr vëmendjen e qytetarëeve. Të gjitha këto janë dukuri negative që shqetësojnë qytetarët qoftë me zhurmën e tyre qoftë me manovrat që bëjnë, por gjatë manovrës mund të dalësh në krahun tjetër të godasësh një makinë tjetër, por mund të godasësh një mjet që ka ndaluar , por mund të godasësh dhe një këmbësor.”- u shpreh eksperti i aksidenteve rrugore Gëzim Hoxha.

ELBASAN, 19 TETOR VDES VELLAI I BLERINA GJYLAMETIT

19 tetori do të shënonte një tragjedi në familjen e deputetet të partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, e (plane të Blerina Gjylametit me të zeza në Kuvend) plus foto të të dyve) cila humbi në aksident rrugor vëllain e saj, Elton Maçolli 37 vjeç, nënoficer tek Forcat e Armatosura në Farkë. Ai u shua brenda tunelit të Krrabës në rrugën Tiranë-Elbasan, ku makina e tij Seat u përplas nga mbrapa me një kamion që drejtohej nga një 33 vjeçar nga Elbasani. Elton Maçolli po udhëtonte me shpejtësi, por nga sa tregojnë kamerat e sigurisë, shoferi mund të mos ketë qenë i ndërgjegjshëm, pasi teksa i afrohet nga pas kamionit, nuk bën asnjë manovër, duke shkaktuar përplasjen tragjike për të.

“Jo gjithmonë gjendja teknike e automjeteve është normale, ne automjetin e kontrollojmë por nuk bëjmë kontroll të përditshëm. E kontrollojmë makinën dhe kemi bindjen dhe sigurinë tek makina jonë, por duhet të kemi bindjen që automjetet sot janë të sofistikuara kanë pajisjet e tyre, paketa elektronike, kanë sensor që marrin dhe japin komanda të ndryshme dhe nëse një nga këto çorientohet duhet të jetë drejtouesi i mjetit ai që duhet të hyjë në manovër për ti korigjuar. Kjo pastaj ka të bëjë edhe me gjëndjen shëndetësore të personit, pasi nëse shohim që n nuk ka reagim nga drejtuesi i mjetit atëhere këtu kemi të bëjmë me një gjë tjetër, drejtuesit të mjetit i ka pushuar zemra, drejtuesit të mjetit i kanë rënë të fikët, drejtuesi i mjetit sndihet mirë pra ka 1001 elementë të tjerë që lidhen me aksidentet rrugore.”- u shpreh eksperti i aksidenteve rrugore Gëzim Hoxha.

BËRZHITË, 10 NËNTOR  VDESIN DY VAJZA 17 VJEÇARE

Nuk janë të pakta rastet kur të rinj pa patentë marrin në duar timon. E fatkeqësisht për Françesk Shabën, ky moment vështirë të harrohet, pasi me shpejtësi, ndikuar edhe nga lagështira në rrugë, makina doli nga rruga duke i marrë jetën dy shoqeve të tij 17-vjeçare, pasgjerë në automjet. Adoleshentët kishin festuar një ditëlindje në një lokal në rrugën dytësore në autostradën Tiranë-Elbasan, por festa u kthye në tragjedi teksa në fshatin Bërzhitë të Tiranës, makina doli nga rruga dhe u përplas me një pemë dhe murin rrethues të një banese. Viktima të aksidentin tragjik mbetën Denada Tarja dhe Suada Serani, ndërsa të plagosur mbetën shoferi 18 vjeçar pa patentë dhe dy 14 vjeçarë.

“Një dukuri negative është marrja e automjetit të prindërve nga ana e fëmijëve të cilët e marrin automjetin pa lejen e tyre, dalin në rrugë dhe pastaj shkaktojnë viktima. Unë do të thosha që kjo e ka zanafillën më thellë sepse shohim jo rrallë herë në rrugë prindër që marrin fëmijë, biles i kanë edhe bebe të vogla 3-4 vjeçe dhe i vënë në prehër dhe lëvizin timonin. Jo se fëmija kupton ndonjë gjë nga ato veprime që bën, por ai i ushqen atij diçka që nuk duhet ta ketë pra i jep një pasion që nuk duhet ta ketë dhe që ka kohë mjaft për të ngarë makinën pasi fëmija do të bëhet dikur 18 vjeç dhe do ngasi makinë. Kjo sjell pastaj pasoja, kur përplasen fëmijët këta fëmijë pra që janë 4-5 vjeç sot që ja ushqejnë prindit këtë, kur bëhen 10-12 vjeç, 15 vjeç këta fillojnë e marrin makinën pa leje, ky është ky grupmoshe. Ndërsa nëse prindi është korrekte edhe e disiplinon fëmijën dhe i thotë ti makinën do engasësh në moshën 18 vjeç mbasi je trajnuar nga një instruktor përkatës që të ka mësuar me një medotikë të caktuar teorinë e ngarjes, pasi ka teori ngarje realisht, ka praktikë por ka dhe teori ngarje. Pra duhet ti mësosh të gjitha këto pastaj duhet të ngasësh makinën.”- u shpreh eksperti i aksidenteve rrugore Gëzim Hoxha.

Fushatat sensibilizuese për këdo që merr timonin në dorë, vijojnë të zënë apelin kryesor të mediave, policisë, e shoqërisë, e megjithatë, shpejtësia, alkooli, adrenalina e garave vijojnë të marrin jetë. Nxitimi për të kapur më shpejt rrjedhën e përditshmërisë, një feste, një gëzimi, kurrsesi nuk është më i rëndësishëm se sa vetë jeta. Shpejtësia vret!

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liku: 01/01/2020 12:24

    Per deri sa vazhdon mos zbatimi i rregullave te qarkullimi ne nje kohe kaq te gjate policia rrugore ka dale jasht funksionit sado masa te rrepta qe ka marre

    Përgjigju
  • Riflo: 31/12/2019 22:10

    Po ate me 150 gjoba shpejtesi pse sja q nanen me e myt me.supergjoba e me ja heq te.djrejten me nga makine apo po prisni tna marre jeten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja