- Kronikë
-
Kronikë
Ndërhyrje nga ajri pas 10 ditësh për shuarjen e zjarreve, prefekti i Vlorës: Nën kontroll vatra e Dukatit, në Karaburun situata problematike nga era e fortë! Helikopteri rinis punën nesër
Ndërhyrja nga ajri me helikopter ditën e sotme ka sjellë një përmirësim të situatës së zjarreve në zonën e Dukatit dhe atë të Karaburunit, dy nga vatrat më të vështira në Vlorë që janë aktive prej më shumë se 10 ditësh, ndërsa nuk ka asnjë reagim për vonesën në ndërhyrje nga ajri dhe dëmet e shkaktuara. Helikopteri i ardhur pas remontit ka punuar gjatë ditës së sotme në të dyja vatrat atë të Dukatit dhe Karaburunit deri në orët e pasdites, ndërsa pritet që të rinis sërish punën nesër.
1 Gusht 2021, 19:06 -
Kronikë
Vlora 10 ditë nën flakë, përpijnë mijëra hektarë pyje në Tragjas e Karaburun! Zjarri rrezikon të përparojë drejt zonave të banuara në Dukat! Prefekti: E domosdoshme ndërhyrja nga ajri
Prej 10 ditësh Vlora e rrethuar nga zjarri! Në të gjithë qarkun vijojnë që të digjen mijëra hektarë pyje dhe në Tragjas dhe Karaburun. Në Karaburun zjarri ka përparuar duke rrezikuar të prek dhe zonat e banuara në Dukata Fushë në lagjen Kanal. Administrata rajonale e zonave të mbrojtura Vlorë ka kërkuar nga zjarrfikëset të jenë në gatishmëri dhe se banorët të jenë vigjilentë.
31 Korrik 2021, 07:23 -
Kronikë
Vlorë/ Zjarr në Tragjas, Radhimë e Karaburun! Digjen qindra hektarë me shkurre e pemë! Flakët përpijnë hyrjen e Ksamilit! Punonjësit 'luftojnë' me mjete rrethanore
Prej disa ditësh tashmë, zjarret kanë 'pushtuar' sipërfaqe të tëra në Vlorë, ku në Karaburun, Tragjas e Radhimë, po digjen hektarë të tërë me bimësi e pyje. Flakët në gadishullin e Karaburunit vijojnë prej 4 ditësh tashmë, ndërsa situata mbetet mjaft kritike, pasi rrezikohet edhe Parku Kombëtar i Llogarasë. Tymi i zi ka "pushtuar" edhe Ksamilin.
30 Korrik 2021, 10:04 -
Kronikë
Zjarri 'pushton' Karaburunin, punonjësit e ADZM 'luftojnë' me mjete rrethanore, 2 orë në këmbë për të pirë ujë! Në Radhimë rrezikohen bizneset e banesat, në flakë dhe Mali i Kuçit
Një zjarr i madh ka rënë në zonën e Radhimës në Vlorë, ku rrezikohen biznese dhe banesa. Ndërkaq vijon të jetë aktiv zjarri edhe në gadishullin e Karaburunit. Edhe pse punonjësit e zonave te mbrojtura (ADZM) kanë qenë gjatë gjithë natës në terren për fikjen e zjarrit dhe normalizimin e situatës, gjendja vijon të jetë problematike pasi në zonën mbi kishën e Marmiroit në Orikum flakët janë aktivizuar serish.
29 Korrik 2021, 08:24 - Kronikë
-
Kronikë
Skafi pëson defekt në motor dhe përplaset me shkëmbinjtë në Karaburun, shpëtohen 7 turistët dhe kapiteni! Ndërhyn roja bregdetare, i sjell në triport (VIDEO)
Pushimet për 6 turist për pak kanë përfunduar në mënyrë tragjike. 6 persona kanë rrezikuar që të mbyten në shpellën e Haxhi Alisë, pasi skafi me të cilin po udhëtonin ka pësuar një defekt teknik e për pasojë është përplasur me shkëmbinjtë.
22 Korrik 2021, 14:06 -
Kronikë
Mbytet një pushues në plazhin e Darëzezës në Fier, rrezikoi edhe 47-vjeçari që hyri ta ndihmojë! Shpëtohen 7 turistë në Karaburun që po u përmbysej skafi (Pamje)
Një pushues është mbytur në det këtë të shtunë në plazhin e Darëzezës. Bëhet fjalë për 60 vjeçarin Fiqiri Rexhepi. Për ta shpëtuar ka hyrë një tjetër pushues Farben Alizoti 47 vjeç i cili po ashtu ka rrezikuar mbytjen por ka arritur të shpëtojë pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore.
10 Korrik 2021, 18:07 - Kronikë
-
Kronikë
Ishte me familjen në plazhin e Karaburunit, pickohet nga akrepi 23-vjeçari
Një i ri është pickuar nga akrepi në Vlorë, dhe për pasojë ka përfunduar në spital. Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite ku shtetasi me iniciale E.D ka qenë së bashku me familjen në plazhin e Karaburunit dhe është pickuar nga një akrep
6 Korrik 2021, 22:30 -
Sociale
Me gomone për të shpëtuar qenin e braktisur, gjesti i çiftit nga Tirana gjatë pushimeve në Karaburun! Gerdi dhe Redona: Pinte ujë deti, tashmë të ketë një fat të mirë
Gerd dhe Redona Kaceli janë shpëtimtarët e një qeni të braktisur dhe të sëmurë gjetur fare rastësisht teksa shkuan me gomone në gadishullin e Karaburunit. Teksa shëtisnin në gadishullin e Karaburunit çifti nga Tirana Gerd dhe Redona Kaceli hasën në një qen race, në gjendje të mjeruar pa ngrënë dhe pa pirë prej ditësh. I ofruan si fillim ujë dhe ikën prej andej me kokën pas.
29 Qershor 2021, 17:12 - Kronikë
-
Kronikë
U fut në ujë për të kapur oktapod, i riu në Karaburun gjen helmetën zhytëse që daton prej Luftës së Dytë Botërore: Ishte rastësi, reflektoi xhami dhe e pashë
Një helmetë zhytëse, që dyshohet se daton që prej Luftës së Dytë Botërore, është gjetur mesditën e sotme në Karaburun të Vlorës.
8 Qershor 2021, 12:46 -
Sazan-Karaburun destinacionet më të kërkuara, turistët: Do të vijmë sërish (VIDEO)
Edhe këtë vit Sazani dhe Karaburuni në qytetin e Vlorës vijojnë të mbeten atraksionet më të kërkuara nga turistët vendas dhe të huaj, pavarësisht se numri i tyre është mjaft i ulët për shkak të COVID-19. Kjo situatë pranohet edhe nga administrator të anijeve, por shpresa se ditët në vijim situata do jetë më e mirë, është e madhe.
12 Korrik 2020, 13:28 -
Aksioni i IKMT në bregdet/ Në Karaburun situata nën kontroll, në Velipojë tensione e përplasje me pronarët e lokaleve: Prishje selektive! (VIDEO)
Aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Territorit për prishjen e ndërtimeve pa jele në vijë bregdetare është shoqëruar me tensione në Velipojë, ku ka hasur rezistencën e pronarëve të 'beach bareve'. Ndërsa aksioni i prishjes në Karaburun nuk ka pasur tensione.
10 Qershor 2020, 08:24