-
VIDEO/ Ish-Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga fton të rinjtë të bëhen pjesë e ‘Muza Competition’: Të tejkalojmë kufijtë fizik, por edhe politik
Ish-Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, fton të gjithë ata që kanë pasion modën, artin dhe elementët tradicionale që të bëhen pjesë e MUZA Competition, edicioni i 2-të. Ky konkurs, bashkon tradicionalen dhe modernen dedikuar të rinjve në fushën e modës, një projekt i organizuar nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon.
8 Prill 2023, 12:28 -
Tensione në veri të Kosovës, arrestohet qytetari serb që sulmoi efektivin! Policia: Nuk pranoi të nënshkruante dokumentin për hyrjen në Kosovë
Një qytetar serb në Jarinje është shoqëruar në polici sepse ka sulmuar një efektiv në veri të vendit pasi iu kërkua dokumentacioni për të hyrë në Kosovë. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme rreth orës 16:30.
8 Prill 2023, 07:56 -
Vuçiç e përsërit: Lista Serbe s’do marrë pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës! Me politikanët serbë do dalim me platformë të përbashkët
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, pas një takimi me disa përfaqësues politikë të serbëve të Kosovës, më 7 prill, ka deklaruar se pas shtatë ditësh do të dalë me “konkluzionet e përbashkëta” në lidhje me zgjedhjet në veri të Kosovës dhe “të gjitha ngjarjet e ardhshme”.
7 Prill 2023, 16:21 -
Kurti takon ambasadorët e vendeve të QUINT: I informova për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë
Aneksi për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ishte temë diskutimi në takimin e së premtes mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe ambasadorëve të vendeve të QUINT-it, njoftoi Qeveria.
7 Prill 2023, 14:58 -
Morën me qira ‘Audi Q8’ në Kosovë dhe e shitën në Tiranë, arrestohen 2 persona! Në kërkim bashkëpunëtorët që i hoqën pajisjen GPS
Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohen se shitën një makinë “Audi Q8” të marrë me qera në Kosovë. Në pranga kanë rënë K. H., 23 vjeç dhe P. T., 38 vjeç, të dy banues në Korçë. Ndërsa u shpallën në kërkim edhe F. B. dhe J. C si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari të paligjshme.
7 Prill 2023, 10:59 -
Zgjedhjet në veri të Kosovës, Vuçiç: Që nga 24 prilli, Kurti do ta drejtojë Mitrovicën e Veriut
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se serbët nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale në katër komunat në veri të Kosovës, dhe se qeverisja e formuar pas atij procesi nuk do të ketë legjitimitet.
7 Prill 2023, 08:01 -
Kosovë, 70% e grave besojnë se ka ngacmim seksual në vendet e punës
Në Kosovë 70 për qind e grave besojnë se ngacmimi seksual është dukuri e pranishme në vendin e punës, ndërsa vetëm 9 për qind deklarojnë se janë ngacmuar seksualisht vet ose njohin dikë që ka përjetuar një gjë të tillë
6 Prill 2023, 20:13 -
Përdorën hartën me Kosovën si pjesë të Serbisë, CEO i kompanisë spanjolle letër Ramës: Kërkojmë falje! Ishte thjesht një gabim, s'kishte qëllime politike
Me anë të një letre drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, drejtuesi i përgjithshëm i gjigandit spanjoll, “Meliá Hotels” Gabriel Escarrer Jaume ka kërkuar falje, pasi gjatë prezantimit të projektit të tyre në Konventën e Turizmit, përdorën një hartë të vjetër ku përfshinte Kosovën, si pjesë të Serbisë.
6 Prill 2023, 15:24 -
Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë: Ish-komandanti i UÇK-së Salih Mustafa, u detyrohet 207 mijë euro viktimave të tij
Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, ka nxjerrë të enjten një vendim, me të cilin e detyron ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), Salih Mustafa, t’ua paguajë 207 mijë euro viktimave të vrasjes së paligjshme, ndalimit arbitrar dhe torturës.
6 Prill 2023, 13:36 -
Kurti optimist për organizimin e zgjedhjeve në veri edhe pas tërheqjes së Listës Serbe
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se institucionet janë duke bërë të gjitha përgatitjet për organizmin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, më 23 prill, në katër komunat në veri të Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq
6 Prill 2023, 13:27 -
Deputetët e 'Listës Serbe' rikthehen në Kuvendin e Kosovës pas 5 muajsh bojkot! Firmosin prezencën për mos të humbur mandatin dhe largohen
Pas rreth 5 muajsh mungesë, deputetët e Partisë ‘Lista Serbe’ janë paraqitur ditën e sotme në Kuvendin e Kosovës duke shkaktuar edhe debate në sallë, me deputetë të tjerë të cilët kanë ironizuar rikthimin e tyre në Kuvend.
6 Prill 2023, 12:45 -
Negociatat Kosovë-Serbi, zv. kryeministri Bislimi: Janë pesë kritere për statutin e Asociacionit! Petkoviç: Gënjeshtër e pastër
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi pas takimit me kryenegociatorin e Serbisë Petar Petkoviç tha se ka një pajtim të plotë në Bruksel që do të jenë pesë kritere përmes të cilave do të shihet se a është i pranueshëm si bazë për diskutim drafti i statutit që propozohet nga ekipi menaxhues për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe
6 Prill 2023, 10:38 -
Osmani foli pak fjalë rreth gjykimit në Hagë në një medium austriak: Si u përgjigj kur u pyet për Thaçin?
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani më në fund ka folur rreth fillimit të procesit gjyqësor ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një intervistë që duket të jetë bërë pak ditë para fillimit të këtij procesi. Çka tha ajo
5 Prill 2023, 21:21 -
Kosova dhe Serbia dakordësohen për deklaratën rreth të pagjeturve, marrëveshja firmoset në takimin e ardhshëm Kurti-Vuçiç
Kosova dhe Serbia janë dakordësuar për deklaratën rreth çështjes së personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë. Lajmn e bëri të ditur, shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell.
5 Prill 2023, 14:21 -
Presidenti i ri i Malit të Zi: Nuk ka tërheqje të njohjes së Kosovës
President i ri i Malit të Zi, Jakov Millatoviç, tha për televizionin Nova se rruga evropiane e Malit të Zi është e padiskutueshme, dhe se politika e jashtme - bazuar në marrëveshjet e nënshkruara ndërkombëtare - nuk do të ndryshojë. I pyetur nga gazetarët nëse kjo do të thotë se nuk është reale të pritet tërheqja e njohjes së Kosovës, Millatoviç tha se “kjo është e qartë”.
5 Prill 2023, 14:08 -
Një ndër masakrat më të pamëshirshme ku u pushkatuan të gjithë burrat e djemtë, 24 vite nga krimet serbe në Rezallë të Kosovës
Ditën e sotme bëhen 24 vite nga masakra e Rezallës në Skënderaj të Kosovës ku ushtria dhe policia serbe ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të fshatrave përreth.
5 Prill 2023, 08:22 -
Normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen sot në Bruksel
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç pritet të takohen sot në Bruksel ku do të diskutojnë për hapat ë ardhshëm në zbatimin e marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
4 Prill 2023, 08:17