-
Kurti pranoi propozimin franko-gjerman, Vuçiç për njohjen reciproke me Kosovën: Le ta ëndërrojnë
Pavarësisht se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pranoi propozimin franko-gjerman, presidenti Aleksandër Vuçiç teksa foli për situatën e tij në Kuvendin serb, tha se Kosova vetëm mund ta ëndërrojë njohjen reciproke nga Serbia.
7 Shkurt 2023, 20:54 -
Gjukanoviç: Mali i Zi mbështet Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe integrimit në BE
“Ne i kuptojmë ambiciet e Kosovës për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës, për të marrë statusin vendit kandidat në Bashkimin Evropian dhe e mbështesim fuqishëm këtë”, tha presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç.
7 Shkurt 2023, 15:41 -
Hovenier: Mirëpresim pranimin e propozimit të BE-së nga Kosova, marrëveshja e përkohshme sjellë përfitim për të dyja palët
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovës, Jeff Hovenier, ka mirëpritur pranimin në parim të propozimit të Bashkimit Evropian apo planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.Përmes një postimi në Twitter ai tha se do të vazhdojnë mbështetjen për dialogun në mënyrë që mos ketë tension midis shteteve.
7 Shkurt 2023, 11:40 -
Kurti pranoi propozimin franko-gjerman, Meta: Zhvillime pozitive mbi normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi! Kontribuon për paqen e qëndrueshme
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që pranoi propozimin franko-gjerman. Në një reagim në Facebook thotë se kjo kontribuon në paqen e qëndrueshme dhe sjell normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
7 Shkurt 2023, 10:44 -
Kurti pranoi propozimin franko-gjerman, Vuçiç pas takimit me Lajçak: Bisedë miqësore! Do vazhdoj të mbroj Serbinë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se ka pasur një “bisedë të hapur dhe miqësore” me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
6 Shkurt 2023, 22:51 -
Me kërkesë të ministrisë turke, Kosova dërgon një grup ushtarësh të FSK-së në ndihmë të të prekurve nga tërmeti
Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për të dërguar një grup ushtarësh të Forcave Speciale të Kosovës në Turqi për të ndihmuar pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Turqin&eu
6 Shkurt 2023, 20:38 -
Brnabiç kërkon falje që Kosova u cilësua Republikë: S’mund të flija mbrëmë nga ajo gafë, përdoret nga opozita
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, tha se në një prej raporteve të publikuara në ueb-faqen e Qeverisë serbe ishte shkruar Republika e Kosovës, duke shtuar se ky rast kishte të bënte me gabim gjatë përkthimit
6 Shkurt 2023, 12:03 -
Qeveria e Serbisë në komunikatën zyrtare e pranon Kosovën Republikë
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ditë më parë raportoi në Parlamentin e Serbisë, për planin franko-gjerman dhe bisedimet me Kosovën. Vuçiç, në përfundim të seancës së të enjtes tha se Serbinë e presin ditë shumë të vështira.
5 Shkurt 2023, 20:00 -
Vjosa Osmani: Negociatat me Serbinë kanë ngecur për fajin e tyre, nuk shkëmbehet territori me dikë që ka bërë gjenocid me popullin tënd
Mes tensioneve në marrëdhëniet diplomatike, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka pretendime të qarta territoriale karshi Kosovës dhe shteteve tjera fqinje të Ballkanit Perëndimor
5 Shkurt 2023, 14:13 -
Ilir Yzeiri: Kosova nën kryqëzimin e “Fuoco D’Amico”
Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, e kundërshton Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke thënë se nuk mund të lejojë krijimin e një strukture një etnike me kompetenca ekzekutive. Tani në fund ajo ka vendosur edhe gjashtë kushte për ta njohur atë.
5 Shkurt 2023, 11:19 -
Albin Kurti: Të kërkosh ‘Asociacionin’ pa e njohur Kosovën, si të serviresh kafe pa filxhan
I pyetur rreth formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Kurti e ka përsëritur një deklaratë të thënë më edhe më parë. Ai e ka krahasuar njohjen e Kosovës me një filxhan me kafe, duke thënë se formimi i Asociacionit para njohjes së Kosovës, i ngjanë sikurse të shërbesh kafe pa filxhan. Sipas Kurtit një gjë e tillë është e pamundur.
4 Shkurt 2023, 18:44 -
Kosovë, askush plotësisht i kënaqur me Projektligjin për lirinë fetare
Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare, i cili është miratuar nga Qeveria e Kosovës më 25 janar, nuk përmban ndryshime të mëdha dhe rrënjësore, krahasuar me projektligjet e miratuara nga qeveritë e kaluara, vlerësojnë përfaqësues të bashkësive fetare. Sociologu i religjionit, Ismail Hasani, në anën tjetër, thotë se në këtë projektligj ka mjaft terme të ngatërruara, të cilat më vonë mund të nxjerrin probleme.
4 Shkurt 2023, 17:42 -
Erdogan takohet me Kurtin: Turqia e gatshme të ofrojë mbështetje për paqen dhe stabilitetin në Ballkan
Presidentin turk Recep Rayyp Erdogan tha se Turqia është e gatshme të ofrojë çdo mbështetje të mundshme për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të japë kontributin e nevojshëm, nëse diçka e tillë kërkohet nga Kosova dhe Serbia. Ai këto komente i bëri në Stamboll, më 3 shkurt, me rastin e vizitës së parë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Turqi.
3 Shkurt 2023, 21:06