Pas shqetësimit të ngritur nga Report Tv prej një muaji, ka nisur pastrimi i rërës në plazhet e Semanit dhe Darëzezës. Aksioni është ndërmarrë nga bashkia e Fierit, në prag të nisjes së sezonit. Pastrimi po kryhet në dy faza, ku si fillim hiqen mbetjet e më pas bëhet sitja dhe nivelimi i rërës gjatë gjithë vijës bregdetare.

Problemi i ndotjes së lumenjve, mbeturinat e të cilave derdhen në det është ngritur me shqetësim prej një muaji në Report TV.  Përmes pamjeve kemi treguar ndotjen në shtratin e lumenjtë dhe përrenjtë në mbarë vendin.

Edhe plazhi i Darëzezës me rërë kurative, ishte i mbushur me mbetje të shumta, siç shihet në pamjet e transmetuara nga Report Tv më datë 8 Maj. Por së paku, në këtë rast, bashkia ka reaguar duke nisur pastrimin e plazhit.