-
Sociale
Projekti pilot mbyll shtëpinë e fëmijës në Vlorë, të miturit kthehet në familjet ku dhunoheshin, KLSH nis inspektimet! ‘Shëndetësia’: S’ka mbyllje, por kthim të fëmijëve në familje kur është e mundur
Një projekt pilot sipas modelit holandez që synon fuqizimin e familjes po aplikohet në Shtëpinë Fëmijës në Vlorë, që do të mbyllet deri në dhjetor. Në këtë shtëpi ndodhen 13 fëmijë të moshave 0-5 vjeç, të cilët janë strehuara ty pasi dhunoheshin në familjet e tyre dhe sot rrezikojnë që të rikthehen sërish në gjirin e tyre. KLSH a nisur një audit në Ministrinë e Shëndetësisë ku do të verifikohet forma dhe mënyra e zhvillimit të këtij projekti pilot për të garantuar jetën dhe sigurinë e fëmijëve.
19 Nëntor 2021, 11:44 -
Kronikë
KLSH kallëzon në prokurori drejtorin e AKU-së, Bledar Skënderin: Nuk tërhoqi nga tregu dhe as inspektoi akulloret e rrezikshme për shëndetin
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka paditur në Prokurorinë e Tiranës drejtorin e Përgjithshëm të AKU, Bledar Skënderi. KLSH thotë se ka ushtruar kontroll në këtë institucion dhe ka dalë në përfundiminin se nuk është reaguar si duhet ndaj situatës së krijuar me alarmin e ngritur nga Bashkimi Europian për sasi 'oksid etileni' në disa akullore.
10 Nëntor 2021, 17:50 -
Politikë
KLSH kallëzon në SPAK dhe prokurori 9 funksionarë të bashkisë së Tropojës: Shkelën barazinë në tendera
9 funksionare të bashkisë së Tropojës janë kallëzuar nga SPAK dhe në prokurorinë e këtij qytetit për shpërdorim detyre, pasi kanë shkelur barazinë në tendera. Tre nga 9 funksionarët KLSH i ka kallëzuar në SPAK për shkelje të barazisë në tenderin për ndërtimin e shkollës ‘Asim Vokshi’. Ata janë anëtarë të të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Funksionarët e tjerë janë kallëzuar në Prokurorinë e Tropojës për shpërdorim detyre, për tenderin e rikonstruksionit të pesë segmenteve rrugore fshati Gri, Bujan dhe Cërrnicël.
10 Nëntor 2021, 17:03 -
Ekonomi
KLSH: Qeveria jo serioze me investimet, nënshkroi në shkelje të ligjit 500 kontrata me vlerë 190 mln euro pas 15 tetorit 2020
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka patur jo pak kritika ndaj qeverisë në lidhje me zbatimin e buxhetit përgjatë vitit 2020, ku thuhet se ka treguar mungesë serioziteti, ndërsa në filtër është kaluar edhe sektori i turizmitm malor, ku u konstatua mungesë rakordimi mes institucioneve dhe federatave që do ta nxisnin këtë lloj turizmi më shumë
10 Nëntor 2021, 08:34 -
Kronikë
Rindërtimi, KLSH: 11 objekte në Durrës u shemben pa respektuar procedurat
Në Durrës u shemben 11 objekte që ishin dëmtuar nga tërmeti pa respektuar procedurat dhe rregullat strikte. Pra, shembja ishte e pabazuar. Ky është përfundimi i një raporti të fundit të Këshillit të Lartë i Shtetit. Sipas raportit procedurat janë kryer në kundërshtim me kuadrin ligjor.
9 Nëntor 2021, 10:48 -
Ekonomi
-
Ekonomi
“Shthuren” financat publike, më 2020 u regjistruan në thesar 430 milionë euro pagesa, që u takojnë kontratave 2007-2019
Menaxhimi i financave publike po shfaq probleme sa i takon administrimit të fondeve që burojnë nga taksat e qytetarëve dhe borxhi, në raport me legjislacionin në fuqi
4 Nëntor 2021, 07:36 -
Politikë
Kupola e RTSH kërkoi shtim privilegjesh 3 javë pas shkarkimit të Thoma Gëllçit, shpërblimi 1.5 mijë USD në muaj për Leka Bungon dhe 1 mijë USD për anëtarët e Këshillit Drejtues
Kryetari i Këshillit të ri Drejtues të RTSH Leka Bunga i kërkon Kuvendi shtimin e shpërblimit mujor për veten e tij sa paga e kryetarit të AMA. Kërkesë për rritjen e shpërblimit për anëtarët e Këshillit deri në 1 mijë USD në muaj 3 javë pasi ata votuan pro propozimit të tij për shkarkimin e Thoma Gëllçit dhe komandimin e Martin Lekës. Deputetët: RTSH-ja harxhon paratë kot, e shohin më pak se 3 % të audiencës. Një raport i KLSH-së flet për afera dhe shpërdorim të gjithanshme në RTSH.
3 Nëntor 2021, 16:14 -
Politikë
LSI kërkesë SPAK dhe KLSH: Nisni auditimin mbi shpërdorimet në Kaskadën e Drinit! Të hetohen abuzimet në prodhimin e energjisë elektrike
Në kërkesën në drejtim të SPAK, prokurorisë së Tiranës dhe KLSH, deputetët e LSI kërkojnë verifikime të thelluara për prodhimin, shkëmbimin dhe blerjen e energjisë elektrike nga Kaskada e Drinit, që sipas LSI ka sjellë pasoja të rënda dhe me dëm ekonomik për vendin.
2 Nëntor 2021, 16:56 -
Ekonomi
Turizmi malor, KLSH: S'ka investime e as promovim! Mungesë stafi e strategjie, masat e marra nuk kanë qenë efektive
Shqipëria nuk është konkurruese me vendet e rajonit sa i takon turizmit malor. Edhe pse ka pasuri natyrore dhe vende turistike për turizëm të tillë, mungesa e investimeve si dhe e promovimit e ka penalizuar. Në një auditim KLSH thotë se nuk ka pasur investim në strukturat akomoduese dhe se masat e marra nuk kanë qenë efektive.
24 Tetor 2021, 20:51 -
Ekonomi
Auditimi i KLSH: Analizat COVID në privat të pabesueshme, laboratorët privatë u akredituan në shkelje të ligjit
Një audit 1-vjeçar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, zbulon keqmenaxhim të autoriteteve shtetërore ndaj pandemisë. Sipas KLSH, ministria e Shëndetësisë akreditoi në shkelje të ligjit laboratorët privat në Shqipëri, duke sjellë pavërtetësi të rezultateve të analizave.
14 Tetor 2021, 14:41 -
Kronikë
Ilaçe të skaduara në burgje dhe tendera pa garë, SPAK nis hetimet pas raportit të KLSH të botuar në 'Shqiptarja.com'
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetimet pas raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit që konstatoi se në depot farmaceutike në burgje ka medikamente të skaduara dhe se tenderat e zhvilluar nga Drejtoria e Burgjeve apo edhe nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara për llogari të burgjeve, 85% janë zhvilluar me pa garë.
12 Tetor 2021, 11:38 -
Kronikë
Raporti i KLSH/ Në burgje ilaçe të skaduara dhe kancerogjene, 85 % e tenderave të paracaktuar, kaos me administratën
Kontrolli i Lartë i Shtetit zbarkoi në Drejtorinë e Burgjeve duke konstatuar problematika serioze, në depot farmaceutike u gjet edhe një medikament me element kancerogjen. Administrata kaotike, nuk plotësohen dot 220 vende vakante, 85 % e tenderave në 2020 u zhvilluan me procedurën “negocim pa shpallje”
9 Tetor 2021, 08:51 -
Ekonomi
Raporti i KLSH: Vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti, shtetit i është shkaktuar 22.6 milionë euro dëm! Shpenzime jo eficiente dhe shkelje të disiplinës buxhetore
Kontrolli i Lartë i Shtetit raporton për një dëm ekonomik prej 22.6 milionë euro që i është shkaktuar buxhetit të shtetit në 6-mujorin e parë të vitit. Humbjet më të mëdha janë konstatuar nga shkeljet me tenderat publike
27 Shtator 2021, 14:51 -
Kronikë
Kreu i KLSH-së në Report Tv, mesazh për qeverinë ‘Rama 3’, Shehu: Ministrat, kujdes me tenderët dhe paranë publike! 88 auditime drejt përfundimit
Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu në intervistën e tij të parë që nga zgjedhja në këtë post, nëpërmjet mikrofonit të Report Tv i bën apel ministrave të rinj, të kenë kujdes me fondet publike dhe të mos abuzojnë me besimin e dhënë nga qytetarët
2 Shtator 2021, 17:11 -
Kronikë
KLSH kallëzon në prokurori 3 ish-drejtorë të Kadastrës në Korçë dhe ish-drejtorin e ALUZINI-t për shpërdorim detyre
Kontrolli i Lartë i Shteti ka kallëzuar në prokurorinë e Korçës, 3 ish-Drejtor të DVASHK Korçë (ish-ZVRPP Korçë) dhe 1 ish-Drejtor të ALUIZNI Korçë, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal
10 Gusht 2021, 17:54 -
Kronikë
Një ditë pas rikthimit në detyrë të Haki Çakos, i hapet rruga kontrollit të KLSH për strukturat e emergjencave civile: Auditim të tenderimeve për blerjen e pajisjeve
Pas bllokimit të kontrollit të KLSH-së të strukturave të Emergjencave Civile se kreu i këtij institucioni Haki Çako ishte me pushime, rikthimi i tij në detyrë, i ka hapur rrugë auditimit të KLSH për të gjitha tenderimet e viteve të fundit për blerjen e pajisjeve të emergjencave.
4 Gusht 2021, 19:28 -
Kronikë
Abuzim me tenderat e ndërtimit të komisariateve, drejtori i Monitorimit në Ministrinë e Brendshme Ferdinand Tarazhi nën hetim nga SPAK! U kallëzua me 4 kolegë të tjera nga KLSH
Me Tarazhin janë kallëzuar edhe 4 anëtarë të tjerë të Ministrisë së Brendshme. Report Tv mëson se SPAK ka nisur hetimet për këtë rast dhe ka kërkuar sekuestrimin e praktikave për rikonstruksionin e komisariateve Vlorë, Mirditë, Pogradec dhe Komisariatit nr. 4 në Tiranë.
4 Gusht 2021, 12:11 -
Kronikë
SKANDAL/Zjarret 'përpijnë' vendin prej ditësh, Haki Çako nuk ndërpret pushimet! KLSH thirrje kreut të Emergjencave Civile: Kthehu në detyrë!
Skandal i Emergjencave Civile për reagimin e zjarreve në vend! Në një kohë kur Vlora ndodhet nën 'pushtetin' e flakëve prej disa ditësh, por kjo nuk shqetëson aspak kreun e Emergjencave Civile Haki Çako, i cili nuk ka denjuar të ndërpresë pushimet e tij edhe pse situata është kritike.
2 Gusht 2021, 21:07 -
Kronikë
Abuzim me tenderat, KLSH kallëzon në SPAK 5 funksionarë të Ministrisë së Brendshme, rritën kostot e ndërtimit të godinave të policisë e shkelën barazinë
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dorëzuar në SPAK, Prokurorinë e Posaçme Anti Korrupsion, një kallëzim penal ndaj 5 funksionarëve të Ministrisë së Brendshme. KLSH i akuzon se kanë abuzuar me tenderat për rikontruksion dhe ndërtimin e disa godinave, si Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Komisariati i Policisë Nr. 4 Tiranë, Komisariati i Policisë Pogradec, Komisariati i Policisë Mirditë.
30 Korrik 2021, 13:44