-
I fshehën shtetit mbi 260 milionë lekë, prokuroria dërgon për gjykim administratorin dhe 3 ish-aksionerët e ‘Neku’ Sh.p.k! Mes tyre edhe Rrahim Dedja, i dyshuar për vrasjen e Iljaz Çalit
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim administratorin dhe 3 ish-aksionerë të Shoqërisë ‘Neku’ Sh.p.k, për fshehje të ardhurash. Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim Rrahim Dedjan, Adnan Halilin, Rahim Laçin e Alfred Kurtin
21 Qershor 2022, 09:36 -
Tregtuan mallra nga Kina dhe nuk deklaruan shitjet, dëm shtetit rreth 2 mln euro! Merren të pandehur 6 administratorët e bizneseve
Kryenin afro 2 mln euro evazion e fshehje të të ardhurave duke tregtuar pa faturë nga Kina, merren të pandehur 6 administratorë. Bëhet fjalë për kompani tekstile dhe hidrosanitare. Nga kontrollet e Prokurorisë së Krimit Ekonomike ka rezultuar se në magazine nuk kishin gjendje të mallrave të importuara përgjatë 3 viteve.
8 Qershor 2022, 14:48 -
U shkarkua nga Vettingu/ Elisabeta Imeraj në Repolitix: Procesi, i stisur! Basha me sulmoi? Dosja e tij për lobimin rus e pa hetuar deri në fund
Pse u shkarkua Elisabeta Imeraj, ish kryeprokurorja e Tiranës, nga vettingu? Cilat ishin dosjet e nxehta të hetuara prej saj dhe a kanë lidhje më vendimin e marrë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit? Po politika? Për të gjitha këto pikëpyetje, Elisabeta Imeraj ishte e ftuar sonte në Repolitix të gazetarit Denis Minga në Report Tv.
31 Maj 2022, 20:57 -
Shkarkimi i Elisabeta Imerajt/ Kush është prokurori i dosjes 'Tahiri' që kërkon të marrë drejtimin e prokurorisë së Tiranës, i vetmi kandidat
Afati 2 javor për të paraqitur kandidaturën për kreun e Prokurorisë së Tiranës ka përfunduar dhe vetëm një prokuror ka shprehur pëlqimin për të marrë drejtimin e organit të akuzës së kryeqytetit. Ai është Arens Çela.
18 Maj 2022, 17:41 -
Shkarkimi i Elisabeta Imerajt, KLP cakton Arens Çelën si drejtues të komanduar të Prokurorisë së Tiranës
Një ditë pasi KPA shkarkoi nga detyra Elisabeta Imerajn, Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka caktuar sot Arens Çelën si drejtues të komanduar të Prokurorisë së Tiranës. Çela ishte kandidati i vetëm. Ai ka qenë prokuror i Krimeve të Rënda dhe rezulton se e ka kaluar procesin e vettingut.
28 Prill 2022, 11:12 -
KPA pranon kërkesën e Elisabeta Imeraj për të marrë në shqyrtim provat e reja, konkluzionet përfundimtare më 20 prill! Prokurorja: Pres drejtësi
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është zhvilluar seanca ndaj drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, dhe është marrë vendimi për riçelje të hetimit gjyqësor si dhe janë pranuar provat shtesa që ajo ka kërkuar ndërkohë që ende nuk ka një njoftim nëse do të kemi vendim për shkarkimin ose konfirmimin në detyrë të saj.
12 Prill 2022, 13:15 -
Gjyqi 3-ditor për Elisabeta Imerajn, ballafaqimi i fakteve për pasurinë dhe figurën, intriga, një histori bullizimi dhe dyshime për ‘komplot’! KPA vendim në 12 prill
Të gjitha detajet nga procesi i kryeprokurores Elisabeta Imeraj në Kolegjin e Apelimit. Imeraj pretendon për një proces të sajuar ndaj saj nga një dorë dashakeqe. ONM dhe Komisioneri Publikë kërkojnë të shkarkohet. Historia e paprecedentë me ish vëzhguesin ndërkombëtar Hans Kijlstra me përgjime dhe pretendimi për divorc fiktiv.
1 Prill 2022, 17:34 -
Nesër vijon seanca maratonë ndaj Elisabeta Imerajt në KPA! Prokurorja zbulon mesazhin e anëtares së vetingut: Ta heqim se është maloke nga Tropoja! Avokati: Gjykata të bazohet në provat
U zhvillua sot seanca maratonë për drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pasi vendimi i KPK-së për të kaluar vettingun u ankimua nga Komisioneri Publik. Gjatë mbrojtjes, avokati i huaj i Imerajt Gregori Twan tha para trupës gjyqësore në KPA-së se duhet të bazohet në prova dhe fakte dhe jo në burime anonime.
31 Mars 2022, 12:54 -
Shtyhet për nesër në 12:30 seanca në KPA për Elisabeta Imerajn! Drejtuesja e prokurorisë së Tiranës kërkon konfirmim në detyrë: Ankimimi i ONM erdhi nga denoncime të rremë, një prej denoncuesve nuk ekziston
Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj, mbrohet sot në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pasi vendimi i KPK-së për të kaluar vettingun u ankimua nga Komisioneri Publik. Në seancën e sotme pritet që Imeraj të parashtrojë mbrojtjen e saj.
30 Mars 2022, 11:48 -
Dy njerëzit më të rrezikshëm në Shqipëri dhe lista e turpit!
E. K është një prej njerëzve që drejtësia jonë e konsideron të rrezikshëm. Akuzohet se ka tentuar të vrasë dikë. Gjykata jonë ka çmuar se duhet të qëndrojë në arrest shtëpie. Për këtë arsye, në çdo ditë që ka dhënë Zoti, prej një viti e gjysëm, E.K ruhet nga 21 policë të forcave speciele
28 Mars 2022, 22:39 -
Arrestohet biznesmeni Helidon Gjikoka për grabitjen e kompleksit 'Ambel' në Dhërmi, gjykata e mbyll në burg
Helidon Gjikoka u arrestua në Vlorë pasi ishte shpallur në kërkim që në vitin 2020 për përvetësimin me anë të falsifikimeve të kompleksit 'Ambel' në Dhërmi në pronësi të kushëririt të tij Ilir Koka
13 Mars 2022, 09:30 -
Protesta e dhunshme e Berishës në Selinë e PD në 8 janar, Prokuroria i kthen dosjen policisë: Disa nga të akuzuarit nuk kanë lidhje me dhunën
Prokuroria e Tiranës i ka kthyer policisë dosjen për veprime plotësuese në lidhje me protestën e dhunshme të Sali Berishës në selinë e PD. Sipas Prokurorisë, nga hetimet ka rezultuar se disa nga të proceduarit nuk kanë lidhje me aktet e dhunës.
2 Mars 2022, 13:34 -
Gjykata pezulloi Armand Dukën nga drejtimi i FSHF, delegatët e tij pranojnë në prokurori: Nuk jemi të regjistruar te tatimet! (Si u falsifikuan dokumentet)
Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se në disa nga dosjet e ekipeve ka një numër më të vogël lojtarësh të federuar, krahasuar me atë të deklaruar në sistemin "Comet", i cili është sistemi që merret për bazë në lidhje me gjenerimin e të dhënave zyrtare për numrin aktiv të lojtarëve të federuar.
1 Mars 2022, 12:11 -
Qindra mijëra euro dhe lastra prodhimi parash false në Rinas, ndalohet kamerunasi i dytë, shpallet në kërkim një tjetër
279 mijë euro të printuara, të ndara në prerje 500, 200 dhe 100, si dhe lastra prodhimi parash false me vlerë shumë më të madhe që gjithsej bëjnë rreth 1.2 mln euro, janë gjetur në valixhen që kishte me vete kamerunasi Josoue Ngankam, i cili vinte nga Parisi, me tranzit në aeroportin e Stambollit.
24 Shkurt 2022, 17:41 -
Gjykata e Tiranës rrëzon Dukën! Sekuestro mbi materialet e manipuluara në garën e FSHF
Padia qe ngritur nga Shoqata Rajonale e Tiranës përpara dy javësh, përpara se vetë kjo shoqatë, me vendim të gjykatësit Arian Aliaj të rrëzohej në gjykatë, duke njohur Asamblenë e thirrur nga Veliaj dhe kryetar Eduard Prodanin.
24 Shkurt 2022, 08:35 -
Legalizuan si private qendrën shëndetësore në Petrelë, arrestohen 5 zyrtarë të Kadastrës në Tiranë
Arrestimi i zyrtarëve Klediol Bilo, Petro Tusha, Ergys Halili, Taulant Grabova dhe Ardian Duro erdhi pas denoncimit të bërë në prokurorinë e Tiranës nga një shtetas, lidhur me kalimin në pronësi të Hajdar Sulës të qendrës shëndetësore të fshatit Qeha në zonën e Petrelës.
23 Shkurt 2022, 15:31 -
1.2 milionë euro në Rinas, kamerunasi me lastra prodhimi parash false me vete! Po hetohet për rrjet kriminal, të përfshira edhe autoritetet franceze
279 mijë euro të printuara, të ndara në prerje 500, 200 dhe 100, si dhe lastra prodhimi parash false me vlerë shumë më të madhe që gjithsej bëjnë rreth 1.2 mln euro, janë gjetur në valixhen që kishte me vete kamerunasi Josoue Ngankam, i cili vinte nga Parisi, me tranzit në aeroportin e Stambollit.
21 Shkurt 2022, 10:37 -
Kallëzimi i Veliajt, prokuroria nis hetimet për manipulimit e zgjedhjeve në shoqatën Rajonale të Futbollit Tirana! Sekuestron dokumentet e FSHF
Pak ditë pas kallëzimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) për manipulime për zgjedhjet në Shoqatën Rajonale të 'Futboll Tirana', Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë sekuestruar dokumentacionin e FSHF-së
15 Shkurt 2022, 18:55 -
DOKUMENTI/ Meta padit Kuvendin: Falsifikimi i dokumentit, tentativë për grusht shteti! Iki nëse më shkarkon Kushtetuesja? S'do të ketë brava shtesë në Presidencë! Kuvendi: Pretendimet s'qëndrojnë
Sipas Presidencës më 6 maj 2021 u firmos urdhri për thirrjen e seancës plenare për të miratuar ngritjen e Komisionit Hetimor. Që të thirrej në këtë datë duhet që raporti për këtë vendim të ishte miratuar 48 orë më parë, pra në datën 5 maj. Mmbledhja e Komisionit të Ligjeve është bërë më 6 maj 2021, ndërkohë që në dokumentin e dorëzuar të premten e kaluar është bërë një falsifikim dhe thuhet se urdhri për miratimin e raportit të këtij komisioni është bërë më datë 5 maj 2021.
9 Shkurt 2022, 11:11