-
I.M spiun i ish-Sigurimit, prokuroria nuk filloi hetimet, Gjykata pranon ankimin e Metës dhe urdhëron: Të pyeten Filip Talo dhe anëtarët e Autoritetit të Dosjeve
Gjykata e Tiranës ka rrëzuar vendimin e Prokurorisë për të mos filluar hetimet për padinë e Metës për Autoritetin e Dosjeve pasi i publikuan një dosje ku akuzohej një politikan i nivelit të lartë me iniciale I.M ishte spiun i ish Sigurimit të Shtetit.
9 Dhjetor 2022, 11:54 -
Goditi Berishën, Gert Shehu zero pendesë për sulmin: E kisha planifikuar që në '97 (Ishte vetëm 6 vjeç)! Sekuestrohen kartelat e tij mjekësore
Një grup mjekësh do të bëjnë rivlerësim të shëndetit mendor për Gert Shehun, të riun që sulmoi Sali Berishën më 6 dhjetor. Prokuroria pret edhe përgjigjen e analizave nëse kur goditi Berishën, ka qenë apo jo nën efektin e lëndëve narkotike. Burime nga grupi hetimor, thanë se i riu nuk ka shfaqur pendesë për sulmin, por ka dhënë dëshmi të çuditshme duke thënë se gjithçka e kishte planifikuar që prej vitit ’97, kohë kur ka qenë vetëm 6 vjeç
8 Dhjetor 2022, 11:42 -
Sulmet kibernetike të Iranit, 5 punonjës IT në DAP nën akuzë! Nuk kërkuan raportim për situatën, me mosveprimet e tyre bënë që virusi në ‘administrata.al’ të mos zbulohej
5 urdhër-arreste janë lëshuar për 5 punonjës në sektorin e IT-së (tekonologjisë së informacionit), në Departamentin e Administratës Publike, në kuadër të hetimeve për sulmet kibernetike të kryera nga Irani ndaj portaleve shtetërore të shërbimeve online. 5 punonjësit e IT-së u identifikuan nga vetë AKSHI
30 Nëntor 2022, 10:46 -
Zyrtare: Lear Kurti vdiq nga mbidoza e kokainës! Ekspertiza mjeko-ligjore: I shkaktoi ishemi akute dhe ndalim të menjëhershëm të zemrës
Prokuroria e Tiranës ka zbardhur ekspertizën mjeko-ligjore për Lear Kurtin, 32 vjeçarin, i cili vdiq pasi u shoqërua në komisariat. Sipas aktit të ekspertimit, shkaku i vdekjes së Lear Kurtit, ka qenë helmimi (mbidozë) akut me lëndë narkotike të tipit kokainë, duke i shkaktuar infarkt në zemër
17 Nëntor 2022, 09:30 -
Poetja Mimoza Ahmeti dënohet për ndërtim pa leje, Rama: Prokuroria godet më të dobëtit, dosjet me evazion dhe fitim miliona dollarë flenë të patrazuara
Kryeministri Edi Rama është treguar sërish i ashpër me Prokurorinë e Tiranës dhe shkak u bë një dënim me 40 orë punë publike për ndërtim për poeten Mimoza Ahmeti për ndërtim të paligjshëm.
15 Nëntor 2022, 20:26 -
Vdekja e Lear Kurtit, dëshmia e 6 mjekëve dhe infermierëve të ‘Traumës’: Mbërriti i pajetë në spital! I dhamë ndihmë, por s’e kthyem dot në jetë
Teksa vijojnë hetimet për vdekjen e Lear Kurtit, Prokuroria e Tiranës ka përfunduar marrjen në pyetje të mjekëve dhe infermierëve që ishin në turnin e tretë në spitalin e Traumës.
31 Tetor 2022, 10:28 -
Vdekja e Kurtit, Prokuroria e konfirmon: Qese me kokainë në stomakun e viktimës! Hetime për ‘veprime arbitrare' dhe 'mosdhënie ndihme'
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë, ku pas shoqërimit nga policia gjeti vdekjen 32-vjeçari Lear Kurti. Prokuroria thotë se hetimet do të zhvillohen për 'veprime arbitrare' dhe 'mosdhënie ndihme'.
24 Tetor 2022, 10:36 -
13 kompani lëshuan 1.2 mld lekë fatura fiktive dhe i vodhën shtetit 300 mln lekë, Gjykata e Apelit liron një prej pronarëve, konfirmohen masat e tjera
12 nga 13 pronarët e subjekte fiktive, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer një skemë mashtrimi me TVSH me dëm mbi 3 milionë euro, do të mbeten në burg, ndërkohë që do të dalë në ‘arrest shtëpie’ vetëm njëri prej tyre, Besim Ruçi.
20 Tetor 2022, 18:10 -
Vrasja e Erion Çelës në Don Bosko, prokuroria e Tiranës verifikim qelizave telefonike të personave të përmenduar nga vëllezërit Beqiraj
Prokuroria e Tiranës u ka kërkuar homologëve të Durrësit vënien në dispozicion të dëshmisë së plotë të dy vëllezërve Gentjan dhe Indrit Beqiraj, të arrestuat pas përplasjes me anëtarë të grupit të Rrumit të Shijakut në autostradën Tiranë-Durrës.
15 Tetor 2022, 11:25 -
Nga pallati 8-katësh, te apartamentet e dyqanet, sekuestrohen 5 mln euro pasuri të Fatjon Muratit dhe familjarëve të tij! Të vendosura nga trafiku i drogës
Sekuestrohen pasuritë e Fatjon Muratit, i cili u arrestua disa ditë më parë në shoqërinë e Endrit Dokles. Prokuroria thotë se pasuritë e Muratit dhe familjarëve të tij janë vënë përmes aktiviteteve kriminale në Itali. Vlera e pasurive të sekuestrua shkon në 5 milionë euro, ku mes tyre janë një pallat 8-katësh, një apartament, bar-kafe.
14 Tetor 2022, 16:20 -
Prokuroria refuzoi padinë e Metës ndaj Autoritetit të Dosjeve, Partia e Lirisë sulmon drejtësinë: Vendimi është nul dhe skandaloz! Institucionet janë të kapura nga Rama
Pas refuzimit të prokuroria e Tiranës bëri për padinë e Ilir Metës, ndaj Autoritetit të Dosjeve, duke vendosur mos fillimin e procedimit penal, ka reaguar Partia e Lirisë. Vasili paralajmëroi se do të kryejnë ankimim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor në Tiranë dhe se çështjen do ta ndjekin deri në fund.
14 Tetor 2022, 10:11 -
Zhvati 147 mln euro nëpërmjet mashtrimeve kompjuterike, Gjykata vendos për ekstradimin e hakerit kinez! Rrëzohet edhe kërkesa për lehtësim mase
Kreu i grupit kriminal kinez, Liangbin Chen i cili u arrestua në Shqipëri më 21 korrik do të ekstradohet në Kinë, sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës të shkallës së parë. Tashmë Liangbin Chen ka 10 ditë kohë për të çuar në Apel këtë vendim, ndryshe do të ekstradohet në vendin e tij të origjinës.
14 Tetor 2022, 09:59 -
Konfirmohet në detyrë nga KPK prokurorja e Tiranës, Deniona Katro! Kaloi me sukses 3 kriteret e rivlerësimit
Deniona Katro është konfirmuar në detyrë nga KPK. Prokurorja e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë u përball të hënën më 10 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK.
12 Tetor 2022, 10:21 -
Ishte i komanduar, KLP emëron Arens Çelën në krye të Prokurorisë së Tiranës
Arens Çela do të jetë drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës për një mandat 3-vjeçar. Ai është emëruar sot në mbledhjen e radhës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Çela zëvendëson Elizabeta Imerajn, e cila u shkarkua nga vettingu.
11 Tetor 2022, 10:44 -
Kallëzimi ndaj Autoritetit të Dosjeve, prokuroria refuzon padinë e Ilir Metës: Nuk nisin hetimet, s'ka vepër penale
Prokuroria e Tiranës refuzon padinë e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës ndaj Autoritetit të Dosjeve, duke vendosur mosfillimin e procedimit penal. Sipas prokurorisë ekzistojnë rrethana të cilat nuk lejojnë regjistrimin e padisë së ish presidentit
6 Tetor 2022, 18:02 -
Vajza nga Rusia e Ukraina si prostituta në Tiranë, kontaktet me shqiptarët u ngritën nga lidhjet me ish-Bashkimin Sovjetik! Paguheshin deri në 1000 euro
Report Tv siguron dosje e gjykatës për prostitucionin nga vajzat e huaja në Tiranë. Çmimet nga 200 në 1000 euro. Gjykata cakton detyrim paraqitje për 7 vajzat e arrestuara në flagrancë. Hetimet janë zhvilluar nga shkurti 2022 midis prokurorisë së Tiranës dhe antitrafiqeve në policinë e Tiranës.
4 Tetor 2022, 09:33 -
Evazioni me faturat fiktive të TVSH në ndërtim me dëm 3 mln euro, lihen në burg 4 pronarë subjektesh, mes tyre dhe biznesmeni Besim Ruçi
3 nga 7 të arrestuarit për skemën e evazionit me TVSH në ndërtim janë liruar nga gjykata, ndërsa ReportTv mëson se kjo skemë ka prekur edhe procesin e rindërtimit. Hetimet u ndoqën nga prokuroria e Tiranës pas zbulimit që bëri hetimi tatimor duke përdorur procesin e kryqëzimit të faturave me fiskalizimin
1 Tetor 2022, 12:17 -
Kallëzimi i IKMT-së për ndërtimin pa leje në ‘Syrin e Tiranës’, prokuroria: Hetimi vazhdon, po presim materiale nga institucionet e tjera
Pas interesimit të Report Tv në prokurorinë e Tiranës për kallëzimin e IKMT-së depozituar në korrik për shtesën pa leje në ‘Syrin e Tiranës’, prokuroria sqaron se ka administruar kallëzimin.
1 Tetor 2022, 10:15 -
Kronikë
Nxjerrja nga burgu e kreut të grupit kriminal kinez, Prokuroria e Apelit tërheq ankimin në Apel! Liangbin Chen mbetet në ‘arrest shtëpie’, Kina kërkon ekstradim
Kreu i grupit kriminal kinez Liangbin Chen, i arrestuar në Tiranë, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar se kishte përfituar rreth 147 mln dollarë nëpërmjet mashtrimit kompjuterik në Kinë, do të mbetet në arrest shtëpie. Prokuroria ka tërhequr ankimin në Apel, i cili ka konfirmuar kështu masën e marrë në shkallë të parë.
29 Shtator 2022, 12:14