- Bota
-
Trump le të hapur mundësinë e rikandidimit në 2024
Ish-Presidenti i SHBA Donald Trump u shfaq të dielën si republikani dominues i vendit, me përpjekjen që partia të fitojë përsëri kontrollin e Kongresit vitin e ardhshëm dhe ndoshta të kandidojë vetë përsëri për presidencën në vitin 2024.
1 Mars 2021, 08:44 -
Aleatët e ish-Presidentit Trump tregojnë besnikërinë me një statujë të artë
Konservatorët amerikanë vlerësuan Donald Trump-in në një mbledhje vjetore të premten, duke zbuluar madje një statujë të artë të ish-presidentit, për të treguar se ai mbetet një forcë politike republikane pavarësisht skenave të dhunshme në Uashington muajin e kaluar.
27 Shkurt 2021, 08:32 -
Basha në Slloveni dhe Kroaci para zgjedhjeve, Rama i kujton foton 20 mijë dollarëshe: Pasi takoi Trump në 2017 fitoi, më 25 prill do fitojë edhe më thellë
Vizitën e kreut të PD Lulzim Basha në Slloveni dhe Kroaci, kryeministri Edi Rama e ka ironizuar duke e krahasuar me foton e “famshme” që kryedemokrati bëri para zgjedhjeve të 2017 me Donald Trump, foto e cila atëherë u aludua se bëri 20 mijë dollarë.
19 Shkurt 2021, 15:58 -
SHBA-ja zyrtarisht i ribashkohet marrëveshjes së Parisit për klimën
Shtetet e Bashkuara zyrtarisht i janë ribashkuar Marrëveshjes së Parisit për klimën, vetëm një muaj pasi presidenti amerikan, Joe Biden i tha Kombeve të Bashkuara në ditën e parë si president, se Uashingtoni dëshiron që sërish të jetë pjesë e kësaj marrëveshjeje.
19 Shkurt 2021, 12:56 -
SHBA: Jemi të gatshëm të bisedojmë me Iranin për marrëveshjen bërthamore
Shtetet e Bashkuara të enjten thanë se ishin gati të bisedonin me Iranin për rikthimin në marrëveshjen e vitit 2015 që synonte të parandalonte Teheranin nga prodhimi i armëve bërthamore, tre vjet pasi Uashingtoni u tërhoq nga marrëveshja.
19 Shkurt 2021, 08:33 -
SHBA/ Propozim ambicioz i demokratëve për reformimin e sistemit të imigracionit
Reformimi i sistemit amerikan të imigracionit, të kritikuar gjerësisht, për një kohë të gjatë ka qënë një çështje që presidentët e të dyja partive nuk kanë mundur ta realizojnë. Tani, me një shumicë të vogël të demokratëve në të dyja Dhomat e Kongresit, Presidenti Joe Biden po fillon një përpjekje për të trajtuar statusin ligjor të miliona emigrantëve pa dokumenta, duke përdorur vrullin e 100 ditëve të tij të para në detyrë. Nisma përkrahet nga disa mbështetës të tij të rëndësishëm Kongres.
19 Shkurt 2021, 08:07 -
Trampistët që u kthyen në albinistë
Sekti i përkrahësve të Trumpit dje dhe Albinit sot, mund të vijojnë të ndërrojë kordinatat e dishepullit, sipas emrit që u del përpara, por kjo është një biçim tifozerie pastorale, më shumë sesa një mbështetje serioze për këtë apo atë politikan shqiptar a të huaj. “Kisha Trump” dhe jetimët që la pas, është precedenti i një dashurie të zjarrtë por kalimtare, që sot nuk i duhet as Albin Kurtit. Përkrahës të tillë janë si këpurdhat pas shiut. Mbijnë, lulëzojnë e vyshken në harkun e një ditë-nate…
18 Shkurt 2021, 17:40 -
Kush është kryeministri slloven, personazhi qesharak që u prezantua si njeriu që ‘bekoi’ Bashën si kryeministër gjatë takimit të sotëm
Kryetari i PD Lulzim Basha u takua sot në Lubljanë me kryeministrin e Sllovenisë Janez Janša. Populisti Janša është një emër i njohur edhe në vendin tonë pasi vetëm pak kohë më parë emri i tij do të bënte xhiron në gjithë mediat botërore për gafën e tij teksa uroi Donald Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara 2020, pavarësisht se nuk ishte deklaruar asnjë rezultat zyrtar dhe ku dukshëm Biden ishte para me votat duke u kthyer në një personazh qesharak.
17 Shkurt 2021, 20:27 -
Pak ditë më parë fitoi betejën ligjore, një ligjvënës demokrat ngre një tjetër padi ndaj Trump mbi rolin e tij në protestat në Capitol
Një ligjvënës demokrat ka depozituar të martën një aktpadi ish kreut të Shtëpisë së Bardhë të cilin e akuzon për nxitje të rebelimit vdekjeprurës në Capitol. Padia e ngritur nga ligjvënësi i Misisipit Bennie Thompson, kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Dhomën e Përfaqësuesve, është pjesë e një vale të pritshme çështjesh gjyqësore mbi trazirat e 6 janarit dhe besohet të jetë e para e ngritur nga një anëtar i Kongresit.
16 Shkurt 2021, 22:27 -
U akuzua për kryengritjet në Capitol, shpallet i pafajshëm ish-Presidenti Donald Trump
Ish-Presidenti i SHBA-së Donald Trump është shpallur i pafajshëm në gjyqin e Senatit Amerikan lidhur me akuzat për organizimin e protestave në Capitol më 6 janar. Sipas mediave amerikane, senatorët votuan me 57 vota kundër dhe 43 pro fëjësimit ndaj Trump për nxitje të kryengritjes ku humbën jetën disa persona.
13 Shkurt 2021, 22:26 -
Akuzohet për nxitjen e protestës së dhunshme në Kapitol, avokatët e ish-Presidentit të SHBA-së Donald Trump mohuan çdo gjë
Avokatët e ish-Presidentit Trump përmbyllën të premten argumentat e tyre mbrojtëse pas një seance tre-orëshe. Ata e mbrojtën ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të premten gjatë gjyqit të tij të dytë në Senat, duke mohuar se ai ndihmoi në nxitjen e një sulmi vdekjeprurës të turmave ndaj Kapitolit të Shteteve të Bashkuara dhe duke argumentuar se gjyqi është një "gjueti shtrigash", i frymëzuar politikisht dhe i paligjshëm.
13 Shkurt 2021, 09:02 -
'Pushtimi' i kongresit amerikan nga protestuesit, demokratët përmbyllin argumentet: Prova të qarta se Donald Trump nxiti dhunë
Prokurorët në gjyqin kundër ish-Presidentit Trump në Senatin amerikan thanë të enjten se ka prova "të qarta dhe të pamohueshme" se ish-presidenti nxiti rebelimin e 6 janarit duke dërguar përkrahësit e tij drejt Kapitolit për të penguar procesin e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.
12 Shkurt 2021, 07:43 -
Demokratët paraqesin video tronditëse si prova në gjyqin ndaj ish-Presidentit të SHBA-së Donald Trump
Anëtarët demokratë të Dhomës së Përfaqësuseve në rolin e prokurorëve treguan të mërkurën video të reja tronditëse të kamerave të sigurisë në gjyqin ndaj ish-Presidentit Donald Trump, ku shihej turma duke hyrë me forcë në Kapitol, duke thyer dritare dhe dyer dhe duke kërkuar në mënyrë kërcënuese Nënpresidentin Mike Pence dhe Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, ndërsa policia që nuk përmbante dot turmën lutej në radio për ndihmë.
11 Shkurt 2021, 08:40 -
Fillon sot gjyqi kundër Trump i akuzuar për nxitje revoltash në Kongresin Amerikan, përfaqësuesit e demokratëve prezantojnë akuzat ndaj tij
Pas seancës së djeshme ku u vërtetua kushtetutshmëria e gjyqit ndaj ish presidentit Trump, ditën e sotme ka nisur seanca ku menaxherët të cilët shërbejnë si prokuror të fajësimit dhe për 8 orë të diskutimit të sotëm do të prezantojnë akuzat.
10 Shkurt 2021, 18:49 -
Akuza për nxitje të protestave të dhunshme, Senati Amerikan voton, 56 senatorë: Gjyqi ndaj Trump kushtetues (VIDEO)
Gjatë seancës së 9 shkurtit u votua me 56 vota pro dhe 44 kundër se gjyqi është kushtetues dhe se pavaresisht Trump nuk është më president procesi duhet të vijojë.
10 Shkurt 2021, 00:18 -
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë nuk pret marrëveshje të shpejtë
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, u ka thënë përfaqësuesve të vendeve anëtare të bllokut, se nuk pret ndonjë marrëveshje të shpejtë për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit. Ai po ashtu u ka thënë shteteve anëtare se nuk do të organizojë ndonjë raund të ri të bisedimeve, derisa në Kosovë të mos formohen institucionet e reja, që pritet të dalin pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
9 Shkurt 2021, 12:16