Të 'shpëtojmë Shqipërinë' apo të shpëtojmë partinë

Të 'shpëtojmë Shqipërinë' apo të shpëtojmë partinë

Kryefjala i çdo fjalimi dhe deklarimi për shtyp nga çdo ish-ligjvënës demokratikas ditët e fundit, ka qenë, është, dhe do të jetë deri në muajin Maj 2021, “shpëtimi i Shqipërisë nga pandemia”. Gjithë bateritë e njerëzve të Lulzim Bashës, tanimë janë drejtuar nga “ekonomia, borxhet, investimet, korrupsioni”, e duke bërë ekspertin çdo njëri prej tyre, përgojon gjithçka të re që ndërtohet, gjithçka që ndryshon në infrastrukturë, biznes, turizëm, arsim, shëndetësi, etj. Ekspertët e “shpëtimit të Shqipërisë nga pandemia”, nuk po merren aq shumë me vizitat e kryeministrit Rama në Kosovë, me bujën e madhe të takimeve aq të nevojshme atje, sa po merren me “rritjen e borxhit, rritjen e varfërisë, rritjen e numrit të personave të infektuar”.

A thua ta kenë hallin dhe merakun tek “shpëtimi Shqipërisë dhe ekonomisë nga pandemia”, apo është problemi, si të shpëtojmë partinë dhe kryetarin , nga katastrofa dhe lufta e fundit politike drejt “fitores së pushtetit”. Në SHQUP, të gjithë e dinë se pas humbjes në zgjedhjet e 2021, nuk ka më shpresë dhe “Doktorr”, që e shpëton Lulzim Bashën nga largimi si kryetar partie.

Duke aluduar me gjoja “krijimin” e një KOP-i të dytë me xhaketa të vjetra, që sipas dritëshkurtërve “do ta çonte PD në një fitore të sigurtë”, si dhe duke bërë zhurmë me shifra dhe “dokumenta zyrtare të dala nga zyrat e shtetit” Tabaku, Alibeaj, Salianji, Vokshi dhe ndonjë tjetër, po përgatisin terrenin e duhur, për të shpëtuar nga humbja të paktën kryetarin, si dikur në kohën e komunizmit, “kur themi partia nënkuptojnë Lulzimin, dhe kur themi Lulzimi, nënkuptojnë partinë”. Prej 7 vitesh e ca, ish-opozita e vjetër nuk ka ditur kurrë të bëjë detyrën e saj, veç vendimeve ekstremisht të gabuara që ka marrë, duke nisur nga bojkoti dhe braktisja e Parlamentit dhe bashkive, deri tek revoltat e dhunshme me molotovë.

Të “shpëtojmë Shqipërinë nga pandemia” thotë zonja Tabaku, ekspertja e ekonomisë në PD, e cila thekson se “partia jonë po punon çdo ditë për të shmangur këtë rrezik, duke u përpjekur që t’u ofrojë shqiptarëve një model të ndryshëm në qeverisje, jemi në rrugën e drejtë për t’iu rikthyer atyre shpresën dhe punën”. Sikur tu besosh fjalëve të saj, apo dhe të “ekspertëve” të tjerë që SHQUP-i, i mban si “shpresë për fitore”, do të thotë që ky vend të rikthehet edhe njëherë 8 vjet mbrapa, ku 650 mijë abonentë të OSHEE dhe Ujësjellësave, nuk paguanin prej 20 vitesh faturat, as për energjinë dhe as për ujin e pijshëm.

Do të thotë që, mbi 60 per qind e biznesit të mos paguante taksat dhe tatimet duke ushqyer xhepat e taksidarëve, do të thotë që ekonomia të mbetej informale, dhe që qendrat e qyteteve të dukeshin si 30 vite më parë, etj, etj. Duke dëgjuar “ekspertët” e Partisë Demokratike, sidomos ata që e katandisën vendin në prag të greminës ekonomike dhe financiare, dhe ikën nga pushteti me thasët e mbushur plot, bindesh për hilenë e moralit dhe referateve të tyre.

“Halli madh, bela e madhe”, thotë populli. Atë ç’ka nuk mund ta bëjë me PD, duke mos gjetur rrugën e krijimit të një alibie të besueshme për humbjen e 2021, zoti Basha po kërkon ta bëjë përmes “ekspertëve” për ti faturuar qeverisë dhe kryeministrit, pasojën e fantazisë së shfrenuar të një njeriu, që kërkon me çdo kusht të mbetet kryetar i përjetshëm. Dhe diçka tjetër zoti Basha, e djathta në Kroaci, nuk është e “djathta” në Shqipëri, për pasojë fitoren e Plenkovic, mos e unifiko me “fitoren” e partisë tënde, sepse jeni 1 shekull larg./ Tema

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit