-
Rënia e lindjeve i dekurajon prindërit shqiptarë nga puna
Studimi i bazuar në një anketë në familjet shqiptare gjeti se, pjelloria ka një efekt pozitiv te prindërit në fuqinë punëtore në kontekstin e Shqipërisë. Më saktësisht, lindja e një fëmije të tretë ose të katërt, rrit gjasat e nënës me 5 pikë përqindje për të punuar më shumë, po kështu, gjasat që babai të punojë më shumë rriten me 6 pikë përqindje.
17 Gusht 2019, 08:13 -
Gratë shqiptarë obeze më shumë se burrat, por kush bën palestër më tepër..?
Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë treguan që prevalenca e obezitetit te të rriturit në Shqipëri arriti në 21.6% të popullsisë në vitin 2016, nga 14.9% që ishte ky tregues 10 vjet më parë, në 2006-n.
14 Gusht 2019, 08:21 -
Zbuloni qytetin me më shumë shofere gra në Shqipëri
Por a e dini se në cilin qark u pajisën më shumë gra me leje drejtimi? Dhe jo, sikurse mund të ju shkojë në mendje shumë prej jush nuk është Tirana. Madje qarku i Tiranës, renditet i treti në 2018-n për pajisjen e vajzave me leje drejtimi në 2018-n.
13 Gusht 2019, 07:48 -
Shqiptarët, ndër më 'injorantët' e Europës, 42% e forcës së punës është me arsim 9-vjeçar
Në vend të parë është Portugalia, ku 50% e forcës së aftë për punë, nga mosha 15 deri në 64 vjeç, është me arsim të ulët 8-9-vjeçar në vitin 2018, sipas të dhënave të Eurostat. Në vend të dytë renditet Malta, me 47.4%.
13 Gusht 2019, 07:42 -
Prind në adoleshencë, Shqipëria ndër vendet me përqindjen më të lartë të nënave nën 20 vjeç në Europë
Në Bashkimin Europian, pjesa më e madhe e lindjeve (92%), ishin nga gra të moshës 20-39 vjeç. Rreth 4% e lindjeve u kryen nga vajzat në moshë adoleshencë dhe po aq nga gratë mbi moshën 40 vjeç.
12 Gusht 2019, 22:20 -
Statistikat/ INSTAT: Rritet ndjeshëm aktiviteti i transportit të njerëzve e mallrave
Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, në muajin qershor 2019 është 413 mijë ton, duke u rritur 48.9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Në gjashtëmujorin e parë 2019, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 2.212.000 ton, duke u rritur me 13.9%, krahasuar me vitin 2018.
30 Korrik 2019, 07:30 -
Numri i turistëve të huaj rritet me 11.3% krahasuar me 6-mujorin e parë të 2018
INSTAT ka publikuar shifrat e hyrjeve te shtetasve ne vendin tone. Shifrat jane inkurajuese per turizmin, ku vihet re se numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në gjashtëmujorin e parë 2019 është 2.136.952, duke u rritur me 11,3 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018.
23 Korrik 2019, 14:11 -
Tendenca e ekonomisë/ INSTAT: Rritja ekonomike, 2.21% në tremujorin e parë të vitit
Shifrat e rritjes ekonomikë shënojnë një frenim të ndjeshëm në tremujorin e parë të vitit. Sipas Institutit të Statistikave, Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e parë të vitit 2019 vlerësohet me rritje prej vetëm 2.21% kundrejt tremujorit të parë të vitit 2018. Në të njejtën periudhë të 2018-ës kjo shifër ishte në nivelin 4.45%.
2 Korrik 2019, 15:41 -
Transporti ajror/ Numri i pasagjerëve rritet me 14% në muajin maj
Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, për muajin maj 250 mijë pasagjerë udhëtuan nga Aeroporti i Tiranës, në rritje vjetore me 14%. Për herë të parë, qysh në fund të pesëmujorit u tejkalua kufiri i 1 milionë pasagjerëve. Më saktësisht, në pesë muaj kjo shifër arriti në 1.1 milionë, në rritje me 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
28 Qershor 2019, 08:01 -
Më shumë aborte në 2018-n, rritet përqindja e tyre nga gratë me shkollë të lartë
E ndërsa vit pas viti numri i bebeve që vijnë në jetë po bie me shpejtësi, në 2018-n numri i aborteve (ndërprerje e shtatzënisë) ka shënuar rritje për herë të parë pas 4 vitesh. Është rritur numri i tyre nga gratë me arsim të lartë, të cilat përbënin një të katërtën e rasteve të ndërprerjeve së shtatzënisë…
24 Qershor 2019, 08:04 -
INSTAT: Rritet 3.2% aktiviteti i tregtisë me pakicë
Aktiviteti i tregtisë me pakicë shënoi rritje gjatë tremujorit të parë të vitit 2019, raporton INSTAT. Sipas publikimit, në tremujorin e parë 2019, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë shënoi 100.3, duke u rritur 3.2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.
19 Qershor 2019, 07:27 -
Shqiptarët po martohen më të rinj, ja sa është mosha mesatare
Më shumë shqiptarë i thanë “po” njëri-tjetrit gjatë vitit 2018. Sipas një publikimi të fundit të INSTAT, “Gratë dhe Burrat në vitin 2019” rezulton se kanë lidhur martesë 23 mijë e 104 çifte, rreth 2% më shumë se një vit më parë, ku numri i martesave ishte 22,641.
14 Qershor 2019, 07:56 -
Të jesh shef është në modë, rriten bizneset profesionale në 2018-n
Bizneset që kanë shënuar rritjen më të lartë në vlerë absolute në 2019-n janë ato në “Aktivitete të drejtimit të ndërmarrjeve dhe aktivitete të konsultimit”. 186 subjekte të reja (shtesa neto) të kësaj kategorie u hapën në 2018-n, duke arritur në total në 793.
12 Qershor 2019, 08:34 -
Eurostat: Shqipëria me normën më të ulët në rajon të të rinjve me shkollë të lartë
Një nga objektivat e Bashkimit Europian, ku dhe Shqipëria kërkon që të anëtarësohet, është që të rritet përqindja e personave me arsim të lartë. Objektivi i tyre është që deri në 2020, 40% e personave të moshës 30-34 vjeç të kenë përfunduar arsimin e lartë.
6 Qershor 2019, 07:40 -
Shqiptarët janë më 'të paditurit' e Europës
Të mësuarit gjatë jetës është përvetësimi vullnetar dhe i vetëmotivuar i dijeve, qoftë për aspektin personal apo profesional. Prandaj, të mësuarit gjatë jetës nuk rrit vetëm përfshirjen në shoqëri apo qytetarinë aktive, por edhe rrit vetë-qëndrueshmërinë, konkurrencën dhe shanset për punësim.
4 Qershor 2019, 07:52 -
Energjetika/ Tremujori i parë pa shira, bie prodhimi, por ulen ndjeshëm humbjet
Sipas INSTAT, gjatë tremujorit të parë të vitit 2019, energjia elektrike në dispozicion u ul me 1.2%. Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë ka rënë me rreth 2.5 herë, duke arritur vlerën 1.28 miliardë kilovatorë, nga 3.2 miliardë kilovatorë energji të prodhuar në tremujorin e parë të vitit 2018.
26 Maj 2019, 08:48 -
Të dhëna tronditëse/ 1 ne 2 gra në Shqipëri dhunohet fizikisht, preken të gjitha grupmoshat
Të dhënat e publikuara së fundmi nga INSTAT tregojnë se dhuna ndaj grave dhe vajzave vazhdon të jetë e pranishme në shifra alarmante. Një në dy gra në Shqipëri dhunohet fizikisht, ndërsa një në 5 gra dhe vajza përjeton dhunë seksuale nga partneri i tyre.
24 Maj 2019, 14:46