-
Ish krerët e UÇK-së në Hagë, Goxhaj: Prokurorët s’dijnë ku i bie Kosova, Rugova ishte kolaboracionist! ÇolIaku: Ke fakte? Islami: Cenon historinë
Gjyqi i zgjatur i ish krerëve të UÇK-së në Hagë është cilësuar tronditës nga ekspertët, njohësit dhe ish anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në studion ‘5 pyetjet’ nga gazetari i Report Tv, Ilir Babaramo, për Goxhajn, Islamin e Çollakun aktakuzat e përmendura sot në Hagë, në fakt nuk kanë qenë tronditëse vetëm për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimi, por e gjithë historia e luftës atdhetare të shqiptarëve të Kosovës
3 Prill 2023, 23:05 -
Djegiet e makinave në veri të Kosovës, BE: Shpresojmë të mos ndikojnë në takimin Bislimi-Petkoviç
Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të përmbahen nga vlerësimet të cilat mund ta prishin atmosferën në dialog, dhe thotë se shpreson që ajo që ka ndodhur ditëve të fundit në veri të Kosovës nuk do të ndikojë në takimin e kryenegociatorëve të Prishtinës dhe Beogradit, të cilët do të takohen të martën në Bruksel.
3 Prill 2023, 14:52 -
Protesta e bashkatdhetarëve në Hagë për ish krerët e UÇK-së, ish këshilltari i Thaçit: Kërkojmë të jetë gjyq i drejtë dhe jo politik
Artan Brehami, ish këshilltari Hashim Thaçit ka folur për Report Tv nga Haga, aty ku bashkatdhetarët po protestojnë për një gjyq të drejtë ndaj ish krerëve të UÇK-së. Brahimi u shpreh për gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliun se qëllimi i protestave është për të pasur një proces politik sa më të drejtë dhe të pa motivuar politikisht.
3 Prill 2023, 13:59 -
Nis gjyqi për ish krerët e UÇK-së, bashkatdhetarët protestojnë në dyert e Gjykatës së Hagës! Rama: Liria ka emër
Me thirrjet liria ka emër, marshojmë për drejtësi, shqiptarët kanë protestuar sërish në Hagë, aty ku po gjykohen 4 krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Thaçi, Veseli, Krasiqi e Selimi.
3 Prill 2023, 11:16 -
The Financial Times: Gjyqi i Kosovës për krimet e luftës tregon nevojën për përgatitje në Ukrainë
Ndërsa hetuesit ndërkombëtarë mbledhin prova të mizorive të kohës së luftës në Ukrainë, një gjyq për krimet e luftës që merret me ngjarje të zymta në një pjesë tjetër të Evropës do të fillojë të hënën.
2 Prill 2023, 20:54 -
Mero Baze: ‘Marshimi për Drejtësi’ më shumë kundër Albinit, se kundër Hagës
Mijëra qytetarë të Kosovës ju bashkuan thirrjes për një “Marshim për Drejtësinë”, një manifestim solidariteti me katër drejtuesit e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që gjenden në paraburgim në Hagë, nga Gjykata Speciale.
2 Prill 2023, 20:09 -
REAGIME/ Kosova protestë për krerët e UÇK-së, Rama: Marshim për drejtësi! Meta: Uroj të na kthehen të lirë! Veliaj: Jemi me Thaçin, përveç atij që i shiti naftë Millosheviçit
Marshimit për drejtësi në Prishtinë për krerët e UÇK-së, u është bashkuar edhe politika shqiptare të cilët janë sensibilizuar dhe i kanë mbështetur nga rrjetet sociale. I pari që përshendeti revoltën e Kosovës për drejtësi teksa nesër do mbahet gjyqi në Hagë, ishte kryeministri Rama.
2 Prill 2023, 17:07 -
Vuçiç përgjigjet ashpër pasi u pyet për targat e veturave : Çfarë prisni, që të hyj me tanke në Kosovë
Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë të martën në Bruksel. Nuk është e sigurt se pas atij takimi serbëve nga Kosova do t'u bëhet më e qartë se çfarë targash do të kenë, kush do t'u lëshojë dokumente, kë do të paguajnë dhe të panjohura të tjera që përbëjnë jetën e tyre të përditshme.
2 Prill 2023, 16:16 -
Sot Kosova marshon për drejtësi, po për çfarë akuzohen ish-krerët e UÇK-së? Nesër gjyqi në Hagë
Më 3 prill nis gjykimi ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
2 Prill 2023, 15:12 -
Gjyqi ndaj krerëve të UÇK në Hagë, Kosova 'Marshon për drejtësi'! Prishtina mbushet me ngjyrat kuqezi (FOTO+VIDEO)
Në mbështetje të ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre që ndodhen në Hagë, në Prishtinë u zhvillua sot një marshim solidarizues nga qytetarët. Sheshi u mbush aq shumë sa në çdo media të Kosovës, thuhej se s’po i nxinte.
2 Prill 2023, 11:13 -
Arrestimi i serbit për djegien e 3 makinave në veri të Kosovës, Lista Serbe paralajmëron protesta: E rrëmbyen njësitë e Kurtit
Lista Serbe ka kërkuar lirimin e serbit të arrestuar ditën e sotme për djegien e makinave në veri të Kosovës. Në një reagim të bërë, përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosov&eum
1 Prill 2023, 22:06 -
Digjen tre makina në veri të Kosovës, dy prej tyre me targa 'RKS'! Në pranga një serb! Zveçla: Pjesë e strukturës që ka sulmuar policinë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e para të së shtunës janë djegur tri vetura në Leposaviç, në veri të vendit. Dy prej veturave ishin me targa RKS, ndërsa njëra me targa të Beogradit
1 Prill 2023, 18:32 -
Thaçi të hënën para gjykatës, historiania: Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së s’duhet të zgjasë mbi dy-tre vjet
Historiania nga Universiteti i Utrehtit në Holandë dhe njohësja e proceseve gjyqësore për krimet e kryera në ish-Jugosllavi, Iva Vukushiq, beson se gjyqi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk duhet të zgjasë mbi dy apo tre vjet, pasi thotë se rasti i tyre nuk është aq i madh, në krahasim me raste të tjera që janë hetuar në Hagë në të kaluarën.
1 Prill 2023, 14:32 -
BE: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat nuk ka afate kohore
Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për targat e makinave në nëntor të vitit të kaluar, nuk ka afate kohore apo afat skadimi, ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano. Në një përgjigje me shkrim për media, Stano ka përsëritur se i dërguari i BE-së për dialogun mes dy vendeve, Mirosllav Lajçak, i ka ftuar kryenegociatorët për një takim në Bruksel më 4 prill.
31 Mars 2023, 18:49 -
Franca dhe Gjermania, thirrje për zbatimin e Marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaruar se pret që Qeveria e Kosovës të nisë bisedimet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
31 Mars 2023, 16:23 -
Vijojnë tensionet, digjen edhe tre makina të tjera me targa ‘RKS’ në veri të Kosovës! Edhe dje i vunë flakën dy mjeteve në Zveçan e në Mitrovicën e Veriut
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e para të së premtes janë djegur tri makina me targa RKS – Republika e Kosovës – të cilat u përkasin banorëve të nacionalitetit serb në veri
31 Mars 2023, 11:57 -
Raporte të 'ngrira'? Kurti 'shuan' zërat për marrëdhënien me Ramën: Kemi disa mospajtime, por s'e kemi luksin të zihemi! Qëndrim 'besnik' për Ballkanin e Hapur
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ripohuar marrëdhëniet e ‘qeta’ me homologun e tij Ramën. Edhe pse prej kohësh spekulohet një ftohje e marrëdhënieve mes tyre, Kurti sqaroi se pavarësisht disa mospajtimeve, Kosova dhe Shqipëria do duhet të bashkëpunojnë, e si rrjedhojë nuk është në interes të asnjë pale të ketë një raport të ngrirë
31 Mars 2023, 09:35 -
Propaganda serbe në një nivel tjetër: Shtëpia e Verdhë ishte vetëm ndalesë, trafikimi i organeve u krye në Fushë Krujë
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka financiuar me mijëra euro një film-dokumentar i cili është publikuar në Radiotelevizionin e Serbisë. Aty flitet për “Shtëpinë e Verdhë” dhe trafikimin e organeve nga pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
30 Mars 2023, 14:14