-
Ekonomi
Ekonomia nën pandemi/ Biznesi 948 mln € humbje në 2020-n, COVID 'goditi' industrinë nxjerrëse, 261 mln euro më pak shitje! Ndërtimi e 'mundi' koronavirusin
Pandemia e COVID-19, goditi ndjeshëm bizneset në vitin 2020, të cilat kanë realizuar 948 milionë euro më pak shitje se në 2019. Sektori më i goditur ka qenë industria nxjerrëse me 261 milionë euro humbje. Ndërkohë sipas të dhënave të INSTAT ndërtimi ishte sektori që mundi pandeminë dhe arriti të sigurojë 70 milionë euro më shumë nga shitjet.
13 Nëntor 2021, 15:31 -
Sociale
3- mujori i tretë, 6 qarqe të vendit me tkurrje natyrore të popullsisë, lindjet në rënie të shpejtë
Pa marrë në konsideratë emigracionin popullsia e vendit po shkon drejt tkurrjes së natyrshme prej rënies sistematikë të lindjeve dhe rritjes së vdekshmërisë, së fundi edhe prej pandemisë COVID-19.
12 Nëntor 2021, 07:25 -
Ekonomi
COVID 'kyçi' 1526 biznese, INSTAT: Mbyllja ka sjellë rritje edhe të numrit të të papunëve! Goditjen më të madhe turizmi dhe tregtia
Kriza që shkaktoi pandemia COVID-19, në vitin e kaluar ka mbyllur 1526 biznese. Sipas të dhënave nga INSTAT të publikuara këtë të mërkurë thuhet se numri i ndërmarrjeve është ulur me 1.5% krahasuar me vitin 2019. Mbyllja e aktivitetit ekonomik ka sjellë edhe rritje edhe të numrit të të papunëve.
10 Nëntor 2021, 15:22 -
Ekonomi
Çmimet e kafesë dhe restoranteve 'kërcejnë' dhe në tetor, rritja më e lartë në 6 vjet
Sipas INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Konsumit, që mat ndryshimin vjetor, për kategorinë e Kafe – restorante (catering), ishte 1.9% në tetor. Kjo është rritja më e lartë vjetore e çmimeve që prej fundit të vitit 2014.
10 Nëntor 2021, 12:15 -
Ekonomi
Rritja e çmimeve ul besimin e konsumatorëve në ekonomi, Banka e Shqipërisë: Qytetarët skeptikë për të ardhmen dhe shpenzimet
Çmimet e larta të ushqimeve, hidrokarbureve dhe kriza energjetike e paralajmëruar kanë ulur besimin në ekonomi. Banka e Shqipërisë thotë se konsumatorët si pasojë e çmimeve dhe pritshmërive të ulta për të ardhmen kanë ulur besimin me 7.4%.
8 Nëntor 2021, 21:08 -
Ekonomi
Raporti i fundit i INSTAT, vijon rritja e çmimeve por u ngadalësua në raportin me shtatorin! Rritja e më e madhe në grupin 'Transporti'
Vijon rritja e çmimeve në vend edhe pse është ngadalësuar në raport me muajin shtator. INSTAT në raportin e fundit në indeksin e çmimeve të konsumit thotë se inflacioni në muajin tetor ishte 2.4% nga 2.5% që u raportua në muajin shtator të këtij viti. Në raport me tetorin e vitit të kaluar rritja është më e lartë pasi në tetor të 2020 inflacioni ishte 2%.
8 Nëntor 2021, 17:33 -
Ekonomi
2009-2020, Berati dhe Tirana me rritjen më të madhe të shpenzimeve mujore të familjeve, Gjirokastra me rënie
Gjatë 10 viteve të fundit, Berati është qyteti me ritmet më të larta të rritjes së shpenzimeve për konsum të familjeve, ndërsa nga ana tjetër, Gjirokastra është i vetmi qark ku shpenzimet e familjeve paraqiten me ulje -4% në raport me vitin 2009. Të dhënat u bënë publike nga INSTAT në seritë kohore që dolën nga anketat e buxhetit të familjeve.
25 Tetor 2021, 07:34 -
Ekonomi
Mbyllja e sezonit ul lehtë hyrjet e turistëve në vend! INSTAT: Në 9 muaj në Shqipëri hynë 4.8 mln të huaj
Në 9-mujorin e këtij viti kanë hyrë në Shqipëri 4.8 milionë shtetas të huaj me një rritje të ndjeshme në krahasim me 2020, por që nuk janë arritur shifrat e vitit 2019. Sipas të dhënave të INSTAT rreth 50% e hyrjeve në vend kanë qenë nga shtetas nga Kosova.
22 Tetor 2021, 16:30 -
Ekonomi
Të dhënat e INSTAT/ Gjatë viteve 2014-2020, shpenzimet e familjeve me arsim të ulët u rritën më shpejt se tek ato me arsim të lartë
Ekonomia shqiptare po zhvillohet nëpërmjet një modeli që gjeneron vende pune për persona pa aftësi arsimore, për rrjedhojë gjasat që një i arsimuar të jetë i papunë janë më të mëdha
22 Tetor 2021, 09:10 -
Ekonomi
Ushqimet u shtrenjtuan me 4.7% në shtator, INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6%
Sipas raportit të publikuar nga INSTAT për Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, bazuar në metodologjinë ndërkombëtare të llogaritjes së këtij treguesi thuhet se inflacioni në muajin shtator ishte 2.6% dhe jo 2.5%. Ndërsa ky tregues në shtatorin e 2020 ishte 2.3%.
21 Tetor 2021, 17:12 -
Ekonomi
Transaksionet e pasurive të paluajtshme nuk ndalen, arrijnë rekord në tremujorin e dytë, …por popullsia po bie
Aktiviteti i pasurive të paluajtshme po shënon rritje të shpejtë gjatë vitit të fundit. Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se pas një ngadalësimi në tremujorin e parë të këtij viti, ky aktivitet u zgjerua sërish me shpejtësi në periudhën prill-qershor, kur transaksionet arritën në 230 milionë euro, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.
19 Tetor 2021, 09:54 -
Ekonomi
Rritet shkëmbimi i mallrave, thellohet deficiti tregtar, INSTAT: Në 9 muaj u eksportuan 266 miliardë lekë
Është rritur me 36% niveli i eksporteve në 9 mujorin e këtij viti në raport me vitin e kaluar, ndërsa importet u rritën me 29%. Por teksa shkëmbimet tregtare janë në përmirësim, është thelluar deficiti tregtar me 23%, si pasojë e shtrenjtimit të produkteve pas pandemisë.
18 Tetor 2021, 20:49 -
Ekonomi
Rriten eksportet e mallrave me 33 mld lek në shtator 2021 krahasuar me të njëjtë periudhë të 2020! Zgjerohet deficiti tregtar në vend
Të dhënat tregojnë se në Shtator 2021 eksportet e mallrave arritën vlerën 33 mld lekë, duke u rritur me 31,1 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 39,4 %, në krahasim me Gusht 2021. Dhe rritja e importet e mallrave nuk rrinë pas, ku arritën vlerën 69 mld lekë, duke u rritur me 31,6 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 13,4 %, në krahasim me Gusht 2021.Kjo ka sjellë dhe rritje të defiçitit tregtar.
18 Tetor 2021, 13:16 -
Kronikë
Të dhënat e INSTAT/ Rritje e frikshme e aksidenteve fatale të shkaktuara nga gratë! 9.4% vdekje më shumë për 9 mujorin e parë të vitit 2021 por vendi ishte në karantinë
Në 9 muajt e këtij viti kanë humbur jetën në aksidente gjithsej 151 persona, me një rritje prej 9.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por duhet thënë se kjo ishte një periudhë ku vendi ishte në pjesën më të madhe në karantinë.
18 Tetor 2021, 12:08 -
Sociale
Shqipëria, e treta në Europë për numrin e lartë të martesave për banorë në vitin 2019
Gjatë vitit 2019, në Shqipëri, kishte 7.9 martesa për 1000 banorë. Në raport me vetveten, numri i martesave ka shënuar ulje, por në Europë thyejmë rekordet pas Kosovës, e cila në vitin 2019 kishte 9.8 martesa për 1000 banorë dhe Qipro me 8.9 martesa për 1000 banorë. Në BE, në vitin 2019 kishte 4.3 martesa për 100 banorë
12 Tetor 2021, 07:28 -
Ekonomi
Vijon rritja e çmimeve, shtrenjtohen me 13% zarzavatet, INSTAT: Inflacioni në muajin shtator arriti në 2.5%
Çmimet e ushqimeve në shtator të këtij viti vijuan të rriten. INSTAT thotë se në muajin e kaluar inflacioni ishte 2.5% dhe ndikimin më të madh e kishte shtrenjtimi i ushqimeve dhe i karburantit. Krahasuar me vitin e kaluar çmimi i zarzavateve është rritur me mbi 13%.
8 Tetor 2021, 20:27 -
Ekonomi
Të dhënat për periudhën Janar-Tetor/ OSHEE dhe KESH kanë shitur 61 milionë euro energji elektrike, dhe kanë blerë nga jashtë 100.3 milionë euro
Teksa e gjithë bota kërcënohet nga kriza energjetike, Shqipëria ka shitur gjatë këtij viti 61 milionë euro energji, dhe ka blerë nga jashtë 100.3 milionë euro. Sipas të dhënave nga OSHEE, çmimi mesatar për një megavat energji të blerë këtë vit ka qenë 150 euro
7 Tetor 2021, 18:14 -
Ekonomi
Rriten çmimet, familjet në 2020 shpenzuan 41% të buxhetit vetëm për ushqime
Më shumë se 41% e buxhetit të familjeve në vitin e kaluar është shpenzuar për ushqime dhe shkak për këtë sipas INSTAT u bë shtrenjtimi i disa produkteve që për ekspertët duhej të ishte rimbursuar "shporta".
5 Tetor 2021, 16:46 - Ekonomi
-
Opinion
Beqaj: Pse kjo rritje e lartë ekonomike gjatë vitit 2021?!
Me të drejtë ju i referoheni raportimit zyrtar të INSTAT. Besoj se të gjithë bashkë duhet të ndikojmë të konsolidojmë kulturën e përgjithshme se shifrat zyrtare nuk mund të vihen në dyshim. Kushdo është i lirë të komentojë, madje të “lexojë” sipas optikës së vet, por nuk duhet të debatohet rreth shifrës.
3 Tetor 2021, 11:13