-
Trafikuan 4 ton kanabis në Vlorë, Apeli i GJKKO kthen për rigjykimin dosjen për Moisi Habilajn, e dënuar me 10 vite burg, dhe 3 anëtarët e grupit të tij
Apeli i GJKKO-së ka kthyer për rigjykim me një trupë tjetër gjykuese dosjen ndaj e Moisi Habiljat, dhe 3 anëtarëve të grupit të tij, Nezar Seitit, Meridian Sulajt dhe Fatmir Minajt, të dënuar për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.
7 Prill 2023, 09:56 -
Kronikë
GJKKO dënon me 12 vite burg ish-shefin e Narkotikëve të Policisë Vlorë, Gjergji Kohila! I përfshirë në dosjen 'Habilaj'
GJKKO dënon me 12 vite burg ish-shefin e Narkotikëve të Policisë Vlorë, Gjergji Kohilën. Me gjykim të shkurtuar do t'i takojë të bëjë 8 vite burg, por Kohila është në arrati.
1 Dhjetor 2021, 14:27 -
Kronikë
Trafikuan 4 ton kanabis në Vlorë, GJKKO burg për Moisi Habilaj dhe 3 anëtarët e grupit të tij
Gjykata speciale kundër krimit dhe korrupsionit vendosi sot të dënojë Moisi Habilaj me 10 vite burg për veprat penale trafik droge dhe grupi i strukturuar kriminal, nga 15 vite që kishte kërkuar SPAK. Të dënuar janë edhe 3 anëtarët e grupit, Nezar Seiti, Meridian Sulaj dhe Fatmir Minaj secili i dënuar me nga 9 vite burg nga 13 vite që kishte kërkuar SPAK. Këtij grupi iu kap në tetor të 2017, në Babicë të Vlorës iu kap një sasi prej 4 ton kanabis e fshehur në një vilë dykatëshe.
18 Maj 2021, 17:26 -
4 vite jashtë politikës, Saimir Tahiri bëhet nostalgjik, publikon videon kur ishte ministër: Falenderoj ata që më mbështetën dhe kritikuan
Pas më shumë se 4 vitesh jashtë politikës, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është bërë nostalgjik për kohën kur ishte në detyrë. Teksa ka publikuar një video me foto nga koha kur ishte ministër i Brendshëm, Tahiri bën me dije se sot si 4 vjet më parë mbylli këtë detyrë
14 Mars 2021, 16:44 -
Ekskluzive/ Arratiset Moisi Habilaj, shpallet në kërkim nga autoritetet italiane
Moisi Habilaj shpallet në kërkim pasi është arratisur. Ai nuk është gjetur në banesën e tij në adresën që kishte dhënë në Raguza të Italisë. Gjykata e Apelit e Katanias e dënoi përfundimisht me 15 vite e 5 muaj burg Moisi Habilajn.
11 Janar 2021, 11:15 -
Trafik droge nga Shqipëria në Itali/ Gjykata e Katanias rikthen pas hekurave Moisi Habilajn, e dënon me 15 vite burg! Ulet dënimi për Sulajn dhe Seitin
Gjykata e Apelit në Katania ka dënuar me 15 vite e 5 muaj burg Moisi Habilajn. Për të gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Catanias tashmë kanë zgjedhur të mos ndryshojnë vendimin e parë dhe të mos bëjnë asnjë zbritje por ta dënojnë me 15 vjet, 5 muaj dhe 10 ditë siç është urdhëruar më 19 qershor 2019. Dy shqiptarët e tjerë Maridiam Sulaj dhe Nezar Seiti, kanë përfituar ulje dënimi.
17 Dhjetor 2020, 22:14 -
Gazetari Qyno: Tre faktorët që bënë presion në çështjen 'Tahiri'! Në rigjykim, KLGJ duhet të caktojë të tjerë gjyqtarë (VIDEO)
Gazetari i Report TV, Elton Qyno në studion e emisionit "Pa Protokoll" tha se janë tre faktorë që kanë ndikuar në këtë proces. Sipas tij janë faktori politik, mediatik dhe ndërkombëtar. Ai u shpreh se e gjithë ajo që po ndodh me Saimir Tahirin është përpjekje për ta lënë mënjanë nga politika.
26 Qershor 2020, 22:25 -
Samir Tahiri/ Bie denimi por edhe pafajësia për trafik droge! Apeli rrëzon vendimin dhe kthen dosjen për rigjykim: S'duhet të ndryshonte akuza! Ish ministri: Padrejtësi (Dokumenti)
Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e shkallës së parë për ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe rikthen çështjen për gjykim. Vendimi është marrë ditën e sotme. Duke mos pasur një vendim të formës së prerë nga drejtësia, Tahiri nuk mund të bëhet pjesë të paktën për zgjedhjet e ardhshme.
26 Qershor 2020, 09:34 -
Shtyhet vendimi për Tahirin/Gjykata kërkon kohë, batuta e ish-ministrit: Kështu e hanë të gjithë! Prokuroria nuk tërhiqet, kërkon 12 vite burg
Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë për në 26 qershor vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Mësohet se Gjykata ka kërkuar kohë për dhënin e vendimit. Ish-ministri në përfundim nuk ka pranuar të flasë për mediat, por para nisjes së seancës ka bërë një batutë me gazetarët dhe operatorët, duke thënë: "Kështu e hanë të gjithë".
24 Qershor 2020, 08:08 -
6 orë seancë! Në 24 qershor flet Apeli, Tahiri: Vendimin do ta pranoj, s'kam ikur nga politika! E kam bërë detyrën si ministër më mirë se këta që janë
Seanca e sotme maratonë, që zgjati 6 orë ishte e fundit para vendimit, ku palët shpalosën argumentet e tyre. Prokuroria e përfaqësuar nga Vladimir Mara dhe Dritan Prenci nuk u tërhoqën nga akuzat dhe dënimi 12 vite që kërkuan në Shkallën e Parë. Saimir Tahiri dhe avokati i tij Maks Haxhia kishin përgatitur një mbrojtje prej 131 faqesh përballë trupës gjyqësore që përbëhej nga Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Nure Dreni.
11 Qershor 2020, 12:47 -
'Jemi në COVID, nuk është emergjente'! Shtyhet sërish gjyqi për Tahirin në Apel, Çela: Të përjashtohet trupa
Trupi gjykues vendosi shtyrjen për në datë 13 maj me argumentin se seanca nuk futet te kategoria e emergjenteve sipas parashikimeve referuar situatës së COVID-it dhe se nuk ishin lajmëruar të gjitha palët.
28 Prill 2020, 11:04