-
Politikë
'Padia' e parë në KQZ për 25 prillin, LSI kërkon shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në Bashkinë Dropull, ankimon rezultatin në Qarkun e Gjirokastrës: Na penalizoi karantina për emigrantët
"Vendimi për karantinë të detyruar për të ardhurit nga Greqia e Maqedonia e Veriut synoi të godasë politikisht LSI-në në zgjedhjet e 25 prillit". Kështu ka argumentuar në ankimimin e parë për rezultatin e zgjedhjeve në KQZ, për Qarkun e Gjirokastrës, LSI, e cila kërkon që të shpallen të pavlefshme në Bashkinë Dropull, gjë që ndikon në rezultatin e gjithë qarkut.
7 Maj 2021, 12:59 -
Opinion
Habia injorante
Formon një grup parlamentar me deputetë të konsumuar, të vjetëruar, me persona që skanë asnjë lidhje me këtë ofiq të lartë publik, me persona që i parashikon që tani për veprimet që do bëjnë e fjalët që do thonë gjatë 4 viteve të ardhshme, çfarë do “mbjellin” nëpërmjet aktivitetit të tyre parlamentar e prapë do të përjetojmë habinë injorante të kësaj kategorie personash. Sepse e kanë të vështirë të kuptojnë e pranojnë së zakonisht korret ajo që mbillet. “E habitshme është se si ne ngulmojmë më shumë për të mbrojtur gabimet tona se sa të drejtat tona”- thotë një poet libanez.
6 Maj 2021, 20:16 -
Politikë
LSI: Vonesa nga KQZ për të na vënë në dispozicion pamjet filmike për KZAZ-të, SPAK të nisë hetimin
Lëvizja Socialiste për Integrim deklaroi se pas kërkesës për pamjet filmike nga disa KZAZ, nga ana e Komisionerit Shtetëror ka pasur vonesa në vendosjen e tyre në dispozicion. Përmes një deklarate të bërë nga Silva Caka. LSI i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion, të nisë hetimin për arsyen e vonesës së dorëzimit të pamjeve filmike.
6 Maj 2021, 14:46 -
Kronikë
U dëmtua nga tërmeti, por nuk lejon pallatin të shembet! Babai i ish-kandidatit të LSI, pronar i fasonerisë kërcënon sekretarin e Bashkisë, vihet nën hetim
Biznesmeni Muharrem Hoçja, babai i ish-kandidatit për deputetë të LSI, një person problematik në Fushë-Krujë është vënë në hetim pasi ka kërcënuar sekretarin e Bashkisë në Krujë, Florind Cerhozin. Report Tv ka mësuar Hoçja ka pasur konflikte të vazhdueshme me Bashkinë që arritën kulmin ditën e djeshme, ku arriti që të kërcënonte punonjësin. E gjitha ka nisur kur Hoçja ka shkuar në zyrën e Bashkisë për të kërkuar një vërtetim për taksat vendore, por mesa duket ky dokument nuk i është vënë në dispozicion duke iu rikthyer më pas edhe konflikteve të vjetra.
5 Maj 2021, 11:28 -
Politikë
Vasili mesazh strukturave 'mos raportoni te Luan Rama', përgjigjet ky i fundit: S'merrem me praktika të tilla okulte e të neveritshme
Zvëvendëskryetari i LSI, Luan Rama Pas publikimit të mesazhit që nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i kishte dërguar strukturave, për të mos raportuar te zvëvendëskryetari Lua
4 Maj 2021, 21:12 -
Politikë
KQZ miratoi rezultatin e zgjedhjeve, Kreshnik Spahiu ironizon: PD-LSI s'ka regjistruar asnjë ankesë! Nesër fillon lufta drejt fitores
Pas miratimit të rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit, partitë politike dhe kandidatët e pavarur kanë 5 ditë afat të bëjnë ankimim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), e ndërsa PD dhe LSI kanë hedhur akuza se PS ka manipuluar zgjedhjet dhe ka vjedhur votat, sërish nuk kanë paraqitur asnjë ankesë. Juristi Kreshnik Spahiu ka ironizuar pikërisht me këtë fakt, ndërsa shkruan në Facebook se "nesër fillon lufta drejt fitores".
4 Maj 2021, 20:28 -
Politikë
Zbulohet mesazhi i rëndësishëm i Petrit Vasilit dhe kundërvënia ndaj Luan Ramës në Vlorë
Alibia e tradhtisë së Luan Ramës që u përhap në Vlorë dy javët e fundit të fushatës, nuk paska qenë një sajesë mediatike, por një histori që më shume se sa ne hotelin Paradise në Vlorë gëlonte korridoreve të LSI-së në Tiranë, ku Petrit Vasili u angazhua me gjithë kapacitetet e veta intelektuale dhe politike ta zgjidhte siç në fakt e zgjidhi, duke i humbur LSI-së mandatin në Vlorë dhe duke marrë për vete 360 vota në Tiranë ç’ka është treguesi më i qartë i simpatisë që Petrit Vasili ka edhe në rradhët e partisë së vet.
4 Maj 2021, 19:07 -
Politikë
Kejdi Mehmetaj: Rama dhe banda e tij blenë votat më 25 prill, SPAK nuk ka nisur ende hetimet! Do dalin fakte të reja
Nënkryetarja e LSI, Kejdi Mehmetaj, vijon të hedhë akuza ndaj mazhorancës me pretendimin se janë manipuluar votat. Sipas saj Mehmetajt rasti i dëmshpërblimeve të tërmetit është flagrant, për të cilin siç u shpreh ajo, Prokuroria dhe SPAK ende nuk kanë folur.
4 Maj 2021, 13:33 -
Politikë
Xhixho: Asnjë reagim nga drejtësia për masakrën zgjedhore! LSI ka ngritur grup ekspertësh për votat e pavlefshme! Në ditët në vijim do publikojmë fakte tronditëse
Lëvizja Socialiste për Integrim thotë se organet e drejtësisë nuk kanë reaguar pas depozitimit të kallëzimit penal për një nga drejtoreshat e Rilindjes, e cila sipas tyre ka cënuar ose deformuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë para përgjegjësisë penale. Po ashtu Kryemadhi tha se organet ligjzbatuese duhet të veprojnë dhe të zbardhin sa më parë këtë krim elektoral
3 Maj 2021, 19:24 -
Opinion
Dy gabime strategjike të opozitës, dhe ca taktike…
Bojkotimi i Kuvendit dhe i zgjedhjeve lokale para zgjedhjeve parlamnetare të 25 prillit, janë dy gafat më të rënda strategjike të një opozite shqiptare qysh prej 1991-shit. Me bojkotimin e Kuvendit, iu la në dorë “inxhinierit elektoral” Gjiknuri ta qëndiste kodin zgjedhor si i vinte më për mbarë.
3 Maj 2021, 14:22 -
Politikë
Lefter Maliqi: Të ngrihet populli, vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme! PS synonte të godiste LSI, por ajo mbijetoi me 108 mijë vota
Në një konferencë për mediet deputeti aktual i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi, ndërsa akuzoi se Partia Socialiste se sipas tij ka manipuluar zgjedhjet e 25 prillit, bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme
3 Maj 2021, 10:39 -
Politikë
-
Opinion
Frrok Çupi: Kthim në fole! Meta pret një letër, Basha gjen stresin
U kthyen më në fund, tani lufta nuk ka më vlerë. Këta morën plagë dhe shkaktuan të vdekur, por u mblodhën në folenë ku ishin. Lufta e tyre për të fituar pushtetin mbi shqiptarët, u fik. Kishin vënë në krye të kolonës një banderolë ku shkruhej ‘Shqipëria fiton’.
1 Maj 2021, 16:55 -
Politikë
'Ethet' e mandatit, Mehmetaj: Masakra zgjedhore i dha mandat xhaketave të vjetra, që u pinë gjakun shqiptarëve! Rama s'i fitoi zgjedhjet, beteja jonë vazhdon
Pas rënies që LSI pësoi në zgjedhjet e 25 prillit ka reaguar për herë kandidatja për deputete Kejdi Mehmetaj, e cila është nën ethet e prë të marrë ose jo një mandat, pasi kjo varet nga zgjedhja e Monika Kryemadhit nëse vendos të mbajë mandatin e fituar në Tiranë apo atë në Fier
30 Prill 2021, 21:42 -
Politikë
Luan Rama thumbon Ilir Metën me një poezi: Nuk shkoi asnjë ditë në luftë, por të gjithë i shpalli tradhtar
Luan Rama ishte kandidati më i mohuar dhe i përjashtuar nga vetë partia e tij gjatë fushatës zgjedhore në qarkun e Vlorës, ku sulmet kryesore i ka pasur nga Ilir Meta. Mirëpo këtyre sulmeve Luan Rama i është përgjigjur me gjuhë të koduar përmes një poezie.
30 Prill 2021, 21:04 -
Politikë
Fitorja në Durrës, Koka thumbon Metën: Tramvaja e shpifjeve dhe mllefit të shfrenuar e mori përgjigjen në Durrës dhe gjithë Shqipërinë
Leftë Koka pasi arriti të fitonte mandatin e deputetit në Durrës, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj bashkëqytetarët e tij për besimin, duke i garantuar se do t’i shpërblejë me punë.
30 Prill 2021, 15:26 -
Politikë
Rënia e madhe/ Ja 20 humbësit e mëdhenj të LSI! Nga Monika Kryemadhi, Braimllari te Petrit Vasili, disfata sipas qarqeve
Figurat politike që drejtuan fushatën e LSI-së në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, ku partia e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit mori 118 mijë vota më pak se në zgjedhjet e 2017, PD u rrit me 165 mijë vota.
30 Prill 2021, 14:40 -
Politikë
LSI paralajmëron 5 ankesa në KQZ, Braimllari: Po presim daljen e rezultatit përfundimtar
Lëvizja Socialiste për Integrim ka paralajmëruar se do të paraqesë disa padi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, sapo të dalin rezultatet përfundimtare nga ky institucion. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, i bëri këto të ditura përmes një konferenc&am
30 Prill 2021, 14:27 -
Politikë
Zgjedhjet, Meta: Numër i paprecedentë votash të pavlefshme, të rinumërohet gjithçka! Rezultati mund të jetë vetëm paraprak (VIDEO)
Për Presidentin Ilir Meta, zgjedhjet nuk kanë përfunduar ende dhe se rezultati i deritanishëm mund të jetë vetëm paraprak. Në një konferencë për shtyp, Meta tha se duhet rinumëruar gjithçka, ndërsa vuri theksin te numri i madh i votave të pavlefshme që, sipas Metës duhet të hetohen. Sipas Metës çdo &eu
30 Prill 2021, 13:45 -
Politikë
'E shkarkojmë me parlamentin ekzistues', Meta i përgjigjet Ramës: Shashka për të larguar vëmendjen! Do jem këtu deri më 24 korrik të vitit 2022 (VIDEO)
Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili, tha se do ta shkarkojë atë nga posti me parlamentin ekzistues. Në një konferencë për shtyp, Meta e konsideroi deklaratën e Ramës "shashkë" që përpiqet të largojë vëmendjen nga 88 mijë vota të pavlefshme që sipas Met&eu
30 Prill 2021, 13:31