-
Plazheve të bukura të Himarës u mungojnë turistët, operatorët turistikë: Po punojmë me 50 % të kapaciteteve
Plazheve të bukura të Himarës u mungojnë pushuesit. Operatorët turistike thanë se janë në kushtet e mbijetesës, kjo pasi vitet e kaluara Himara frekuentohej më së shumti nga turistët e huaj. Ndërsa pushuesit vendas thanë për mikrofonin e Report TV se kushtet janë të mira dhe çmimet pak më lirë se një vit më parë.
11 Korrik 2020, 14:07 -
Pushuesit lënë bregdetin, radhët kilometrike të mjeteve në Llogara-Vlorë vijojnë edhe në orët e vona të mbrëmjes
Fundjave rikthen fluksin e qytetarëve dhe rrjedhimisht shton edhe trafikun në zonat bregdetare të Vlorës dhe Shëngjinit. Pasditen e sotme ka pasur trafik të rënduar përgjatë segmentit rrugor Orikum - Vlorë. Ndërsa edhe pse ora shënon rreth 22:00 në aksin Llogara-Vlorë ka prezencë të madhe të automjeteve.
28 Qershor 2020, 18:55 -
Shtohen pushuesit në Durrës, operatorët: Fundjava e parë që kemi lëvizje, respektohet distanca 3.5 m mes çadrave (VIDEO)
Plazhi i Durrësit ka nisur të gjallërohet. Kjo është fundjava e parë ku vihet re një numër i shtuar pushuesit. Nga vëzhgimi i Report Tv shihet se më i frekuentuari është plazhi i Currilave.
27 Qershor 2020, 20:39 -
Vlora pret turistët e parë, qytetarët bëjnë plazh me distancë (VIDEO)
Vlora ka pritur turistët e paktë këtë sezon veror. Fundjava i gjeti plazhet publike me numër të vogël pushuesish, ku nga një vëzhgim i Report Tv shihet se frika nga infektimi me COVID ka bërë që të ruajnë distancën mes çadrave.
21 Qershor 2020, 20:53 -
Mbërrijnë pushuesit e parë nga Kosova në Shëngjin, Operatorët turistikë: E ardhmja e sezonit e zymtë
Pushuesit e parë nga Kosova kanë mbërritur në Shëngjin. Këtë vit ende nuk janë vendosur shezlong, ndërsa qytetarët shprehin pakënaqësi për papastërtinë në rërë. Nga ana tjetër operatorët turistik e shohin të zymtë këtë sezon edhe për shkak se po rriten rastet me covid-19.
17 Qershor 2020, 17:38 -
Pas shqetësimit të ngritur nga Report Tv, nis aksioni i pastrimit ne plazhet e Semanit dhe Darëzezës
Bashkia e Fierit ka nisur pastrimin e plazheve në Seman dhe në Darëzezë, duke hequr mbetjet e shumta që kishin pushtuar bregdetin. Report TV ka trajtuar me shqetësimin ndotjen masive të lumenjve dhe deteve, mes tyre për Darëzezën.
27 Maj 2020, 18:13 -
Plazhi i Zvërnecit pret sinjalin për nisjen e përgatitjeve të sezonit turistik, administratorët: Shpresojmë për gjysmën e pushuesve
Plazhi i Zvërnecit është frekuentuar vit pas viti nga pushuesit, por për këtë vit përgatitjet ende nuk kanë nisur. Administratorët pretendojnë të kenë së paku gjysmën e turistëve të viteve të shkuara.
8 Maj 2020, 19:00 -
Sezoni turistik pas tërmetit, Prefekti Jaku: Shëngjini të përgatitet për pushuesit
Zonat turistike të Shëngjinit dhe Talës në Lezhë, duhet të përgatiteten për fluks të lartë pushuesish në sezonin veror, kjo vjen përshkak të pasojave që ka sjellë tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019 në zonën e Durrësit.
5 Mars 2020, 18:32