-
Zëvendësministri rus paralajmëron: Moska po shqyrton opsionet nëse SHBA vijon me testin bërthamor
Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov ka paralajmëruar administratën e ardhshme të Donald Trump se Moska po shqyrton një sërë hapash të mundshëm për testimin bërthamor për shkak të qëndrimit ekstrem të republikanëve për këtë çështje.
27 Dhjetor, 09:57 -
Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump
Frika dhe pasiguria po përhapen në shumë kampuse të kolegjeve amerikane përpara inaugurimit të Donald Trump më 20 janar. Disa universitete po këshillojnë studentët e tyre ndërkombëtarë që të kthehen më herët se pushimet dimërore mes premtimeve për një tjetër ndalim udhëtimi si ai që bllokoi studentët jashtë në fillim të mandatit të mëparshëm të Trump.
27 Dhjetor, 08:53 -
Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump
Ministrat nga qeveria kanadeze e Justin Trudeau udhëtuan në Florida të enjten për bisedime me ekipin e Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump , ndërsa Otava po përpiqet të shmangë një luftë tregtare të afërt me Uashingtonin.
27 Dhjetor, 08:01 -
Donald Trump tallet përsëri me kryeministrin Trudeau dhe 'emëron' ish-lojtarin e hokejit si guvernatorin e ri të Kanadasë!
Presidenti i sapozgjedhur amerikan shpërndan 'tym' gjithandej ende pa e marrë detyrën. Fantazon ish-lojtarin e njohur të Hockey, Wayne Gretzky për guvernator të Kanadasë, dhe si shtet të 51-të të SHBA-ve! Gjithashtu i 'vërsulet' Panamasë dhe Groenlandës. Ndjekësit nisin 'lojërat virale', e veshin hartën e kontinentit të Amerikës së Veriut në blu
26 Dhjetor, 19:17 -
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump është zotuar se do t’i japë fund shumë shpejt luftës në Rripin e Gazës, ndërsa ka paralajmëruar se ‘situata do të bëhet kaotike’ nëse Hamasi nuk i liron pengjet deri më 20 janar, ditën kur ai merr zyrtarisht detyrën.
25 Dhjetor, 16:53 -
Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit
Qeveria daneze ka njoftuar një rritje të konsiderueshme të shpenzimeve të mbrojtjes për Grenlandën, disa orë pas përsëritjes nga presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, të dëshirës së tij për të blerë territorin arktik.
25 Dhjetor, 14:10 -
Amerika po planifikon të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
Anëtarët e ekipit të tranzicionit presidencial të Donald Trump po planifikojnë që Shtetet e Bashkuara të tërhiqen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në ditën e parë të mandatit të tij të dytë,sipas një eksperti të ligjit shëndetësor të njohur me diskutimet
24 Dhjetor, 14:53 -
SHBA/ Komisioni i Etikës akuzon ish-ligjvënësin e Floridas, Matt Gaetz se pagoi rregullisht për seks, përfshirë një minorene
Komisioni i Etikës së Dhomës së Përfaqësuesve akuzoi të hënën ish ligjvënësin Matt Gaetz se kishte paguar "rregullisht" gra, përfshirë një vajzë 17-vjeçare, për të kryer marrëdhënie seksuale; si dhe për blerje dhe përdorim drogash, gjatë kohës kur republikani nga Florida ishte anëtar i Kongresit.
24 Dhjetor, 14:47 -
Trump tha se do të blejë Groenlandën, kryeministri i vendit i përgjigjet: Nuk jemi në shitje
Pasi presidenti i zgjedhur i SHBA-së Donald Trump përsëriti kërkesën e tij për të blerë Greonlandën nga Danimarka kryeministrii vendit i është përgjigjur deklaratës së Trump se ata nuk janë në shitje
24 Dhjetor, 14:22 -
‘Ford’ jep një milion dollarë donacion për inaugurimin e Presidentit Trump
Kompania amerikane e automjeteve “Ford Motor” i dhuroi 1 milion dollarë dhe një mori makinash për ceremoninë e inaugurimit që do të mbahet më 20 janar, Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Lajmi u njoftua të hënën nga zyrtarët e kësaj kompanie.
23 Dhjetor, 20:41 -
Presidenti i zgjedhur Trump përsërit thirrjen për të blerë Groenlandën
Në një komunikatë të dielën ku njoftoi emërimin e ambasadorit të tij në Danimarkë, zoti Trump shkroi se, “për qëllime të Sigurisë Kombëtare dhe lirisë në të gjithë botën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mendojnë se pronësia dhe kontrolli i Groenlandës është një domosdoshmëri absolute”.
23 Dhjetor, 20:12 -
Biden nënshkruan ligjin për financimin e qeverisë, shmanget mbyllja e pjesshme e saj
Nënshkrimi nga presidenti u jep fund ditëve të pasigurisë në kryeqytetin e vendit pasi Kongresi miratoi një plan dypartiak për buxhetin pak pas skadimit të afatit, që nuk përfshinte kërkesën e Presidentit të zgjedhur Donald Trump për të rritur tavanin e borxhit.
21 Dhjetor, 19:26 -
Trump do t’u kërkojë vendeve të NATO-s të rrisin shpenzimet për mbrojtjen në 5% të PBB-së
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do t’u kërkojë vendeve anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet për mbrojtjen në 5% të PBB-së. Kjo ka ngjallur shqetësime të shumta, sidomos për disa kryeqytete, për shkak të sfidave ekonomike dhe fiskale që do të kërkonte kjo nismë.
21 Dhjetor, 16:59 -
SHBA/ Dhoma e Përfaqësuesve miraton planin për buxhetin e qeverisë, do të shmangte mbylljen e pjesshme të saj
Disa orë përpara skadimit të afatit të mbylljes së pjesshme të qeverisë në mesnatë, Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një plan të ri të propozuar nga Kryetari Mike Johnson që tani kalon për votë në Senat dhe më pas duhet të nënshkruhet nga Presidenti Joe Biden për t’u kthyer në ligj.
21 Dhjetor, 08:18 -
Inceneratori i Elbasanit/ Kantina e pijeve të Lefter Kokës i kalon shtetit, konfiskohen pasuritë e tij dhe 4 të tjerëve! Në total vlera 340 mln lekë
Policia ka ekzekutuar vendimin për konfiskimin e pasurive të Lefter Kokës dhe 4 personave të tjerë të përfshirë në çështjen e Inceneratorit të Elbasanit. Shtetit i kalon tashmë pasuri me vlerë rreth 340 mln lekë, mes tyre edhe kantina e ‘Pijeve Gjergj Kastrioti Skënderbeu’, në Durrës.
20 Dhjetor, 13:56 -
SHBA/ Joe Biden: Do marr pjesë në inaugurimin e Trump! Nuk do ndjek shembullin e tij 'fëmijëror' 4 vite më parë
Presidenti në largim i SHBA Joe Biden ka thënë se ai "sigurisht" do të marrë pjesë për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump muajin e ardhshëm, duke konfirmuar vetë praninë e tij në ceremoni, duke shtuar se nuk do të ndjekë veprimin "fëmijëror" të republikanit kur ky i fundit humbi zgjedhjet e mëparshme.
19 Dhjetor, 19:45 -
Trump rrëzon buxhetin e përkohshëm të SHBA
Administrata amerikane rrezikon të mbyllet në këto ditë të fundit të këtij viti, pasi presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump hodhi poshtë një marrëveshje të arritur të Martën mes republikanëve të tij dhe demokratëve në Kongres për një buxhet të përkohshëm.
19 Dhjetor, 15:17 -
Zelensky: Nuk kemi forca për të rimarrë Krimenë dhe Donbasin! Rusia: Të hapur ndaj propozimeve nga i dërguari i Trump
Ukraina aktualisht nuk ka forca të mjaftueshme për të rimarrë Donbasin dhe Krimenë me mjete ushtarake, ndaj mbështetet në diplomaci. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha këtë në një intervistë për Le Parisien.
18 Dhjetor, 17:16 -
Lufta Rusi-Ukrainë, Donald Trump: Do të bisedoj me Putin dhe Zelenskyn, duhet të bëhet një marrëveshje
Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, ka folur sërish për luftën Rusi-Ukrainës, duke thënë se do të bisedonte me Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky për t’i dhënë fund konfliktit.
16 Dhjetor, 22:40 -
Si Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni mund të kapërcejë hendekun midis Trump dhe Evropës! Analiza e CNN
Gjatë mandatit të tij të fundit, Trump e quajti Europën një “armike” të SHBA-ve. Këtë herë, Meloni ka potencialin ta ndryshojë këtë falë, pjesërisht, mikut të tyre të përbashkët Elon Musk.
16 Dhjetor, 09:58 -
Lufta në Gaza e Siri, Trump telefonatë me Netanyahun: Marrëveshje për pengjet dhe armëpushim, ndryshe...! Al-Jolani takon të dërguarin e OKB
Kryeministri izraelit dhe Trump kanë biseduar në telefon mëngjesin e sotëm dhe diskutuan progresin në bisedimet për një marrëveshje për lirimin e të burgosurve të mbajtur në Rripin e Gazës dhe zhvillimet në Siri. Edhe BE nis të dërguarin e saj në Damask. Presidenti i sapozgjedhur amerikan ka kërkuar zgjidhjen e dy çështjeve para se të marrë detyrën në 20 Janar
16 Dhjetor, 08:37 -
Trump fiton padinë për shpifje ndaj medias amerikane, rrjeti mediatik do i paguajë 15 milionë dollarë
Media amerikane ABC News ka rënë dakord t’i paguajë 15 milionë dollarë presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, për të zgjidhur një padi për shpifje, pasi prezantuesi i saj tha në mënyrë të rreme se ai ishte gjetur “përgjegjës për përdhunim”.
15 Dhjetor, 08:32 -
SHBA/ Trump zgjedh Richard Grenell si të dërguar për misione të posaçme ndërkombëtare
Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump ka zgjedhur ish-shefin e tij të zbulimit Richard Grenell, si të dërguar presidencial për misione të posaçme. Grenell ishte pretendent kryesor për postin e Sekretarit të Shtetit, por Trump emëroi senatorin Marco Rubio për atë post.
15 Dhjetor, 07:26