-
Paditet në Prokurori kreu i FSHF Duka! Akuza e Drejtorisë së Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës: Abuzime me fondet, vjedhje dhe shpërdorim detyre
Krimi ekonomik i policisë Tiranë kallëzon në prokurori kreun e FSHF dhe vetë Federatën Shqiptare të Futbollit për abuzime me fondet shpërdorim detyre. Kallëzimi është bërë javën e shkuar neë Prokurorinë e Tiranës. FSHF sot e ka denoncuar Bashkinë e Tiranës për ndërhyrje në procesin e saj zgjedhor, duke i bërë presion anëtarëve. Por ndërkohë FSHF ende nuk ka asnjë shpjegim për akuzat që i janë bërë në Prokurorinë e Tiranës nga strukturat e krimit Ekonomik në policinë e kryeqytetit.
24 Janar 2022, 10:38 -
Kërkon hetim ndërkombëtar për Armand Dukën! Bashkia Tiranë: 20 vite korrupsion dhe shkelje në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit
Bashkia e Tiranës, në cilësinë e aksionerit të Klubit të Futbollit, do të kërkojë të Hënën një hetim kombëtar dhe ndërkombëtar për shkeljet dhe korrupsionin 20 vjeçar të Armand Dukës në Federatën Shqiptare të Futbollit.
23 Janar 2022, 11:42 -
Censura në konferencën e FSHF-së dhe pyetjet që s’morën përgjigje
“Do të ketë një komunikim të jashtëzakonshëm për shtyp të premten në orën 10:00”. Ishte ky njoftimi i zyrës për shtyp të FSHF-së, drejtuar gazetarëve në mbrëmjen e së enjtes. Natyrshëm, duke parë situatën e mbushur me akuza dhe denoncime të forta, për më tepër në prag të zgjedhjeve të FSHF-së, interesimi i mediave ishte i lartë.
22 Janar 2022, 18:14 -
Zyrtare, Komiteti Ekzekutiv merr vendimin: Zgjedhjet për kreun e FSHF-së mbahen më 2 mars! Anëtarët e Asamblesë, delegatët dhe si bëhet procesi
Edhe pse fushata dhe tentativat për të betonizuar fitoren në zgjedhjet e ardhshme për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit nga ana e Armand Dukës kanë nisur prej javësh, vetëm sot Komiteti Ekzekutiv i FSHF ka vendosur datën 2 mars për mbajtjen e Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore do të mblidhet në godinën e FSHF në 2 mars.
22 Janar 2022, 14:56 -
Armand Duka i tmerruar nga humbja në Tiranë, ul numrin e delegatëve të Kryeqytetit në Asamblenë e FSHF
Përballë frikës së humbjes në kryeqytet, Duka ka marrë menjëherë masa duke ulur numrin e delegatëve për Tiranën. Kështu nga 8 delegatë që ka pasur më parë Tirana, Duka ka vendosur që kryeqyteti që ka dhe numrin më të madh të ekipeve sportive të ketë vetëm 6 delegatë.
22 Janar 2022, 10:45 -
Manipulimi i zgjedhjeve në futboll/ Vihet nën hetim kryetari dhe anëtari i Shoqatës Erzeni, falsifikuan firmat dhe votuan në emër të Bashkisë së Shijakut
Manipulimi i zgjedhjeve në futboll ka përfunduar me dy persona të vënë në hetim. Report Tv ka mësuar zyrtarisht se janë vënë në hetim kryetari i Shoqatës FK Erzeni, Marius Shahini si edhe anëtari Fundim Dollaku. Ashtu si kurse është raportuar më herët, Shahini dhe Dollaku kanë shpërdoruar detyrën dhe kompetencat, pasi falsifikuan firmat dhe votuan në emër të të tjerëve.
20 Janar 2022, 09:14 -
Manipulimi i zgjedhjeve në futboll përfundon në prokurori! Në Durrës kreu i Shoqatës, delegat për në Asamblenë e FSHF, u zgjodh me firmë të falsifikuar
Shoqata e Futbollit në Durrës, i zhvilloi dje zgjedhjet në një proces të manipuluar. Anëtarët e shoqatës votuan në mënyrë sekrete të hënën për një kandidat të vetëm duke rikonfirmuar në krye, Mikel Furrxhiun.
18 Janar 2022, 15:04 -
Skandali me zgjedhjet në futboll, debati në Report Tv! Kandidatët e përjashtuar: FSHF falsifikoi firmat, Duka kërkon të fitojë me çdo kusht! Shyti: Po i përdor shoqatat për qëllime të mbrapshta
Dy kandidatë për shoqatat rajonale të futbollit tregojnë për Report TV se janë penguar nga FSHF për të marrë pjesë në zgjedhje në funksion që mos të kenë ndikim kur të zgjidhet presidenti i ri i FSHF-së.
18 Janar 2022, 13:11 -
SKANDALI/ Armand Duka nis trukimin e zgjedhjeve, emëron fshehtazi kryetarin e Shoqatës Rajonale të Durrësit
Në fshehtësi të plotë me objektivin e qartë për trukimin e zgjedhjeve të FSHF-së, presidenti Armando Duka ka zgjedhur në mënyrë jo legjitime delegatët dhe kryetarin e shoqatës rajonale të Durrësit. Burime për Gazetën TemA kanë bërë me dije se i gjithë proccesi është zhvilluar në mënyrë skandaloze dhe të diregjuar drejtëpërdrejt nga Armand Duka, i cili ka zgjedhur në krye të kësaj shoqate njërezit që janë paguar dhe paguhen ende prej tij.
17 Janar 2022, 14:13