-
Kohë e re, xhaketë e vjetër zoti Basha
Kaq të dëgjosh nga këta leshngrirë, që kapardisen me çanta të zeza nën sqetull dhe që gjithë ditën rrinë në celularë, duke kryer edhe punë të “tjera” veç punë partie apo dhe elektorati jo, dhe të bindesh se “koha e re” e Lulzimit, ka ardhur pandarshmërisht me xhaketat e vjetra.
8 Korrik 2020, 17:40 -
Të 'shpëtojmë Shqipërinë' apo të shpëtojmë partinë
Ekspertët e “shpëtimit të Shqipërisë nga pandemia”, nuk po merren aq shumë me vizitat e kryeministrit Rama në Kosovë, me bujën e madhe të takimeve aq të nevojshme atje, sa po merren me “rritjen e borxhit, rritjen e varfërisë, rritjen e numrit të personave të infektuar”.
6 Korrik 2020, 16:31 -
Të nxitosh për t'u bërë 'kandidat'
Të gjithë mandatdjegurit e Lulzim Bashës, ata që kanë fjetur “gjumë” prej 4 vitesh, dhe nuk kanë recituar asnjë fjalë për votuesit e tyre të zhgënjyer, kanë nisur të nxitojnë. Kanë nisur të bëhen me djersë, u janë sulur podeve dhe ekraneve për të sulmuar kryeministrin, qeverinë, ministrat, investimet, inagurimet, kanë nisur të bëjnë “pis” çdo arritje, a thua se janë mrekullia mbi tokë. Ata që nuk kanë ditur të flasin (madje edhe atyre që u ka ardhur goja 9 vjeç) kurrë në mbledhjet e grupit parlamentar të PD, ata që nuk kanë ditur të flasin një fjalë mbi ligjet apo nenet e tij pasi nuk kanë formimin e duhur intelektual, sot po nxitojnë drejt “fjalimeve” sepse erdhi sahati.
5 Korrik 2020, 15:40 -
Ke zgjedhur rrugën e gabuar për t’u bërë kryeministër Lulzim
E ndërsa temperaturat e verës rriten, bashkë me to, është rritur edhe “oreksi” i pashpjegueshëm i kryetarit të Partisë Demokratike, për tu bërë (ndoshta një ditë) kryeministër. Pothuajse çdo ditë zoti Basha (ka harruar se është kryetar partie) po flet, po sillet, po premton, dhe po drejton nga SHQUP-i shpurën e tij, sikur të ishte “kryeministër”.
4 Korrik 2020, 21:44 -
Rikthimi i Rulit, si justifikim për humbjen e madhe
Atëhere, si mund ti besosh një “ftese” verbale e cila nuk thotë asgjë, veç hipokrizisë që kërkon të mbulojë jo vetëm mosbesimin e bazës, por edhe humbjen e madhe, që nesër do ti faturohet Gencit apo gencëve, që mund të rikthehen në atë PD, ndoshta më tepër nga kureshtja se besimi i humbur me kohë ndaj Lulzimit dhe Doktorit.
24 Qershor 2020, 15:53 -
Dy fjalë, për ata që shkatërruan shtetin sa kishin pushtetin
“U bë deti kos, hajde marrim një lugë”. Kjo shprehje kaq popullore dhe filozofike u shkon për shtat sot, atyre që deri dje kishin “grada” shkencore, pushtetore, ushtarake dhe policore, dhe që shkatërruan nga themelet shtetin, përdhosën ligjet, dhe zhvatën milionat.
31 Maj 2020, 19:34 -
Si do të bësh qeveri, kur nuk ke parti Lulzim?
Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka folur në një nga studio televizive dy net më parë, sikur të ishte duke pritur shpalljen e “qeverisë tij” pas zgjedhjeve. Krekosur para drejtuesit të emisionit, zoti Basha ishte në ekzaltim të plotë ( dhe nuk dihet sepse) dhe se çdo pyetje i përgjigjej me “detaje të pikave të programit të qeverisjes”.
29 Maj 2020, 17:06 -
Me këto ritme, pas 2021 nuk ka më PD
Nxitësit e dështimit të Reformës Zgjedhore, apo dhe denoncuesit e rremë të akuzave të fabrikuara në mënyrën më amatoreske, si dhe mungesa e “nuhatjes” për situatat e mëvonshme, duket se do të jenë disa prej shkaqeve që do të fundosin Partinë Demokratike jo vetëm në zgjedhjet e 2021, por edhe pas tyre.
13 Maj 2020, 18:33 -
Ilir Meta, nuk bën dot kongres
Hajde gallatë oborri, hajde. As në SHQUP, thuhet se nuk po e kuptojnë mirë melankolinë e Ilirit, pasi edhe vetë Lulzim Basha e ka me mëdyshje të shkojë ose të mos shkojë në oborrin e Presidencës. Gjithsesi, Ilir Meta nuk arrin dot të organizojë kongres si socialistët, edhe për faktin se LSI, nuk po i bindet më.
1 Mars 2020, 22:27 -
Në 2 Mars, edhe ata me 'hije' do të shkojnë tek Meta
Oborri i Presidencës, ka gjasa të presë ditën e 2 Marsit, edhe mëkatarët e përjetshëm të këtij vendi. Janë ata me “hije” që kanë 30 vjet që fshihen pas “gaxhoit”, pas neve e të Kodit Penal, pas neneve të Kushtetutës, dhe rreckës që mbajnë në xhep, mandatit të kryetarit të partisë.
27 Shkurt 2020, 07:40 -
Ata që sot çirren për 'muret', i hoqën 'kolonat' arsimit në Shqipëri
Ata që sot dalin dhe akuzojnë, denoncojnë, dhe gjoja u vjen keq për “degradimin” e sistemit arsimor në Shqipëri, ata që deri dje i shembën “kollonat” sistemit arsimor duke e lënë pa themele, sot vajtojnë dhe hiqen sikur vijnë nga Marsi.
22 Shkurt 2020, 20:16 -
Ultimatumet e një kryetari shteti
"Duke thirrur me të madhe se “drejtësia është e kapur”, dhe duke kujtuar me nortalgji kohën kur “drejtësia ishte nën diktatin e politikës” në fak ai po kërkon me ngulm të prishë nga themelet atë që ka arritur Vettingu, Parlamenti dhe faktori ndërkombëtar. Ultimatumet e zotit Meta nuk i shkojnë për shtat një burri shteti, aq më tepër mbështetja dhe dalja hapur në mbështetje të ish-opozitës"
21 Shkurt 2020, 21:00 -
Të vajtosh, pse bota ndihmoi Shqipërinë, apo Edi Ramën?
"Vetëm 24 orë pasi Edi Rama siguroi mbi 1 milierdë euro ndihma financiare nga gjithë bota, për procesin e vështirë të rindërtimit të vendit nga pasojat e tërmetit, ka nisur vajtimi sipas mënyrës më të keqe, i grupimit “na bashkoi humbja e madhe”.
18 Shkurt 2020, 20:03