-
Vota e Diasporës/ PS-PD miratojnë së bashku rritjen e financimeve dhe kohës televizive në fushatë! Zbardhet drafti me ndryshimet në Kodin Zgjedhor (DOKUMENTI)
Një ditë pasi socialist dhe demokratë bashkuan votat te Komisioni i Ligjeve për ndryshimet në Kodin Zgjedhor në lidhje me votën e Diasporës në zgjedhjet e 11 Majit, zbardhet edhe drafti. I dërgohet Kuvendit për miratim seancën e nesërme. Çfarë propozuan Gjiknuri dhe Bylykbashi
12 Shkurt, 09:07 -
Tërhiqet “Paketa e maleve”! PS pyet KQZ-në nëse biznesi pa taksa në turizëm ka efekt elektoral
Komisionet parlamentare nuk e kaluan për miratim Paketën e Maleve, duke e pezulluar atë deri në qartësim të plotë të nismës, nëse e shkel Kodin Zgjedhor. Nisma është propozuar me synim fuqizimin e turizmit malor dhe planifikohet të jenë 500 përfitues, të cilët do të bëjnë biznes pa taksa për 10 vite.
11 Shkurt, 12:38 -
Arrestimi i Veliajt/ SPAK heton Bushkën, Sula te ‘Ligjet’: Ke penguar drejtësinë, mos drejto mbledhjen! Deputetja e PS: Nëse kam diçka, do e sqaroj atje ku duhet
Deputetja socialiste Klotilda Bushka ka reaguar për herë të parë pasi SPAK e mori në hetim për çështjen ndaj Veliajt, e akuzuar për pengim të zbardhjes së të vërtetës.
11 Shkurt, 11:01 -
Pa konsensus/ ‘Ligjet’ shtyjnë ndryshimet në Kod, PD gati të votojë vetëm heqjen e pagesës për postën e emigrantëve
Kuvendi nuk mundi sot të bëjë një hap përpara për ndryshimet ligjore që do të lehtësonin votën e diasporës. Mbledhja u shty për nesër, duke i lënë më shumë kohë dialogut. Aktualisht PD pranon të votojë vetëm pagesën nga shteti të të gjithë kostos së postës, por jo të afrojë afatet për të prodhuar më shpejt fletët e votimit. Probleme edhe me ata që votojnë në Shqipëri. Ilirjan Celibashi akuzon bashkitë se nuk kanë informuar zgjedhësit për qendrat e votimit.
10 Shkurt, 21:20 -
Vota e Diasporës/ Shtyhet për nesër mbledhja te Ligjet, mungoi Bylykbashi! Alibeaj ‘thumbon’: Dy vëllezërit siamezë s’e kanë gjetur gjuhën, po bëjnë pazarin e radhës
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut nuk mundi t’i mbyllte punimet e tij në mbledhjen e sotme. Sot priten të diskutoheshin ndryshimet e rëndësishme në Kodin Zgjedhor për votën e Diasporës, të nevojshme për të finalizuar këtë proces
10 Shkurt, 12:30 -
Shqipëria do të ketë të parin burg “hotel”! Te “Ali Demi”, ditën punë, natën në qeli (Ja kush përfiton)
Në Shqipëri, do të ngrihet i pari burg i hapur, që shërben si hotel për të dënuarit. Ata që kanë dënim më pak se dy vite e gjysmë, mund të punojnë ditën, por duhet të shkojnë në burg natën. Nisma u dorëzua në Kuvend nga deputeti Nasip Naço.
27 Janar, 15:47 -
Njohja e periudhave të punës para ’94, miratohen ndryshimet te 'Ligjet', zv.ministrja Manjani: Do njihen pa pengesa proceduriale! Përfitojnë 40 mijë persona në vit
Komisioni i Ligjeve miratoi sot ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria dhe që i hapin rrugë njohjes automatike të periudhës së vjetërsisë në punë, për efekt pensioni të punonjësve në ish-ndërmarrjet shtetërore, institucione shtetërore, në ish-ndërmarrje bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore të para vitit 1994.
23 Janar, 14:32 -
Dhurata Çupi kundërshton te 'Ligjet' shtesat në projektligjin për letërnjoftimet digjitale: Përpjekje për t'i bërë favorin e radhës kompanisë qeveritare! Të votohet pas zgjedhjeve
Opozita i cilëson elektorale dy nismat e qeverisë për identifikimin digjital të qytetarëve dhe njohjen e viteve të punës në ish-ndërmarrjet shtetërore dhe kooperativat. Deputetja e PD, Dhurata Çupi ka kërkuar që këto dy nisma të miratohen pas zgjedhjeve të 11 majit, por mazhoranca i cilëson projektligjet të domosdoshme.
23 Janar, 12:40 -
Projektligji për faljen e gjobave, Tabaku: I paqartë dhe selektiv, nuk mbron shtresat në nevojë, disa institucione si kamzhik! Po ata që i kanë paguar?
Deputetja demokrate Jorida TabakuJorida Tabaku kritikoi sot (17 Dhjetor) qasjen selektive të qeverisë për faljen e gjobave në Komisionin e Ekonomisë dhe FinancaveDeputetja e Partisë Demokratike, gjatë mbledhjes së Komis
17 Dhjetor 2024, 15:39 -
Komisioni i Ekonomisë kalon projektligjin për faljen e gjobave, të enjten miratohet në Parlament! Balla kërkon që të hyjë në fuqi menjëherë (DETAJET)
Pamje nga mbledhja e Komisionit të EkonomisëMazhoranca socialiste kalon në Komisionin e Ekonomisë projektligjin e propozuar nga deputeti Erjon Braçe dhe i mbështetur nga qeveria nëpërmjet ministrit të Shtetit p&
17 Dhjetor 2024, 14:13 -
Anulimi i gjobave/ Balla në Komisionin e Ligjeve: Nisma, si në vendet e Bashkimit Europian! Qeveria shpreh dakordësinë në parim
Ministri i Shtetit, Taulant Balla, sot në Komisionin e LigjeveNë mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ditën e sotme ishte i pranishëm edhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.Deputeti socialist kërkoi miratimin e nismës së Partisë Socialiste “Për anulimin e masave adm
17 Dhjetor 2024, 12:06 -
Projektligji i PS-së për faljen e gjobave kalon në komisione, amnisti dhe për ndërtimet individuale pa leje në fshat e qytet në 10 vitet e fundit
Komisioni i Ligjeve pati sot në rend dite prezantimin e projektligjit për faljen e gjobave (anulim-shfuqizim). Prezantimi u bë nga deputeti socialist Erjon Braçe, i mbështetur edhe nga ministri Taulant Balla, i cili kërkoi të hyjë në fuqi menjëherë, me dakordësi të Presidentit. Braçe shpjegon pse duhen votuar këto 3 elementë. Ekonomia e kalon, të enjten në Parlament! DETAJET e plota
17 Dhjetor 2024, 11:51 -
Profesionet e lira, Ministria e Financave te ‘Ligjet’: Rimbursimi brenda 30 dhjetorit! Çupi: Dështimi i radhës
Profesionistët e lirë me të ardhura deri në 14 milionë lekë do të marrin mbrapsht tatimin e parapaguar brenda 30 dhjetorit të këtij viti. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Ministria e Financave po ndërmerr hapat për kthimin e parave për rreth 29 mijë profesionistë të lirë.
16 Dhjetor 2024, 14:43 -
Komisioni i Ligjeve miraton nismën për Forcën Rezerviste, ministri Vëngu: Synojmë rreth 2100 deri në vitin 2030! Rezervistë edhe në diasporë, misione jashtë vendit
Ministri deklaroi sot se angazhimi i rezervistëve do jetë vullnetar dhe i paguar, do ketë program edhe për Diasporën. Mund të aplikojnë të padënuarit dhe paga do jetë 4600 lekë në ditë. Shqipëria synon të ketë 2100 rezervistë deri në vitin 2030 që do të angazhohen në misione jashtë vendit dhe për përballimin e fatkeqësive natyrore
26 Nëntor 2024, 16:39 -
Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë! 100 mln lekë për godinën e re të SPAK, fond pagash për stafin e Komisionerit Publik
Komisioni Parlamentar i Ligjeve vendosi të hënën që të pranojë shumicën e kërkesave për shtesë në buxhetin e vitit 2025 të institucioneve të drejtësisë dhe institucioneve të tjera të pavarura e të krijuara me ligj, si dhe propozoi një zgjidhje për procesin tranzitor të kalimit të funksioneve të vetingut.
26 Nëntor 2024, 07:08 -
‘Tendera korruptiv në Bashkinë Tropojë’, Bardhi tek Komisioni i Ligjeve: SPAK të veprojë, Këshilli i Ministrave të shkarkojë Rexh Byberin
Kryetari i Grupit Parlamentare të PD-së, Gazment Bardhi, kritikoi punën e Komisionerit të Prokurimit Publik, duke theksuar se ka lejuar krijimin e skemave "5D" si në Bashkinë e Tiranës dhe në bashkitë e tjera të vendit.
15 Nëntor 2024, 12:49 -
Debate te Komisioni i Ligjeve/ 'Dosja I.M.', Bardhi: Na tronditët Nikollën, Balla lidhi kokën me shami, çfarë u bë me të? U keqpërdorët! Sula: Na dilte i paverifikuar, s'merremi me politikë
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut u mblodh sot për të diskutuar çështjen e buxhetit 2025 për disa nga institucionet. Tema e rendit të ditës ishin institucionet e ILDKPKI dhe Autoriteti për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit.
12 Nëntor 2024, 12:04 -
Ligjet/ Bardhi akuza Prokurorit të Përgjithshëm: Olsian Çela s’ka kapur as standardin e Arta Markut! S’kemi marrë asnjë përgjigje për individët me rekorde kriminale
Debate të forta te Komisioni i Ligjeve, gjatë diskutimit të Buxhetit faktik për Prokurorinë e Përgjithshme. Bardhi i kërkon kryeprokurorit pastrimin e jetës publike nga individë me rekorde kriminale, sipas kërkesave që PD ka bërë, por theksoi se prej 4-5 vite dhe që kur Çela është në detyrë, s'ka marrë asnjë përgjigje. Deputeti: Nëse jeni të paaftë na thoni, ta mbyllim sektorin si funksion! Bylykbashi: heshtja deri në vrasje, e qëllimshme, PP përgjegjës! Përfaqësuesi i Prokurorisë: Dekriminalizimi ka ngarkesë
8 Nëntor 2024, 14:05 -
Ligjet/ SPAK 2.17 miliardë lekë më 2025, Shehu: Kemi kërkuar shtesë për personel dhe ndërtimin e godinës së re, buxheti 111 mln lekë më pak nga nevojat
Shtimi i dosjeve hetimore ka rritur kërkesat e SPAK për më shumë para nga buxheti. Nga 1 janari, SPAK do t'i kalonjë edhe kompetencat e Komisionerit Publik.
8 Nëntor 2024, 13:43 -
Komisioneri për informim kërkon mandatin e tretë! Dëgjesa e Dervishit në komision ndez debatin, përfshihet 'qytetari dixhital'
Mes debateve të shumta u zhvillua dëgjesa në Komisionin e Ligjeve me Komisionerin e Informimit, Besnik Dervishin që kërkon një mandat të tretë në krye të institucionit. Opozita e akuzoi se nuk ka justifikuar besimin për dy mandate radhazi duke thënë se dështoi në mbrojtjen e të dhënave të qytetarëve.
17 Shtator 2024, 17:32