-
Armand Duka nuk ndalet, i merr të 8-a shoqatat rajonale të futbollit! Me Lezhën përmbyll procesin e trukimit të zgjedhjeve! Tani beteja në prokuroritë e rretheve
Shoqata rajonale e futbollit të Lezhës, që dyshohet se është ende e parregjistruar në gjykatë, ka zgjedhur sot delegatët që do të mbështesin Dukën më 2 mars. Deri më tani, falë shkeljeve të rënda kryesisht me numrin e anëtarëve në shoqata, federata shqiptare e futbollit ka siguar 29 nga 55 vota që janë gjithsej për presidentin aktual që udhëheq FSHF-në prej 20 vitesh.
9 Shkurt 2022, 14:05 -
Skandali me manipulimet e zgjedhjeve në FSHF, UEFA dërgon më 14 shkurt delegacionin për të monitoruar procesin! Emrat e 3 përfaqësuesve
Ashtu siç presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin njoftoi gjatë vizitës së tij në Tiranë pak ditë më parë do të dërgojë një delegacion që do të monitoroj zgjedhjet që po zhvillohen në shoqatat rajonale të futbollit. Delegacioni i përbërë nga 3 persona do të vijë në Tiranë më 14 shkurt dhe do të ketë një vizitë 2 ditore duke u larguar më 16 shkurt do të monitotojë procesin zgjedhor të Shoqatave rajonalen të futbollit.
8 Shkurt 2022, 19:20 -
VIDEO/ Goditje dhe pështyma ndaj një vajze gjyqtare, ja modeli i futbollit që Armand Duka promovoi sot në Shkodër me Lazër Matijan
Nëse doni të kuptoni se çfarë modeli promovon prej vitesh Armand Duka në Federatën Shqiptare të Futbollit, mjafton të shikoni këtë video skandaloze. Burri në rreth quhet Lazer Matija, njeriu që Armand Duka sapo zgjodhi në krye të Shoqatës Rajonale të Futbollit në Shkodër, duke manipuluar zgjedhjet përmes së njëjtës skemë që vodhi edhe në zgjedhjet e Tiranës.
8 Shkurt 2022, 16:05 -
‘FSHF ndryshon statutin sa herë ka zgjedhje’, Fakaj: Shakohoxha është i ‘çmendur’ që rivalizon Dukën
Ervin Fakaj thotë se FSHF sa herë ka zgjedhje e ndryshon statutin në favor të Armand Dukës. Ai nënvizon faktin se në këto lloj kushtesh është e pamundur ta rivalizosh për president të federatës.
8 Shkurt 2022, 12:48 -
Duka shkel premtimin që i bëri Ceferinit, 'vjedh' edhe shoqatën e Shkodrës! FSHF përzë gazetarët, kandidati humbës: Janë media, jo mitroloz! VIDEO nga momenti kur nxirret jashtë
Ashtu sikurse pritej përmes manipulimeve shoqata rajonale e Shkodrës zgjodhi në krye kandidatin e Dukës Lazër Matija. Kandidati rival Kujtim Shaba akuzoi FSHF për abuzime dhe mungesë transparence.
8 Shkurt 2022, 12:16 -
Artan Shyti: Pa transparencë nuk ka zgjedhje, FSHF po përçan futbollin
Artan Shyti është një nga profesorët e njohur që e njeh shumë mirë sportin në Shqipëri, por edhe ësh të gjithmonë i përditësuar me zhvillimet sportive në vend. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ai analizon të gjithë situatën që është krijuar këtë kohë, në prag të zgjedhjeve për postin e presidentit të FSHF-së. Sipas Shytit, me gjithë këto kontestime, ekziston një anomali që duhet zgjidhur nga një palë e tretë, e besueshme, qoftë edhe e huaj.
8 Shkurt 2022, 11:35 -
Shkodra dhe Lezha, FSHF gati skenarin për vjedhjen 6 votave të fundit nga shoqatat për Armand Dukën
Mungesa e informacionit si dhe manipulimet me listën e anëtarëve janë dy monovrat që FSHF po bën me zgjedhjet e fundit në shoqatat rajonale të futbollit në Shkodër dhe Lezhë. Deri më tani, për shkak të shkeljeve që në disa raste kanë përfunduar në prokurori, federata ka siguruar 31 nga 55 vota që janë gjithsej me qëllim që Armand Duka të zgjidhet për herë të 6 president.
7 Shkurt 2022, 13:34 -
Skandali / Si Duka ndryshoi statutin për të penguar ikona si Tare, Hasi, Vata që të kandidojnë përballë tij
Ndryshimi i statutit të FSHF-së me modifikime të rëndësishme në pikat e saj sa u përket kandidaturave për poziconet drejtuese si presidenti apo anëtari i Komitetit Ekzekutiv, penalizon ndjeshëm pjesëmarrjen në garë të disa prej ikonave të futbollit të vendit tonë të cilët kanë ushtruar dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre të përditshëm sportiv jashtë territorit të Shqipërisë.
6 Shkurt 2022, 12:43 -
SKANDALI/ Si Armand Duka reklamon bizneset e tij tek projektet që financon UEFA
“Topin e kam unë, penalltinë e gjuaj vetë”, është një batutë e famshme filmi, që përshtatet në sport. Por, duket se skandali në futbollin shqiptar ka arritur në nivele tepër shqetësuese. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, prej shumë vitesh po e përdor Federatën dhe evenimentet e saj si pronë private.
5 Shkurt 2022, 16:16 -
Mblidhet në fshehtësi për herë të parë që nga 1994, Shoqata e Mjekëve Sportivë zgjedh delegatin në favor të Armand Dukës
Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar sot në fshehtësi asamblenë e shoqatës së mjekëve sportive, duke zgjedhur edhe delegatin për do të votojë më 2 mars për presidentin e ri të federatës.
4 Shkurt 2022, 14:26 -
Armand Duka trefishon pagat e besnikëve të tij në FSHF, Ilir Shulkut i shkon në 1.6 mln lekë! Lista me rrogat e çmendura
Në një kohë që Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka kryer asnjë investim të rëndësishëm për futbollin në Shqipëri, drejtuesit e saj mendojnë të 3-fishojnë rrogat e tyre. Sikur mos të mjaftonte skandali për zhdukjen e 2.1 milionë eurove të fondeve të FIFAs, të tjera abuzime dalin në pah duke nxjerrë në pah mënyrën se si shpërdorohen paratë nga Federata Shqiptare e drejtuar nga Armand Duka.
3 Shkurt 2022, 15:04 -
FSHF gati të 'gllabërojë' edhe votat e Lezhës, njofton zgjedhjet por shoqata ende e paregjistruar në gjykatë
Teksa pritet që në datën 9 shkurt të zhvillohen zgjedhjet në shoqatën e futbollit në Lezhë kjo e fundit rezulton ende e paregjistruar në gjykatë duke thelluar manipulimet e FSHF dhe kreut të saj Armand Duka. Për më tepër mungojnë edhe kandidatët rivalë.
3 Shkurt 2022, 13:42 -
Presidenti i UEFA-s Ceferin takon Ramën dhe Dukën: Politika të mos ndërhyjë në futboll, por zgjedhjet në FSHF të jenë korrekte! Do sjellim përfaqësuesit tanë për korrektësinë e procesit
Pas gati 4 orësh në Tiranë, presidenti i i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka lënë Tiranën. Mesazhi i tij ishte i qartë ku tha se politika nuk duhet të ndërhyjë në futboll, por theksoi se zgjedhjet duhet të jenë korrekte, për këtë arsye UEFA do të sjellë edhe përfaqësues të saj për të verifikuar korrektësinë e këtij procesi.
3 Shkurt 2022, 10:23 -
Manipulimet me shoqatat e futbollit, Duka deri më tani 23 vota të vjedhura për mandatin e gjashtë të FSHF-së
Trukimet dhe manipulimet me zgjedhjet e shoqatave rajonale të futbollit i kanë siguruar deri më tani Armand Dukës 23 vota nga 55 që janë gjithsej për zgjedhjet e presidentit të ri të FSHF-së. Pritet që federata përmes falsifikimeve dhe presioneve të sigurojë edhe votat e tjera në shoqatat rajonale të Lezhës dhe Shkodrës.
2 Shkurt 2022, 13:31 -
Ylli i futbollit shqiptar, Sokol Kushta: Armand Duka ka abuzuar dhe i pëlqen të notojë në det të pistë
Sokol Kushta komenton gjerë e gjatë zhvillimet më të fundit në FSHF, mënyrën se si po zhvillohen zgjedh jet në shoqatat rajonale të futbollit, por edhe përplasjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, legjenda e futbollit vlonjat e shikon një garë të pabarabartë dhe me rivalë e kandidatë të vendosur nga vetë Duka.
2 Shkurt 2022, 10:37 -
Kallëzoi në prokurori zgjedhjet e futbollit në Gjirokastër, Nebiaj denoncon me emra: Delegatët u zgjodhën me urdhër të federatës
Përfaqësuesi i ‘AF Luftëtarit’ ka denoncuar me emra personat që nuk ishin delegate dhe kanë votuar me urdhër të FSHF-së për zgjedhjet në shoqatën rajonale të futbollit në Gjirokastër.
1 Shkurt 2022, 12:46