-
Shitblerje e paligjshme energjie? SPAK nis hetimet mbi kallëzimin e Bardhit për Ballukun! Avokati i deputetit demokrat: Të përgjigjet ku ikën 180 mln euro?
SPAK nis hetimet mbi një kallëzim të bërë nga kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi i cili akuzon zv. kryeministren Balluku se KESH ka tregtuar energji elektrike jashtë bursës si dhe ka manipuluar të dhënat, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 180 mln eurosh.
8 Janar, 14:06 -
Bardhi denoncon zv/kryeministren: Vetëm me firmën e Ballukut ndodhin vjedhje dhe skandale të tilla, çfarë duhet më shumë për të mbajtur përgjegjësi?!
Kreu i grupit të PD publikon me një postim në rrjetin social krahasimin e dy projekteve, diga e Zadejës për HEC nga KESH me vlerë 8,2 mln euro dhe një tjetër e privatit, me kapacitet më të madh, por që kushton 3,7 mln euro. Bardhi: Abuzim 4,5 mln euro, vjedhje e parave të qytetarëve! Çfarë duhet të bëjë më shumë Balluku që të mbajë përgjegjësi?!
15 Dhjetor 2024, 19:16 -
PD e Vlorës denoncon: Prokuroria të hetojë Belinda Ballukun për skandalin! Korrupsion me dy TEC-e, s’prodhojnë asgjë dhe kanë marrë 73 mln euro në dy vite!
Partia Demokratike e Vlorës ka reaguar sot për të denoncuar, siç e quajti ajo, një abuzim flagrant me paratë publike dhe në një “aferë të pastër korruptive”. Bëhet fjalë për dy TEC-et e lëvizshëm në Vlorë dhe për të cilët u deklarua se paguhen 60 mijë dollarë në ditë nga KESH te kompania private.
9 Dhjetor 2024, 15:37 -
PD padit në SPAK zv/kryeministren Belinda Balluku! Bardhi: Firmosi koston për impiantin fotovoltaik në digën e Zadejës 5 mln euro më shumë
Partia Demokratike dërgon sërish në SPAK Ministren Belinda Balluku. PD e akuzon atë se ka abuzuar me projektin e ndërtimit të impiantit fotovoltaik, duke fryrë kostot dhe duke i shkaktuar buxhetit të shtetit të paktën 5 milionë euro dëm.
2 Dhjetor 2024, 11:50 -
Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara marrëveshje për krijimin e kompanisë së përbashkët të prodhimit të energjisë! Investime në vendin tonë dhe rajon
Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara nënshkruajnë marrëveshje për krijimin e kompanisë së përbashkët të prodhimit të energjisë. Firmosja mes Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare KESH dhe gjigantit energjetik të Emirateve të Bashkuara, Masdar, që do investojë në Shqipëri dhe rajon. Kryeministri Rama ndan videon e firmosjes dhe lajmin në Facebook
12 Nëntor 2024, 14:26 -
Fatos Çoçoli: Sa fitojmë nga ulja e çmimit të energjisë?
Në 1 janar 2025, një kilovat-orë i harxhuar për familjet tona nuk do të kushtojë më 9.5 lekë. Qeveria nuk vendosi fashë për dy vjet. Nëse çmimi ulet me 0.5 lekë, në vit përfitojmë si familjarë 27.5 milionë euro. Për pensionistët kryefamiljarë është mirë të subvencionohet e gjithë fatura elektrike.
8 Nëntor 2024, 09:06 -
Rënie drastike e ujit në liqenin e Fierzës, baseni po lë bregun dhe po tkurret rreth kupolës! Asnjë turbinë nuk është në punë për prodhimin e energjisë elektrike
Situata hidrike në kaskadën e Drinit nuk është shumë pozitive, duke pasur parasysh se prurjet mesatare të dy lumenjve kryesor janë shumë të pakta ndërsa rreziku për rënie në nivele kritike ekziston.
26 Tetor 2024, 14:24 -
PD padit sërish në SPAK Belinda Ballukun! Bardhi: Shit-blerje energjie në mënyrë të paligjshme, për 1 vit grabiti rreth 180 mln euro
Partia Demokratike ka dërguar një tjetër padi në SPAK për ministren Belinda Balluku, pasi e akuzon për shitblerje të paligjshme të energjisë elektrike përmes një skeme korruptive. PD thotë se abuzimi është bërë për gati 1 vit duke i shkaktuar dëm 180 milionë euro shtetit.
18 Tetor 2024, 11:50 -
Rruga e Komanit katastrofë! Massafra thirrje Qeverisë: Investoni sa më parë, jeta e mijëra banorë e turistëve në rrezik
Rruga e Komanit ka degraduar plotësisht duke u kthyer në rrezik për jetën e banorëve dhe turistëve të shumtë që vizitojnë çdo ditë, Fierzën, Valbonën dhe Lumin e Shalës. Këtë shqetësim e ka ngritur sot Arqipeshkvi i Shkodrës, Monsinjor Angelo Massafra, i cili i bëri thirrje Qeverisë të investojë në këtë aks nacional, duke e cilësuar gjendjen “katastrofike”
30 Gusht 2024, 16:23 -
Shifra rekord/ Gushti i nxehtë ‘dogji’ 27.7 mln euro për të blerë energji, KESH importoi 210 mijë megavat
Muaji gusht është mbyllur me shifra rekord importi energjie elektrike. Më shumë se 27 milionë euro është fatura e energjisë së blerë në 5 ankande të KESH për muajin gusht. Vetëm për këtë muaj u blenë 210 mijë megavat orë energji.
25 Gusht 2024, 17:16 -
PAMJET/ Tym në TEC-et lundruese në Vlorë, ndizen për herë të parë pas dy vitesh! Do të testohen 72 orë, më pas pritet të nisë prodhimi i energjisë
Pas dy vitesh në Triportin e Vlorës janë ndezur për herë të parë termocentralet lundruese që do të testohen për 72 orë. Pak ditë më parë KESH hapi tenderin për të blerë 21 mijë tonë lëndë djegëse për të nisur prodhimin e energjisë nga TEC-et lundruese.
15 Gusht 2024, 13:19 -
Prej 2 vitesh presin në bregun e Vlorës, gati të ndizen TEC-et lundruese! Importi i energjisë në verë rriti shpenzimet, KESH tender për 21 mijë tonë lëndë djegëse
Mungesa e reshjeve dhe rritja e faturës së importeve të energjisë ka shtyrë KESH të ndezë për herë të parë pas dy vitesh termocentralet lundruese në vendosur në triport në Vlorë. KESH ka hapur garën për të blerë 21 mijë tonë lëndë djegëse për të furnizuar TEC-et, që tashmë janë kanë kaluar fazën e testimit, dhe janë gati për prodhim.
9 Gusht 2024, 16:10 -
Kondicionerët ndezur! I nxehti ekstrem rrit konsumin e energjisë, KESH 4.3 mln € blerje për korrikun
Për shkak të temperaturave të larta dhe shtimit të konsumit të energjisë nga përdorimi i kondicionerëve, KESH ka blerë vetëm për muajin korrik 4.2 milionë euro energji elektrike, me çmim më të shtrenjtë se në qershor. Në total në vetëm 2 muaj janë shpenzuar 14.2 milionë euro për import energjie.
18 Korrik 2024, 16:16 -
Bie prodhimi, KESH blen 12.5 mln € energji elektrike
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka blerë 12.5 milionë euro energji elektrike në vetëm 4 ankande të hapura përgjatë muajit qershor dhe javën e parë të korrikut. Furnizimi me energji në javën e parë të korrikut po kushton mesatarisht 382 mijë euro dita.
4 Korrik 2024, 15:31