-
Itali/ Udhëtonin me 100 mijë euro kokainë në makinë, arrestohen 2 shqiptarët me precedentë! Nervozizmi para karabinierëve i tradhtoi
Aksioni në autostradën e Pescara, teksa hynë në zonën e kabinës së pagesës. Droga me peshë mbi 1,1 kg, u sekuestrohen edhe mbi 5 mijë euro cash dhe një tjetër sasi e vogël lënde narkotike në banesa
14 Shkurt, 15:41 -
-
Vlorë/ Plaçkitën lokalin dhe turistin amerikan, arrestohen 2 persona të dyshuar! Kamerat e sigurisë i tradhtuan (VIDEO)
Goditen dy raste të vjedhjeve në qytetin bregdetar të Vlorës, arrestohen si autorë 2 persona të dyshuar nga policia. Pamjet filmike tradhtuan autorët, pa maska dhe pa doreza
14 Shkurt, 09:42 -
Korçë/ Tre persona në pranga dhe 2 nën akuzë, në kërkim për drogë e thyerje mase! Nën hetim edhe 61-vjeçarja, i zaptoi tokën ish-burrit
Policia vendore arrestoi dy personat e kërkuar për drogë, me masë arrest në burg nga Gjykata dhe 52-vjeçarin që kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Në Devoll 61-vjeçarja i ‘pushton’ tokën ish-bashkëshortit me vetëgjyqësi, në Ersekë 17-vjeçari përfshihet në përleshje
13 Shkurt, 15:59 -
Venecia/ Trafik droge në linjën Itali-Spanjë-Gjermani, çmontohet organizata italo-shqiptare me 14 anëtarë! Klientët që s’paguanin borxhin i lyenin me alkool dhe i kërcënonin me zjarrvënie
Arrestohen edhe 8 shqiptarë, merr pjesë edhe Policia e Shtetit në Shqipëri. Operacion në Venecia pas hetimeve të nisura që nga viti 2022, faktohen disa episode zhvatjeje ndaj borxhlinjve që kërcënoheshin me jetë. Xhiroja e aktivitetit 150 mijë euro në muaj
13 Shkurt, 08:28 -
Përplasje e dhunshme me tifozët dhe Policinë në derbi, AMP arreston efektivin e Gardës! Në pranga edhe polici i Vorës, u përfshi në aksident (EMRAT)
Përfshirja në incidentet e dhunshme të ditës së djeshme në derbin e kryeqytetit Partizani-Tirana, i ka kushtuar shtrenjtë një punonjësi të Gardës së Republikës. Gjithashtu AMP ka prangosur edhe një polic të Komisariatit të Vorës në kryeqytet, që u përfshi në aksident
10 Shkurt, 12:39 -
Itali/ Çmontimi i klanit shqiptar që fitimet e grabitjeve i investoi në 25 mln euro kokainë, furnizohej nga celulat në Britani, Holandë e Belgjikë (FOTOT)
Zbardhen detaje të reja nga operacioni i kryer pak ditë më parë në Rimini nga Antimafia, me 61 persona nën hetim, mes tyre 30 të arrestuar dhe shumë në kërkim. Pjesa më e madhe janë shqiptarë, që drejtojnë dhe organizatën. Grabisnin para e bizhu floriri, me 8 mln euro fitime blenë 250 kg kokainë dhe 40 kg hashash. Nëse shitej, sillte 25 mln euro
9 Shkurt, 20:23 -
Tiranë/ Çmontohet banda e plaçkitjeve në kryeqytet, 2 të arrestuar! Kryen 6 vjedhje në seri brenda pesë javësh, ja çfarë i tradhtoi (EMRAT+VIDEO)
Kamerat e sigurisë i tradhtuan. Finalizohet operacioni i koduar “Shadow Hunt”. Pasi studionin vendet dhe banesat që vidhnin, ata vepronin në orët e vona të natës, duke hyrë nga dritarja apo çatia e banesave. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një shumë parash prej 1600 euro. Plaçkitën 4 banesa, një market dhe një farmaci
8 Shkurt, 12:35 -
Greqi/ Ja si u grabit vila me mbi 1,5 mln euro në valutë dhe shufra ari! Banda shqiptare u tradhtua nga aksidenti me vdekje i një prej anëtarëve (VIDEO)
Një supervjedhje ndodhi shtatorin e kaluar në Greqi, ku një bandë grabitësish të dyshuar shqiptarë arritën të bastisnin valutë dhe ar në vlerën e të paktën mbi 1,5 mln eurove. Media e vendit fqinj ka publikuar së fundmi edhe pamjet nga kjo grabitje spektakolare. Tre anëtarët e tjerë u zbuluan nga kontaktet dhe bisedat në telefonin e viktimës së aksidentit
7 Shkurt, 16:28 -
Padova/ Shkatërrohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë, 2 të arrestuar dhe 2 në kërkim! Të katër me precedentë penalë, kamera dhe jeleku fosforeshent i tradhtuan (FOTOT)
Denoncimet e qytetarëve çuan karabinierët në gjurmët e të dyshuarve që përdornin makinë dhe shtëpi me qira për aktivitetin kriminal. Plaçkitje në seri gjatë muajit janar, të gjithë me precedentë për krime të rënda, nga vjedhja dhe deri te droga. Njëri kishte thyer masën e arrestit dhe përdorte identitet të rremë
6 Shkurt, 17:25 -
Itali/ Çmontohet organizata e ‘turistëve’ të kokainës, 8 shqiptarë të arrestuar! Rrjetin e drejtonte një 31-vjeçar nga Shqipëria, jepte urdhra me telefon
Arrestimi i një shpërndarësi në vitin 2023 çoi në zbërthimin e celulës dhe skemës në Sora. Shqiptari kishte lëshuar shtëpinë për bazë droge, ku strehoheshin ‘turistët sezonalë të kokainës’, që quheshin edhe ‘kreshnikët’. Vëllai i tij menaxhonte biznesin dhe fitimet, tjetri jepte urdhrat. Udhëtimet e shpeshta dhe përgjimet i tradhtuan
6 Shkurt, 16:46 -
Itali/ Udhëtonin drejt Irlandës si ‘francezë’, arrestohen në aeroportin e Trevizos 3 shqiptarët, mes tyre dhe një vajzë
Pak para se të hipnin në bordin e avionit ‘Ryanair’ për në Cork, kufitarët zbuluan me pajisje të sofistikuara falsifikimin me zgjuarsi të dy pasaportave dhe dy kartave të identitetit franceze. Ndalohen dy burra 34 dhe 27 vjeç dhe një vajzë 24-vjeçare. Pohojnë se janë shqiptarë dhe qëllim kishin punësimin në Irlandë
5 Shkurt, 22:32 -
Itali/ Çmontohen 2 banda të ‘skifterëve’ shqiptarë, 61 të arrestuar! Fitimet i riinvestonin në trafik droge, sekuestrohen 8 mln euro kokainë dhe hashash
Banda shqiptare vidhte bizhuteritë në Rimini dhe investonte në drogë. Mes të arrestuarve edhe një karabiniere italiane, që i ndihmonte autorët me pensionistët ‘shënjestra’ të grabitjeve. Sekuestrohen mallra luksi të markave të shtrenjta, 40 ora me vlerë 800 mijë euro. Dyshohen edhe për përfshirjen në një grabitje, me pasojë vdekjen e një të moshuare
5 Shkurt, 21:59 -
-
Korçë/ Kumar me nga një gotë raki përpara, Policia u heq ‘zaret’ 4 personave! Nën hetim pronari i lokalit, sekuestrohen edhe para
Forcat ‘Shqiponja’ reaguan pas marrjes së informacioneve në rrugë operative, duke ushtruar kontrollin e befasishëm në lokal. Gjatë procesit të këqyrjes u konstatuan nëpër tavolina përveç zareve të kumarit dhe parave, gotat e rakisë me të cilat të dyshuarit po shtynin lojën e zareve
29 Janar, 14:54 -
Lushnjë/ Kthyen servisin në ‘dyqan’ kokaine, arrestohen pronari dhe punëtori! Pranga dhe kuçovarit klient, shfrytëzonte për prostitucion një 24-vjeçare
Policia finalizoi operacionin e koduar “Koordinimi”. Fillimisht u kapën 2 të dyshuarit që kishin kthyer servisin e mjeteve në ambient për shitje të drogave të forta dhe bashkë me ta edhe blerësi 44-vjeçar i kokainës, që akuzohet se shfrytëzonte si punëtore seksi një të re. Sekuestrohen lëndë narkotike, peshore dhe para
27 Janar, 13:56 -
Vlorë/ Goditet grupi i shpërndarësve të drogës në lokale, 2 të arrestuar! Sekuestrohen 100 doza dhe shuma lekësh (VIDEO)
Sekuestrohen dhjetëra doza kanabisi, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, 1 automjet dhe 2 celularë. Operacioni u krye pas informacioneve nga inteligjenca operative. Ndërhyrja u krye me kontrolle në lagjen “Uji i Ftohtë”.
27 Janar, 12:42 -
Kamëz/ Qarkullonte i armatosur me makinë, ‘Flagranca’ prangos 28-vjeçarin, nën hetim edhe shoku i tij pasagjer (VIDEO)
Patrulla “Shqiponja” kishte marrë sinjalizime se dy të rinjtë qarkullonin të armatosur në rrugën “Zyrih”. Të rinjtë tentuan t’i shmangeshin kontrollit duke parkuar larg nga postblloku, por pa sukses. Sekuestrohet arma, 21-vjeçari ndiqet në gjendje të lirë
25 Janar, 15:36 -
Romë/ Po shisnin kokainë në festën tradicionale të zonës, arrestohen 2 adoleshentët shqiptarë! Për njërin urdhërohet dhe dëbimi nga Italia
Karabinierët hasën gjatë festës për nder të Sant’Antonio Abate në Erezzo dy të rinjtë me makinë, që po bënin ‘biznes’ ilegal. U sekuestrohen 29 gramë kokainë dhe disa doza hashash
22 Janar, 17:44 -
Itali/ Grupet shqiptare me taktikë të re, makina me qira për të trafikuar kokainën, 2 të arrestuar brenda natës!
Fillimisht një 25-vjeçar dhe më pas një 20-vjeçar u kapën njëri pas tjetrit, pasi patrullat dhe hetuesit dyshuan për një rrjet që e kryente aktivitetin e biznesit ilegal me makina që i merrnin me qira nga një kompani private në Cortona. Sekuestrohen doza kokaine dhe euro cash. Kalohen në ‘sitë’ të gjitha makinat me qira
21 Janar, 17:32