Të dhënat për periudhën Janar-Tetor/ OSHEE dhe KESH kanë shitur 61 milionë euro energji elektrike, dhe kanë blerë nga jashtë 100.3 milionë euro

Situata problematike me prodhimin e energjisë elektrike që ka përfshirë gjithë botën ka vënë shtetet në lëvizje për të garantuar rezervën e nevojshme energjetike, në një kohë kur çmimet në bursën ndërkombëtare po luhaten nga dita në ditë. Edhe pse Shqipëria sipas të dhënave të INSTAT ka pasur rritje të prodhimit të energjisë elektrike në gjashtëmujorin e parë të këtij viti 4,8 milionë megavat orë, përsëri për të mbuluar nevojat e vendit i është drejtuar importit.

Sipas të dhënave zyrtare nga KESH, nga janari deri në fund të muajit gusht janë blerë mbi 213 mijë megavat orë energji elektrike, dhe kulmi i importit ka qenë në prill, me 49 mijë megavat.

Por nga ana tjetër sipas KESH janë shitur 1.3 milionë megavat orë energji elektrike, me qëllim optimizmin në kushtet e prurjeve të mëdha. Në total vlera monetare për shitjet e kryera nga KESH arrijnë në 53 milionë euro, ndërsa blerjet janë në vlerën e 1.3 milionë eurove.

Ndërsa OSHEE nga janari deri javën e parë të tetorit ka importuar nga jashtë 666 mijë megavat me një çmim mesatar 150 euro për megavat, dhe në total vlera e importit ka arritur në mbi 99 milionë euro. Në fillim të këtij viti si pasojë e situatës të prodhimit çmimi për megavat në import luhatej mes vlerës 50-60 euro, ndërsa tani vlera arrin deri mbi 200 euro për megavat. Nga ana tjetër OSHEE ka shitur 8 milionë euro energji, në sasi të vogël.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Çfarë është Jubileu, sa shpesh festohet, kuptimi fetar dhe viti 2033

Çfarë është Jubileu, sa shpesh festohet, kuptimi fetar dhe viti 2033