-
Pasi prezantuan statutin e Asociacionit, Qeveria e Kosovës shkarkon Ekipin menaxhues
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Elbert Krasniqi, tha se ka liruar nga detyra anëtarët e Ekipit Menaxhues, të thirrur për hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë
3 Maj 2023, 09:46 -
Dialogu Kosovë-Serbi, s'ka marrëveshje për Asociacionin! Kurti: Në kundërshti me Kushtetutën, propozova një draft! Lista Serbe do paguajë gabimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një deklaratë për mediat mbrëmjen e djeshme, ku pati edhe takimin me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. I pyetur se pse refuzoi propozimin e BE-së për veriun e Kosovës, Kurti drejtoi gishtin nga Lista Serbe, partia serbe e cila bojkotoi zgjedhjet në 4 komunat
3 Maj 2023, 08:25 -
Dialogu Kosovë-Serbi, miratohet Deklarata për 1.600 të zhdukurit e luftës, s'ka dakordësi për draft-statutin e 'Asociacionit'! Vuçiç: S'e pranoi Kurti
Më shumë se tre orë ka zgjatur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç ku u dakordësua Deklarata për të 1600 të Zhdukur gjatë luftës. Ndërsa nuk u arrit një dakordësi mbi formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës. Josep Borrell tha se sot është prezantuar drafti për Asociacion dhe se ky draft nuk është final por pikë fillestare diskutimi.
2 Maj 2023, 07:27 -
Kryenegociatori i Serbisë: Formimi i Asociacionit për komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, nuk varet nga Albin Kurti
Kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviç ka deklaruar se kryeministri i Kosovës nuk ka asgjë në dorë sa i takon formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në veri të vendit. Ai tha se Kurti nuk është në gjendje të lejojë apo të mos lejojë diçka kur bëhet fjalë për formimin e Asociacionit.
1 Maj 2023, 15:26 -
Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti dhe Vuçiç takim nesër sërish në Bruksel, Lajçak: Takimi i 2 majit me rëndësi të veçantë
Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, ka vlerësuar se takimi i nesërm në Bruksel, në kuadër të dialogut do të ketë rëndësi të veçantë
1 Maj 2023, 11:24 -
Dy protesta dhe një aksion simbolik në ditën e punëtorëve në Kosovë
Bizneset e vogla të kryeqytetit dhe Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës me rastin e një majit ditës së punëtorëve, do të protestojnë në Prishtinë. Kurse, Partia Socialdemokrate për këtë ditë organizon një aksion para Qeverisë së Kosovës
1 Maj 2023, 09:09 -
Deklarata e fortë e ish-kryediplomates kroate: Mali i Zi po përdoret si shkëmbim ndaj Serbisë për humbjen e Kosovës
Një ditë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi, ish-ministrja e Jashtme e Kroacisë dhe profesoresha në Fakultetin Filozofik në Zagreb, Vesna Pusiç, paralajmëroi se fitorja e Jakov Milatoviqit mund të ketë pasoja dramatike për malazezët
30 Prill 2023, 20:22 -
Dodik s’ndryshon qëndrim: Bosnja do vazhdojë të mos njohë Kosovën! Jo vetëm pasaportat por as letërnjofimet s’do i marrim parasysh për atë vend
Abstenimi në Këshillin e Sigurimit për Kosovën nga ana e Bosnjë-Hercegovinës nuk kanë pasur asnjë ndryshim për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
30 Prill 2023, 18:25 -
Dhunoi vjehrrën dhe nipin e saj në Vlorë më pas u dogji shtëpinë, ish dhëndri nga Kosova ende në kërkim! Policia arreston shokun e tij në Morinë (VIDEO)
Haki Bajrami, 51 vjeçari nga Kosova që dhunoi ish-vjehrrën dhe nipin e saj në Llakatund të Vlorës më pas u dogji shtëpinë, është ende në kërkim. Ndërsa policia ka arrestuar në Morinë bashkëpunëtorin e tij, Gëzim Bacajn së bashku me Durim Kelmendin i cili nuk kallëzoi krimin.
30 Prill 2023, 09:19 -
Qeveria e Kosovës mbështet hapjen e Urës së Ibrit, BE-ja dhe KFOR-i e kundërshtojnë vendimin
Me vendimin për hapjen e Urës së Ibrit për qarkullim s’u pajtua emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Ai e cilësoi momentin si "jo të duhur", duke thënë se duhet të përballemi me këtë në baza ditore derisa të flasim, dhe se atmosfera në Mitrovicë nuk është e duhur për këtë hapje.
30 Prill 2023, 07:43 -
Si i kujtojnë më të dashurit? - Rrëfime nga familjarët e të zhdukurve në Kosovë
Dhimbjet për familjarët që nuk i takojnë më, nuk ua zbutën gati 24 vjetët që kaluan nga fundi i luftës në Kosovë.Familjarët e të zhdukurve nga lufta e viteve 1998/99, rrëfyen kujtimet e tyre me të zhdukurit, që thanë se i kanë ende të freskëta në mendje.
29 Prill 2023, 09:03 -
Kurti dhe Vuçiç takohen më 2 maj, BE zbardh axhendën
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, konfirmoi se në takimin e ri të nivelit të lartë të dialogut mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, në rend dite do të jetë miratimi i Deklaratës për të pagjeturit dhe do të paraqitet drafti i parë i statutit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
28 Prill 2023, 20:27 -
Lajçak takohet me Kurtin në Athinë: Në 2 maj takimi i rradhës me Vuçiç-in, të shmanget çdo veprim që përkeqëson atmosferën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar ditën e sotme me Miroslav Lajçak përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi. Gjatë takimit të tyre u bisedua për takimin që do të mbahet në 2 maj në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiçit.
28 Prill 2023, 20:06