-
Takimet në Bruksel për shërbimet financiare, AMF kryeson delegacionin shqiptar! Direktivat e ekspertëve të KE, ja ku duhet të përqendrohet Shqipëria
Pas hapjes zyrtare të negociatave me Bashkimin Evropian në korrik të këtij viti, Shqipëria ka nisur me fazën e negocimit të kapitujve. Sot në Bruksel u mbajtën takimet shpjeguese për kapitullin 9, “Shërbimet financiare”, ku Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare është institucioni lider.
7 Tetor 2022, 17:34 -
IAIS vlerëson përputhshmërinë ligjore e rregullatore të AMF, nënshkruhet aderimi në Memorandum
Shoqata Ndërkombëtare e Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS) ka realizuar përgjatë viteve të fundit një vlerësim të përputhshmërisë të bazës ligjore e rregullatore të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare me standardet ndërkombëtare.
16 Qershor 2022, 13:32 -
Konferenca për diversifikimin e sistemit financiar, mesazhi i kreut të AMF: Të shfrytëzojmë potencialin e tregjeve të kapitalit, t’i vëmë në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit
“Le të shfrytëzojmë potencialin e tregjeve të kapitalit, dhe t’i vëmë ato në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit”. Ky ishte mesazhi i kreut të AMF, Ervin Mete në konferencën ndërkombëtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Sekretariatin Shtetëror të Zvicrës për Çështjet Ekonomike (SECO) për “Diversifikimin e sistemit financiar përmes reformave të tregut të kapitaleve”.
19 Maj 2022, 11:37 -
Bordi i AMF miraton 'Fondin e Kompensimit' për vitin 2022, pagesat për vitin e kaluar në masën 104%
Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare miratoi në mbledhjen e datës 28 shkurt Fondin e Kompensimit për vitin 2022, në masën 250 milionë lekë. Në zbatim të ligjit të ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, në këtë mbledhje është miratuar edhe krijimi i provigjoneve (rezervave) në vlerën rreth 764 milionë lekë, për dëmet e Fondit të Kompensimit, të cilat do të pasqyrohen nga shoqëritë në pasqyrat financiare të vitit 2021.
4 Mars 2022, 11:07 -
Sigurimi i detyrueshëm i makinave, tashmë i gjithë informacioni online! E-Albania do t'ju njoftojë edhe kur ju mbaron
Rreth 680 mijë qytetarë pajisen mesatarisht çdo vit me një policë të sigurimit të detyrueshëm për makinat e tyre. Shpesh na marr shumë kohë ky proces, edhe për shkak të mungesës së informacionit.
21 Dhjetor 2021, 11:36 -
Sigurimi i makinës nuk pritet të kushtojë më njësoj për të gjithë, do varet nga mosha e drejtuesit dhe eksperienca
Çmimet që drejtuesit e mjeteve do të paguajnë për sigurimin e detyrueshëm të mjeteve do të diferencohen bazuar në faktorët që ndikojnë në rrezikun për të shkaktuar dëme.
6 Dhjetor 2021, 10:20 -
Ekonomi
Ligjërohet tregtimi i monedhave virtuale në Shqipëri! Hyn në fuqi rregullorja! Subjektet ‘në lupën’ e AMF që të mos pastrojnë para
Edhe në Shqipëri do të lejohet tregtimi i monedhave virtuale. Rregullorja që i hap rrugën këtij aktiviteti tanimë ka hyrë në fuqi. Subjektet do të kenë mundësi të aplikojnë për tre lloje licencash, dhe do jenë nën hetimin e Autoritetit të Mbikëqyrjes financiare për të mos lejuar pastrimin e parave.
30 Nëntor 2021, 20:13 -
Ekonomi
Kompanitë nuk e mbyllin dot “krisjen”, sigurimet e makinave ende shiten me çmime deri 28% më të ulëta se nivelet zyrtare
Kompanitë e sigurimeve ende nuk kanë arritur ta mbyllin “krisjen” që ka ndodhur në marrëveshjen për tregtimin e policave të sigurimit për përgjegjësitë motorike ndaj palëve të treta (TPL).
16 Nëntor 2021, 23:43 -
Ekonomi
Miratohet nga AMF platforma BKT smart invest, aplikacioni për investime ndërkombëtare
BKT Smart Invest, Aplikacioni për Investime Ndërkombëtare ka marrë miratimin nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF). Smart Invest është platforma e parë bankare në Shqipëri, që u lejon klientëve tanë të investojnë në një gamë të gjerë produktesh financiare investuese nga e gjithë bota. Kjo platformë tashmë është në dispozicion të të gjithë klientëve të BKT nëpërmjet Degës Internet dhe BKT Smart.
11 Nëntor 2021, 17:14 -
Ekonomi
AMF miraton rregulloren që ul nivelin e komisioneve të ndërmjetësimit në sigurimin e automjeteve
Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar në mbledhjen e djeshme rregulloren për komisionet e ndërmjetësimit. Kjo rregullore është hartuar për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit, ku parashikohet se komisionet e ndërmjetësimit nuk mund të jenë më të larta se niveli i përcaktuar me rregullore nga Autoriteti.
27 Tetor 2021, 12:54 -
Kronikë
Sigurimi i pronës nga zjarri, rritet ndjeshëm numri i kontratave! Në muajt janar-qershor u lidhën mbi 25 mijë kontrata sigurimi
Qytetarët shqiptar kanë nisur të ndërgjegjësohen dhe të sigurojnë pronat nga fatkeqësitë natyrore. Në 6 muajit e parë të këtij viti janë lidhur mbi 25 mijë kontrata për mbrojtjen e pronës nga zjarri dhe forca të tjera të natyrës, me një rritje prej 11.5% krahasuar me vitin e kaluar. Ndërkohë sipas të dhënave të AMF-së këtë vit është ulur vlera e dëmit që iu është paguar qytetarëve.
7 Gusht 2021, 15:52 -
Ekonomi
Ligji i ri për sigurimin e detyrueshëm, Drejtor i AMF me siguruesit: Merrni masa për zbatimin e plotë dhe pa vonesa
Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së, Ervin Mete u kërkoi drejtuesve të shoqërive të sigurimit hartimin e procedurave të brendshme për trajtimin e shpejtë të kërkesave për dëmshpërblim në rastet e Raportit Evropian të Aksidenteve, pajisjen e të gjithë personave të siguruar me këtë formular, si edhe informimin e qytetarëve në lidhje me kushtet e reja të kontratës së sigurimit të detyrueshëm TPL bazuar në ndryshimet ligjore.
15 Qershor 2021, 15:57 -
Ekonomi
Publikohet projekt-rregullorja, ja çfarë duhet të raportojë Byroja e Sigurimeve në AMF
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në zbatim të Ligjit të ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” ka hartuar projekt-rregulloren “Për standardet e raportimit dhe të mbikëqyrjes së Byrosë Shqiptare të Sigurimit” dhe e ka nxjerrë atë për konsultim publik.
8 Qershor 2021, 10:52 -
Ekonomi
Intervista/ Nga 1 korriku aplikohen afatet e reja për dëmshpërblimet e dëmeve të aksidenteve, nëndrejtorja e AMF: Ndryshojnë edhe policat e sigurimit
Nga data 1 korrik fillon zbatimin ligji i ri për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit. Ndryshimet e reja ligjore kanë rishikuar edhe afatet kohore për përfitimin e dëmshpërblimit në rast të një aksidenti si dhe për herë të parë futet në zbatim Raporti Evropian i Aksidenteve.
5 Qershor 2021, 16:44 -
Kronikë
Rregullorja tranzitore e Fondit të Kompensimit, ja si do të bëhet klasifikimi me periudha i dëmeve
Në zbatim të ligjit të ri “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka hartuar projektrregulloren “Për mënyrën e administrimit dhe pagesave të dëmeve Fond Kompensimi me datë aksidenti përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr. 32/2021”. Ky dokument do t’i nënshtrohet procedurës së konsultimit publik përpara se të miratohet nga Bordi i AMF-së.
4 Qershor 2021, 11:24 -
Kronikë
AMF: Ndryshimet për siguracionin e makinave që hyjnë në nga 1 korriku, kohë më e shkurtër dëshmpërblimi dhe zgjidhje mes palëve
Në policën e re të sigurimit reflektohen si informacion ndryshimet ligjore që kanë të bëjë me afatet e reja për trajtimin e kërkesave për dëmshpërblim, kryesisht për ato dëme me vlerë deri në 100 mijë lekë. Për këtë kategori dëmesh, ligji i ri përcakton afatin 14 ditor për trajtimin e dëmeve dhe jo 30 ditë siç është aktualisht.
20 Maj 2021, 14:40 -
Kronikë
AMF: Si do të zgjidhen me marrëveshje dëmet e aksidenteve me vlerë deri në 30 mijë Lekë pas 1 Korrikut
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në zbatim të ligjit të ri për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit ka hartuar dhe nxjerrë për konsultim publik “Raportin Evropian të Aksidenteve”. Dokumenti, i nënshkruar nga drejtuesit e mjeteve që përfshihen në një aksident rrugor, do të shërbejë për dëmshpërblimin e shpejtë nga shoqëria e sigurimit në ato raste ku dëmi vlerësohet deri në 30 mijë lekë. Pas procesit të konsultimit, formulari do të miratohet nga Bordi i Autoritetit dhe parashikohet të përdoret pas 1 korrikut të këtij viti, me hyrjen në fuqi të ligjit të ri.
14 Maj 2021, 12:04 -
Ndryshimet në Kodin Rrugor në komisione, Shoqata e Siguruesve kërkon gjobë automatike për sigurimet! Drejtori i DPSHTRR, Gonxhe: Nuk e pranojmë
Propozimi i Shoqatës së Siguruesve për gjobitjen automatike të atyre që u mbaron sigurimi i detyrueshëm është hedhur poshtë nga drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe. Në Komisionet Parlamentare, Gonxhe tha se propozimi i Shoqatës së Siguruesve nuk ka pasur në asnjë moment dakordësi.
24 Mars 2021, 17:08