"Kështu e hanë të gjithë"! Me këtë batutë ish ministri i Brendshëm u fut në sallën e Apelit të Gjykatës së Posaçme, ku në shoqërinë e avokatit Maks Haxhiaj dhe prokurorëve, përballë kishin tre gjyqtarët Nertina Kosova, Albana Boksi dhe Dhimitër Lara. Ky i fundit edhe pse vetëm prej 4 ditësh gjyqtarë në këtë proces, gjatë seancës deklaroi se është njohur me dosjen dhe nuk i nevojitet shtyrje.
Pas 10 minutave seanca u ndërpre dhe tre gjyqtarët u tërhoqën në Dhomë Këshillimi për t’u shprehur për fatin e Saimir Tahirit. Unanimisht tre gjyqtarët vendosën të shtyjnë shpalljen e vendimit për më 26 qershor në orën 13:00.
Ish-ministri Saimir Tahiri nuk e komentoi këtë shtyrje, ndërsa avokati i tij Haxhiaj tha se u shty për t’u shpallur vendimi.
Në oborrin e gjykatës nuk mungoi dhe përkrahësja besnike e Tahirit e cila si slogan këtë herë kishte pafajësinë për ish-ministrin.
Në seancën e datës 11 qershor në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u lexuan konkluzionet e Prokurorisë.
Prokuroria e përfaqësuar nga Vladimir Mara dhe Dritan Prenci nuk u tërhoqën nga akuzat dhe dënimi 12 vite që kërkuan në Shkallën e Parë. Saimir Tahiri dhe avokati i tij Maks Haxhia kishin përgatitur një mbrojtje prej 131 faqesh përballë trupës gjyqësore që përbëhej nga Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Nure Dreni.
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u vu nën akuzë pas arrestimit të grupit “Habilaj” ndërsa që në fillim ai pretendoi pafajësi duke e quajtur një proces farsë me prova të montuara.
Në shtator të vitit të kaluar ish-Prokuroria e Krimeve kërkoi dënimin e tij me 12 vite, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar shkonte 8 vite, por gjykata e dënoi Tahirin me 3 vite burg me shërbim prove. Të dy palët nuk u kënaqën duke e apeluar vendimin, prokuroria që nuk tërhiqet nga kërkesa për dënimin e tij me 12 vite, ndërsa ish-ministri kërkon pafajësi të plotë. Në seancë për herë të parë pas vetëdorëzimit ishte i pranishëm edhe Jaeld Çela.

Për ters apo jo, Saimir Tahiri sapo ka dalë nga gjykata është penguar në kabllot e televizioneve. Ai nuk ka pranuar të flasë për mediat, por në momentin e "incidentit" ka deklaruar "edhe kjo na duhej". Vendimi për Tahirin u shty për në datën 26 qershor në orën 13:00.

Në pritje të vendimit të ish-ministrit Saimir Tahiri janë edhe shumë qytetarë dhe mbështetës të tij. Pranë ambienteve të gjykatës një përkrahëse e tij mbante veshur një bluze me foton e ish-ministrit ku shkruan: "I pafajshëm Saimir Tahiri! Legjenda Saimir Tahiri"
Shtyhet vendimi i gjykatës së Apelit për Saimir Tahirin. Gjykata vendosi që të shtynte vendimin për në datë 26 qershor ora 13:00. Trupa gjykuese ka kërkuar kohë për shpalljen e vendimit, pasi njëri nga anëtarët u zëvendësua për shkak të vettingut.
I qeshur dhe i qetë, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është paraqitur në Gjykatë për tu njohur me vendimin. Gjatë hyrjes në Gjykatë, Tahiri është dëgjuar të bëjë një batutë me gazetarët dhe operatoret: "Kështu e hanë të gjithë".
-
Realishte me vjen keq per kete djal. Kete e mori me qafe pushiteti i shpejte ne moshe te vogel. Mgjt beri disa gabime amatoriale si ne aspektet qe me ke shoqerohej dhe ne aspektet me ke i beri leket. Rama edhe nje here tregoji qe eshte buke shkelur.
Përgjigju -
Sajmir llumi. Krimineli me i rrezikshwm ne ballkan.
Përgjigju-
Ti hash bolet sajmir tahirit ti moj
-
-
E derdhje kokrren e lotit kur dole tek top story kur ty pehap emri si femije I Vogel na beje edhe moralin si familiar edhe na the qe nuk Kam hallin Tim por te djalit tim... Desh te shiti I gjati grupi edhe e kape situaten sa spo plasje qe te shiten ne fillim edhe do edhe pafajesine. Lale Po e more e ke degjeneruar kete the para mbrapa edhe vetingu si perhere show mediatik. Ti edhe te tjeret te rengut tend pa perjashtim ps lsi Apo pd o ne burg perjete per deme te pa para ketij kombi ose pushkatim asnje meshire per ju me miliarda ne llogari ofshore
Përgjigju -
Sajmir tahiri esht djal flori sben nena djal si saimiri
Përgjigju -
Drejtesia ska per tu ber ndonjeher me kto kriminela qe na udheheqin
Përgjigju -
Politike! Akoma eshte banda e Sali Berishes qe mban prokurorine akoma.
Përgjigju -
Nje proces,,,i teri i montuar per nevojtaret rrugore, qe duan te shembin cdo shembull te respektuar shtet-beresi e shtet-mbrojtesi sikurse Saimir Tahiri. Fundi i kesaj mizorie llalle-rie dhe gjin-gjonerie te integrume do te provoje nese Vetting-u ka suksesuar pe verteti ne Shqiperine tone. Respekt te thelle per kontributet ekskluzive te Saimir Tahirit,qe e ngriti policine nga hiri dhe gjirizi i inkriminimit dhe e futi ne udhen e besueshmerise publike. Tung.
Përgjigju-
Te lumte moj Lora
-
Lora duhet të jetë polic i Tahirit, mbron shefin, aq ka aq thith
-
O ti militante e shqiperise qe duam edhe policia qe duam mos je nga ceta partizqne qe beshit orgji me drejtuasat e pare edhe pastaj perfundoshit me kryekomisaret seksere edhe e dashur sepse tahiri beri ate qe nuk ngeli give Pune prostitute kurve rrugesh te degjeneruar pa hyre ne polici. Mos jeni edhe ju I njejtit standart e nderuar meqe beket kaq tifo per nje te degjeneruar si paraardhesit e tij akoma me shum te degjeneruar qe e shkaterruan kete strukture shteterore duke futur nga rruga e I veshi me uniforms. Kanabizin vendin edhe e shkatarron ekonomine. Edhe ti militante e ndyre e ketyre bajgave qe ka kjo shoqeri civile e rraskapitur inegzistenten. I pamoralshmi na do I moralshem edhe te moralshmit nuk ndjehen sepse I vjen zor...
-
-
Nuk jepet sot vendimi. Pa merak
Përgjigju -
As ni kusht nuk esht plotsuar ne vetingu duhet te ishte mbaru spaku prap i koruptuar policia prap i koruptuar punosit ne administrat shtetrore pa diploma ka shum e shum qe nuk mun i radhis
Përgjigju








Komente
Komento