-
KE e konfirmon: Liberalizimi i vizave për Kosovën s’vlen për pasaportat që lëshon Serbia
Liberalizimi i vizave që u miratua për Kosovën, vlen vetëm për poseduesit e pasaportës së Kosovës, por jo edhe për ata shtetas të Kosovës që kanë pasaporta të lëshuara nga autoritetet serbe, konfirmuan zyrtarë të Komisionit Evropian
21 Prill 2023, 17:48 -
‘Do t’ju shohim me përbuzje’, Lista Serbe ‘kërcënon’ serbët për zgjedhjet e së dielës
Tash më kur s’kanë mbetur as dy ditë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të populluara me shumicë serbe, dhe mbajtja e tyre ka marrë mbështetjen edhe të Shteteve të Bashkuara, Lista Serbe doli me një reagim të rradhës ku bëri thirrje për bojkot të përgjithshëm nga komuniteti serb. Madje, duke u rënë toneve kërcënuese, Lista Serbe tha se çdo pjesëmarrës serbë në këto votime “do të shikohet me përbuzje”
21 Prill 2023, 16:38 -
Ambasadori i SHBA në Kosovë: Pozicioni ynë për zgjedhjet në veri s'ka ndryshuar, ato do të mbahen! Do dënojmë përpjekjet për t’i penguar
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë sot se qëndrimi amerikan është i qartë dhe nuk ka ndryshuar lidhur me procesin zgjedhor në veri të Kosovës.
21 Prill 2023, 15:15 -
Të dielën mbahen zgjedhjet në veri të Kosovës, Elezi për Report Tv: Priten provokime dhe aktivitete të dhunshme nga serbët
Partia e Serbëve të Kosovës ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 23 prillit, në veri të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i kësaj partie, Aleksandar Jabllanoviç
21 Prill 2023, 12:43 -
Konfirmohet, qytetarët e Kosovës s’mund të udhëtojnë në Spanjë as pas liberalizimit
Edhe pse liberalizimi i vizave vlen për të gjitha vendet e zonës Schengen, bartësit e pasaportave të Kosovës, nuk do të mund të udhëtojnë në Spanjë, për shkak se ky shtet anëtar i Bashkimit Evropian nuk ia njeh pasaportat.
21 Prill 2023, 11:29 -
Parlamenti serb hapi dyert për deputetët e sanksionuar rusë
Të sanksionuarit e Bashkimit Evropian (BE) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), janë mirëpritur në Beograd.Parlamenti serb hapi dyert për tre deputetë rusë, të sanksionuar për mbështetjen e shkeljes së integritetit territorial të Ukrainës.
21 Prill 2023, 09:28 -
Escobar: Do njohim zgjedhjet në veri të Kosovës edhe pa Listën Serbe! Vuçiç i shqetësuar për kushtet në të cilat jetojnë serbët
Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do t’i njohin zgjedhjet e së dielës në Veri të Kosovës nëse ato janë të lira dhe të ndershme dhe theksoi se i ka kërkuar Listës Serbe që të luajë rolin e saj
20 Prill 2023, 18:42 -
Zgjedhjet në veri të Kosovës, KFOR: Jemi të angazhuar, nëse kërcënohet stabiliteti, veprojmë sipas mandatit! Dy vendet të zbatojnë marrëveshjen
Misioni i KFOR është në gatishmëri të plotë për të garantuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në veri të kosovës. Komandanti i KFOR Michele Rituccia deklaroi nga Brukseli se trupat e KFOR do jenë të angazhuara nëse kërcënohet stabiliteti dhe liria e lëvizjes.
20 Prill 2023, 15:58 -
Konjufca: Kosova nuk e ka detyrim formimin e Asociacionit pa patur njohjen ‘de-facto’ nga Serbia
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është shprehur skeptik se Kosova do të pranojë ndonjë version të Asociacionit të komunave me shumicë serbe deri më 2 maj kur pritet një takim i nivelit të lartë në Bruksel.
20 Prill 2023, 13:58 -
Escobar: SHBA pret propozim konkret nga Kosova për Asociacionin deri në 2 maj! Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhjet lokale
I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar thotë se ai pret që të ketë një propozim nga qeveria e Kosovës për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe deri më 2 maj kur udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë të takohen në Bruksel.
20 Prill 2023, 07:23 -
Zgjedhjet në veri të Kosovës, ku dhe si do të votohet?
Më 23 prill, qytetarët me të drejtë vote në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, do t’iu drejtohen qendrave të votimit për të zgjedhur katër kryetarë të rinj dhe dy përbërje të reja të asambleve komunale.
19 Prill 2023, 11:47 -
Përfaqësuesi i Serbisë: Në raundin tjetër të dialogut me Kosovën, flasim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë më 18 prill se rundi i ardhshëm i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili është paraparë të mbahet më 2 maj në Bruksel, do t’i dedikohet Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
19 Prill 2023, 11:45