-
Vlorë/ Banorët e Tragjasit kundër ndërtimit të ujësjellësit për zonat bregdetare: S’lejojmë të marrin ujin e burimit! Përplasen me policinë, disa të shoqëruar
Banorët e fshatit Tragjas janë ngritur në protestë, pasi orët e para të mëngjesit të sotëm kanë mbërritur forca të shumta të policisë të cilat kanë ndërhyrë për prishjen e një stacioni të pompave të ujit, i cili shërbente për të furnizuar me ujë bazën e Pasha Limanit, po ashtu janë prishur dhe disa tubacione të tjera që shërbejnë për furnizimin me ujë të banorëve të fshatit.
4 Mars, 09:27 -
Shtyhet afati i garës për koncesionin e 365 mln euro të autostradës Milot-Balldren! Kompanitë afat deri më 10 mars për të paraqitur ofertat
Ministria e Infrastrukturës ka shtyrë me rreth 1 muaj afatin për të marrë pjesë në garën ndërkombëtare për ndërtimin e autostradës së re Milot-Balldre.
28 Shkurt, 16:38 -
Miratohet ndërtimi i centralit fotovoltaik në Sheq-Marinas, 2% e energjisë i kalon shtetit
Këshilli i Ministrave miratoi sot ndërtimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në fshatin Sheq Marinas, Njësia Administrative Topojë (Fier).
12 Shkurt, 20:35 -
Landfilli i Sharrës s’ka më vend për dherat, kamionët e ndërtuesve prej javësh po kthehen mbrapsht! Agjencia që e administron njoftoi institucionet
Landfilli i Sharrës ka mbyllur derën për ndërtuesit dhe nuk po pranon më depozitim dherash dhe inertesh. Kamionët janë kthyer mbrapsht, por ndërtuesit s’kanë vend tjetër. Nga Agjencia e administrimit të pasurive të sekuestruara thonë se kanë njoftuar institucionet për ezaurimin e vendit.
4 Shkurt, 17:52 -
Ngrirja e fondeve për institucionet shqiptare, reagon ambasada e SHBA: Urdhër i Trump, do rishikohen të gjitha programet! SHBA s'do të japë para verbërisht
Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pas njoftimit që është dërguar për ngrirjen e fondeve për institucionet shqiptare, mes tyre edhe SPAK. Ambasada e SHBA në Tiranë përmes një reagimi thotë se vendimi &a
29 Janar, 18:22 -
Pas urdhrit të Trump, Ambasada e SHBA njofton ngrirjen e fondeve për institucionet shqiptare, mes tyre dhe SPAK (LISTA)
Ambasada Amerikane në Tiranë i dërgoi një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja me efekt të menjëhershëm e fondeve, deri në një rishikim të dytë pas 90 ditësh, pas Urdhrit Ekzekutiv të Donald Trump lidhur me ndihmën në vendet e huaja. Kjo ngrirje e fondeve prek edhe SPAK-un, institucionet e tjera të drejtësisë, të gjitha ministritë, Kuvendin e bashkitë.
29 Janar, 17:00 -
Qytetarët pa energji e të bllokuar nga bora, PD: Moti nxjerr gënjeshtrat e Belinda Ballukut! Tenderët për infrastrukturën u shkojnë miqve të pushtetit
Moti jo i zakontë që ka përfshirë vendin këto ditë, ka lënë pa energji elektrike disa zona të bllokuara edhe nga dëbora. Kjo sipas Partisë Demokratike, ka si shkak, shpërdorimin e fondeve dhe tenderëve për infrastrukturën energjetike dhe të rrugëve.
14 Janar, 13:48 -
-
Pesë vite pas tërmetit, 105 familje pastrehë në Mirditë! Kryebashkiaku: Ministria e Infrastrukturës na ka premtuar se rindërtimi do të rifillojë në 2025
Pesë vite pas termetit, 105 familje në Mirditë kanë mbetur të pastrehë pasi janë ndërprerë fondet e Rindërtimit. Kryebashkiaku i Mirditës, Albert Mëlyshi, tha se ka marrë premtim nga Ministria e Infrastrukturës se procesi i Rindërtimit për banesat individuale do të rifillojë brenda vitit 2025.
2 Janar, 16:54 -
Hapet gara për ndërtimin e hekurudhës Vorë - Hani i Hotit, Gonzato: Ndihmon lëvizjen ekologjike dhe zhvillon turizmin! Shqipëria po ecën me reformat, BE e mbështet
Hapet gara ndërkombëtare për ndërtimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit, e cila ka nevojë për rikonstruksion dhe është pjesë e projekteve të Korridorit 8, ku investon dhe ndihmon gjithashtu edhe Bashkimi Europian. Ambasadori i BE: Këto projekte do i sjellin Shqipërisë edhe turizëm, ndryshe nga pasagjerët ajrorë!
18 Dhjetor 2024, 10:52 -
Borxhet e mbartura të Bashkive dhe Ministrive 10,5 mld lekë! Investime pa pasur fonde, Kavaja rekord, Tirana i përgjysmon për 9 muaj
Ministritë kanë thelluar vlerën e borxheve të papaguara me 1.2 miliardë lekë brenda 3 muajve. Shifrat e ministrisë së Financave tregojnë se detyrimet e prapambetura të institucioneve qendrore arritën në 7 miliardë lekë, për shkak se kanë bërë investime pa pasur fonde në dispozicion, si dhe kanë humbur më shumë gjyqe. Ndërsa pushteti vendor i ka ulur borxhet, kryesisht Bashkia Tiranë
1 Dhjetor 2024, 18:40 -
Si do shpenzohen 8.2 mld euro në vitin 2025? Ja shpërndarja e buxhetit, institucionet që marrin më shumë lekë
Një e treta e buxhetit për vitin 2025 është parashikuar të harxhohet për skemat sociale, nga ndihma ekonomike, skema e pensioneve, pagesa e papunësisë e deri tek kompensimi i ish pronarëve dhe të përndjekurve politik. Buxheti 822 miliardë lekë ndahet në 9 grupe kryesore ku pas mbështetjes sociale pjesën më të madhe të fondeve e marrin investimet dhe pagat e administratës.
19 Nëntor 2024, 19:26 -
Qeveria hedh për konsultim Projektligjin për ndërtesat e reja dhe rinovimin e atyre ekzistuese: Duhet të jenë pa emetime që nga 2028 (DOKUMENTI)
Zbulohet propozimi dhe drafti me 39 nene i Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës, që do diskutohet me grupet e interesit dhe publikun. Parashikohet edhe shfrytëzimi i energjisë diellore në ndërtesat e reja, duke nisur nga viti 2026. Përfshihen edhe ndërtesat publike. Synohet rritja e performancës energjetike, ulja e kostos dhe harxhimit të energjisë
3 Nëntor 2024, 18:47 -
Buxhetin 2025 do ta ‘gllabërojnë’ rrugët, marrin 334 mln euro! Rritje 94 mln € edhe arsimit! Në fokus Shëndetësia, Siguria dhe Mbrojtja
Projektet infrastrukturore do të marrin pjesën më të madhe të buxhetit edhe për vitin 2025. Buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës do të arrijë në 740 milionë euro, ku shpenzimet më të mëdha shkojnë për rrugët. Rritje të fortë buxheti ka marrë dhe arsimi, ekonomia, mbrojtja e shëndetësia.
29 Tetor 2024, 17:03 -
PD padit sërish në SPAK Belinda Ballukun! Bardhi: Shit-blerje energjie në mënyrë të paligjshme, për 1 vit grabiti rreth 180 mln euro
Partia Demokratike ka dërguar një tjetër padi në SPAK për ministren Belinda Balluku, pasi e akuzon për shitblerje të paligjshme të energjisë elektrike përmes një skeme korruptive. PD thotë se abuzimi është bërë për gati 1 vit duke i shkaktuar dëm 180 milionë euro shtetit.
18 Tetor 2024, 11:50 -
-
455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re
Pesë 5 vite pas termetit ende nuk ka nisur puna për rindërtimin e shkollës së Niklës, me 455 nxënës. Banorët protestuan duke kërkuar nga Komisionit të Rindërtimit në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës rindërtimin e shkollës.
8 Tetor 2024, 20:22 -
Pas protestave për aksin Thumanë-Kashar, qeveria dakordësi me banorët! Drejtuesi demokrat në Krujë: Do të kenë hyrje dhe dalje në zonat e tyre
Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë dega Krujë, Sabah Sheta, bën me dije se banorët e Krujës dhe Fushë Krujës kanë realizuar kërkesën e tyre për të pasur hyrje dhe dalje në autostradën Thumanë-Kashar
11 Shtator 2024, 19:56 -
Rishikimi i buxhetit/ Shkurtohen fondet për bujqësinë, i ikin 250 mln lekë! Infrastruktura merr 5.2 mld lekë
Me rishikimin e fundit që pësoi buxheti i shtetit është rritur buxheti për transportin rrugor dhe është ulur për ministrinë e bujqësia. Sipas aktit normativ të hyrë në fuqi, fondet për bujqësinë janë shkurtuar me 250 milionë lekë, ndërsa për projektet rrugore janë shtuar me 5.2 miliardë lekë.
30 Gusht 2024, 20:47 -
Mbetjet toksike/ Zv. kryeministrja e bëri përgjegjëse, koncesionari e rrëzon: Bëjmë vetëm ngarkim-shkarkim! Kontrata nuk përmend analiza
Deklaratën e bërë nga zv. kryeministrja të mërkurën se ngarkesa e mbetjeve toksike, për të vijuar itinerarin nga Porti i Durrësit me destinacion Tajlandën, duhet të ishte parandaluar nga koncesionari që administron terminalin lindor të këtij porti pasi është përgjegjës, kompania EMS Shipping & Trading GmbH e përgënjeshtron totalisht. Burime për Report Tv nga EMS thonë se detyrat e tyre nuk lidhen me analizat, ndërsa kjo vërtetohet edhe nga kontrata.
30 Gusht 2024, 20:09